12 gjëra reale që ndodhin pas shumë vitesh martesë

Intervista - - SEKS -

Bëhet fjalë për dashurinë e varur prej saj, të ndjehesh i këputur, të vuash, të qash, të ndjesh dhimbje në shpirt dhe të jesh i pasionuar deri në maksimum me tjetrin. Një lidhje duhet të të bëjë të ndjehesh mirë, jo si histerik, gati për të vuajtur dhe për të qarë me orë të tëra sepse nuk more përgjigjen e një mesazhi. Një lidhje duhet të të ofrojë stabilitet, por kjo nuk do të thotë se duhet të jetë e mërzitshme. Një lidhje duhet të jetë e qetë. Kështu pra, duhet të kthehesh në shtëpi nga puna duke e ditur që atje të pret ngrohtësia, rehatia, dashuria. Nëse nuk e di se çfarë të pret në kthim....mbase nuk ia vlen të kthehesh më aty.

2. Jeta bashkëshortore nuk është gjithmonë festë

Fraza “dhe jetuan përgjithmonë të lumtur” përfshin edhe faktin që dikur do të ketë sëmundje, ndjesi pakënaqësie, lodhje, nervozisëm, zemërim dhe sharje brenda lidhjes. Ekziston gjithmonë mundësia që të ndodhin situata shumë të papëlqyeshme dhe të lindin vështirësi krejtësisht të paparashikueshme. Pyetja më e rëndësishme është se sa kohë do të vendosë një çift t’i durojë këto situata dhe nëse do të mundë të gjejë një mënyrë që t’i minimizojë ato.

3. Çifti duhet të ketë të njëjtin nivel komunikimi

Përralla e Hirushes dhe Princit të Kaltër është thjesht një përrallë, të cilën e ëndërrojnë vajzat e reja të cilat ende nuk e kanë kuptuar se si qëndrojnë gjërat në jetën reale. E vërteta është se martesat mes njerëzve që kanë nivel të ndryshëm komunikimi zakonisht përfundojnë me divorc. Dashuria mund t’i afrojë dy njerëz, por, kur ajo kalon, mbeten ndryshimet mes tyre, në mënyrën se si janë edukuar dhe rritur, në temperament, pikëvështrimet për jetën, paratë dhe fëmijët, të cilat do të dalin në sipërfaqe dhe do të jenë të pakapërcyeshme. Sado përpjekje të bëhen që jeta e tyre të ngjajë me atë të përrallës, ato do të jenë të kota dhe do të dështojnë.

4. Çifti duhet të evoluojë së bashku

evoluojnë së bashku atëherë rezultati do të jetë dramatik. Herët e vonë ai që mban tjetrin pas, do të jetë ai që do të braktiset. Gjithashtu ka edhe një përfundim që del - Nuk ka rëndësi se në cilën fushë ai do të bëhet më i mirë, rëndësi ka që të mos e ndaloni. Nëse mundeni, përpiquni të ndani edhe ju

5. Duhet ta pranoni tjetrin ashtu siç është

Mbase disa zakone të partne mund të mos bini dakort me të mbi disa gjëra, të keni opinione të ndryshime, por, në thellësi, duhet ta pranoni me të metat dhe çudirat vetvetja. Sigurisht, mund ta inkurajoni të ndryshojë pozitivisht, por kjo duhet të jetë zgjedhja e tij, jo diçka e bërë me detyrim.

6. Gruaja nuk duhet të vërë veten në vend të dytë, pas burrit dhe fëmijëve.

’i kushtoni kohë vetes dhe më pas fëmijëve veten për hir të burrit të saj, shumë shpejt ndjen një peshë të rëndë brenda vetes. Nuk mund të shkrini tërë fuqitë tuaja për familjen, ose të jetoni sipas dëshirës së burrit dhe fëmijëve. Martesa nuk duhet të krijojë pengesa në dëshirën për të qenë e pavarur, interesante dhe plot dashuri për jetën.

7. Mbase doni të rrini pranë partnerit, por duhet ta lini edhe të lirë

bëjë atë që e bën vërtet të lumtur (edhe sikur kjo do të thotë të jetojë pa ju), ashtu si çdo njeri. Kjo është diçka normale. Edhe ju keni të drejtë të bëni më të mirën për veten tuaj, edhe sikur kjo të mos përfshijë atë. Sigurisht, lidhja mund të shkatërrohet, por kjo nuk është një katastrofë që nuk mund të kapërcehet. Nuk ka kuptim ta mbash tjetrin peng në një lidhje që ka marrë fund.

