Astrologia shpjegon ëndrrat

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

KAM PARË LUAN NË ËNDËRR

Kam parë në ëndërr një luan që me gojë, po më merrte nga dora një unazë. Kur nuk arrinte të ma merrte, më kafshonte gishtat e megjithatë, përsëri nuk ishte agresiv. Lira

Lira! Luani që ke parë në ëndërr përfaqëson partnerin tënd. Duket që ai do të donte të shkëputej prej teje, por për momentin nuk ia arrin dot, sepse nuk e lejon ti. Ne të këshillojmë që të shkëputesh prej tij, nëse ai vërtetë e dëshiron një gjë të tillë. Nuk është mirë të mbash partner me zor. Dashuria duhet të jetë reciproke. Gjithë të mirat!

PO KËRCËNOJA NJË VAJZË

Pashë në ëndërr sikur u zura me një vajzë, bile po e kërcënoja. Përveç asaj, aty ishte e pranishme edhe nëna ime dhe një person tjetër, një burrë që nuk e njihja. Bina

E dashur Bina! Ëndrra tregon që marrëdhënia juaj me familjen, kohët e fundit, është pak e tensionuar. Dikush në situatë ju bën të ndiheni shumë keq shpirtërisht dhe e irrituar. Ne ju këshillojmë që të mundoheni të përshtateni me familjen tuaj, sepse në fund të fundit, ata ju duan të mirën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.