Trinitet

Intervista - - POEZI -

Nëse Zoti do të vendoste të ma merrte dritën, s’do të mërzitësha që në çdo hap do të zija në thua, kurrë s’do t’i lutesha që të ma mundësojë ta shohë ditën, për t’i parë sytë e tu vetë do të më vinin sytë mua. Nëse shanset e botës do të më ofroheshin, pa një pa dy do t’u kërkoja të më largoheshin, Nëse shpata do të më kërcënonte s’do t’i shmangesha, plumb s’do të kishte që do të më frikësonte mua, vdekjes asnjëherë s’do t’i trembesha, po të më vinte si buzët e tua.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.