8. Secili mund të ketë interesat dhe dëshirat e tij

Secili ka të drejtë të ketë hapësirën dhe kohën personale. Që kjo gjë të realizohet secili duhet Kjo është një aksiomë që vlen në çdo lidhje. Për shembull, koha juaj personale mund të përfshijë palestrën dhe jogën. Mund të keni dëshirë të bëni një shëtitje në natyrë, të uleni në breg të detit dhe të mendoni. Gjithashtu keni ne gjërat që ju pëlqejnë, ndërsa burri juaj mund të ketë dëshirë të dalë me shokët, edhe sikur të mungojë ndonjë ditë nga shtëpia. Nuk ka nevojë ta ndiqni gjithmonë nga pas, sepse kjo është koha e tij personale. Në këtë rast nuk duhet të bëheni paranojake dhe histerike. Që të dy do të jeni të lumtur me të këtë marrëveshje, sepse është e drejtë.

9. Mendojeni seriozisht të merrni një kafshë shtëpiake

Sidomos një mace, apo qen, pra një kafshë të cilën mund ta përkëdhelësh dhe përqafosh. Gëzimi që do t’ju dhurojë të dyve nuk përshkruhet me fjalë. Vetëm kini parasysh se kafsha është edhe përgjegjësi dhe më shumë punë, kështu që mendojeni mirë.

10. Duhet të keni temperament të njëjtë

Nëse njëri prej jush është shumë aktiv dhe merr pjesë në gjithë punët e shtëpisë, ndërsa tjetri nuk lëviz as gishtin e vogël, mundësitë që të mbijetojë kjo lidhje janë të pakta. është e mundur të pakësoni disa keqkuptime të vogla që kanë të bëjnë me temperamentin tuaj të ndryshëm dhe të jetoni i lumtur me dikë që ka një ritëm pak të ndryshëm nga jui. Por, nëse jeni krejt të kundërt në disa drejtime, atëherë herët a vonë njëri nga ju do të mbetet pas.

11. Seksi pasionant nuk është gjëja më e rëndësishme

Pas shumë viteve martesë nuk është gjithmonë e mundshme të shijosh seksin me pasionin dhe romantizmin e së kaluarës. Thuhet se pas afro 3 vjetësh gjërat qetësohen në këtë fushë. Që t’i ruani ndjenjat dhe dëshirën mes jush, pas shumë vjetësh martesë, nevojitet të keni shumë dashuri për njëri-tjetrin. Nëse njëri nga ju të dy është i varur psikologjikisht nga tjetri për të marrë prej tij ngrohtësi, por pa ndjerë diçka më shumë se kjo, atëherë do të kërkojë vazhdimisht pasion dhe shkëndijë dhe kjo nuk do të jetë e lehtë për tjetrin. Nuk është e mu- ndur pra që njëri nga dy partnerët, ose të dy bashkë, të rrinë në lidhje sepse kështu ndjehen më rehat dhe të duan të mos ndryshojë asgjë mes tyre. Kini parasysh se në lidhjet e shëndetshme, plot dashuri, edhe seksi mund të zërë vendin e dytë. Me një fjalë ai nuk është më gjëja më e rëndësishme e lidhjes dhe kjo nuk duhet të përbëjë problem.

12. Vendimet duhen të jenë të përbashkëta

Sigurisht nuk nevojitet që çdo vendim, edhe më i vogli, i jetës së përditshme të merret në marrëveshje me tjetrin. Por, vendimet e mëdha, ato që ndikojnë realisht në jetën e çiftit, duhen diskutuar mes të dyja palëve dhe vendimi përfundimtar duhet të jetë i përbashkët. Ndër këto vendime përmendim si të rrisni fëmijët, ku të shkoni me pushime, çfarë makine do të blini, etj. Nga ana tjetër, nuk ka nevojë të ndërhyni në punën mendimin tuaj vetëm kur jua kërkojnë.

Sido që të jetë, gjëja më e rëndësishme që mund të ndihmojë që një lidhje të jetë jetëgjatë, është dëshira për të bërë kompromise që të dy, të dëgjoni realisht njëri-tjetrin, t’i jepni rast tjetrit të kalojë kohë edhe vetëm dhe të mos jeni vazhdimisht të ngjitur me njëri-tjetrin, si vëllezër siamezë, duke mos i lënë tjetrit hapësirë personale. Si përfundim, mbani mend se jeta familjare është një kombinim dashurie, besimi, mbështetjeje recipropke, durimi dhe vullneti. Radha me të cilën do të renditen këto karakteristika mund të ndryshojë herë pas here.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.