Burri e mbajti të fshehtë tradhëtinë time

Intervista - - HISTORI NGA JETA -

ju shkruaj jam një grua rreh të 55-tave. Shumica e njerëzve më njohin si një grua serioze aq sa disave iu dukem dhe si nevrike. Po ajo që dua t’ju tregoj nuk ka shumë të bëjë me këtë gjë. Unë këtë ua thashë që të kuptoni se shumë njerëz duken ndryshe dhe janë ndryshe.

Ka dy vite që më ka vdekur burri. Jam martuar e vogël në moshë e si rrjedhim djalin e kam 35 vjeç dhe të martuar e me një fëmijë.

Gabimet e të shkuarës mund të jenë të pandashme në jetë. Pse, do të thoni ju. Që të sqaroj gjithçka po ju tregoj atë për të cilën nisa të shkruaj këtë histori.

Kur kisha djalin e vogël punoja në një ndërrmarrje të madhe. Isha përgjegjëse dhe të gjithë punëtorët më respektonin dhe për punën që bëja më lavdëronin të gjithë. Edhe me burrin isha shumë e lidhur. Më donte shumë dhe unë gjithashtu. Mirëpo, si gjithmonë, do të dalë diçka që të të prishë mendjen.

Ashtu si unë për repartin tim kishte dhe përgjegjës të tjerë në reparte të tjerë dhe kur bënim mbledhjet për ecurinë e punës i bënim pas pune deri natën vonë. Një herë diskutimi zgjati shumë dhe u bë natë.

-Nga e ke rrugën?-dëgjova një zë burri pas meje.

-Do marr autobuzin se u bëmë pak vonë.

-Dhe unë autobuzin do marr, prandaj po ju them. Po deshe të shoqëroj unë nëse ke frikë.

Atëherë nuk ishte problem të shkoje natën në shtëpi vonë duke ecur rrugëve se nuk të ndodhte asgjë,por edhe t’i thoja se nuk doja të më shoqëronte e dija se do të dukesha keq.

-Epo meqë e paskemi rrugën bashkë!- e lashë të nënkuptonte se i kisha dhënë leje të më shoqëronte.

Biseduam gjatë gjithë rrugës për atë që diskutuam në mbledhje. Ishte një burrë i gjatë dhe me një trup shumë të rregullt. Nuk ishte hera e parë që ë, por nuk e di pse atë natë ia shquajta më qartë ë tij. Më dukej një njeri me shumë bagazh dhe biseda me të bëri të me dukej rruga shumë e shkurtër.

Që në këtë ë dashuri e rrallë. Edhe pse, siç ju thashë më lart, se me burrin nuk kisha problem, rashë në dashuri me këtë burrë. Ai për mua mund të quhet njeriu më i mirë në botë. Edhe ai ishte i martuar dhe kishte dy vajza. Të dyja i kishte më të mëdha se djali im. Gruaja i punonte mësuese dhe ishte një grua e respektuar nga të gjithë.

Ajo lloj dashurie nuk mund të konceptohet nga të rinjtë e sotëm. Atëherë nuk kishte celular të bëje foto e t’ja çoje të dashurit, apo thjesht t’i çoje një mesazh, prandaj ndoshta shumica e këtyre tradhëtive nuk u morën vesh kurrë, pra vdiqën ashtu sikurse lindën në heshtje. Megjithatë kush e ka provuar një gjë të tillë në ato vite, jam e sigurt se nuk e ka harruar gjithë jetën dhe është shumë i kënaqur që e ka përjetuar një ëndërr të tillë.

Takoheshim në vende të fshehta dhe ruheshim shumë, jo vetëm që bashkëshortët tanë të mos e merrnin vesh, por edhe të mos e merrnin vesh anëtarët e tjerë të Organizatës së Partisë se bëhej çështja e madhe e nuk e di se çfarë do të na dilte më pas.

Nuk e harroj kurrë njëherë kur shkuam në ekskursion si administrate e ndërrmarrjes. Ishim nja 40 e ca vetë. Unë kisha atëherë një shoqe të ngushtë që i besoja si vetes sime. Ajo na ndihmoi që ne të qëndronim më shumë se zakonisht bashkë. Në fakt ne gjatë gjithë kohës në atë ekskursion ndenjëm bashkë,sepse edhe shoku i tij kishte si tip “debulese” për shoqen time. Këtij grupi i ishte bashkuar dhe një shok i tyre së bashku me gruan e tij që kishte ardhur me të. Kështu në grup nuk binim shumë në sy.

Ishte një eskursion dhe tre ditë të mahnitshme.

Shëtitjet buzë liqenit të Pogradecit me të i kujtoj edhe sot e kësaj dite. Mirëpo dashuria jonë ishte shumë ndryshe,siç thashë edhe më lart,asaj që bëjnë të rinjtë në këto kohë .

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.