Si ta heq këtë fobi?

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

Përshëndetje, jam një problem shumë të madh psikik që e kam heq qafe. Vuaj nga një fobi apo frikë, që dashje padashje, më duhet të përballem me të çdo ditë, shoqërore. Më dridhen duart kur jam shoh rrallë ose kurrë, të familjes sime. Kjo më ndodh përshembull kur ha ose pi para tyre ose për të ardhur dikush që - si. Më është bërë jeta e mërzitshme, edhe të tjerë më sugjeroni? Pres me padurim përgjigjen tënde e dashur Lorela.

Lorela Garuli, psikologe, email lorela_ garuli@ hotmail. com:Përshëndetje e dashur. Të falenderoj që na shkruan dhe për besimin që tregon. Kur i referohesh vështirësisë që ke, besoj se e ke fjalën për fobinë sociale. Megjithatë, për hir të së vërtetës unë nuk do doja në asnjë moment që të vendosnim etiketime emërtimesh dhe diagnozash, pasi jo vetëm që nuk kam informacion të plotë për të thënë se ti ke fobi sociale, por gjithashtu sepse nuk më duket etike, pasi procesi i diagnozës kalon nëpër disa hapa e biseda me profesionistin përkatës, kështu që nuk mund të dalim aty për aty në këto përfundime.

Duke u përqendruar tek kjo që ti thua, duket se është fjala për ankth dhe stres i cili shfaqet në çastin e performimit të veprimeve të ndryshme ( të folurit, të ngrënit) në prani të personave të tjerë, ankth që mund të jetë i vazhdueshëm apo irracional. Në këtë situatë, natyrisht që zgjidhja mbetet shmangia; shmangia nga mjediset dhe kontakti me njerëz të panjohur, duke qenë se këta të fundit shkaktojnë një lloj bezdie, parehatie apo turpi. Kjo është ajo që ndodh pra në rastet e ngjashme me tëndin, por sigurisht që evitimi i kontakteve sociale e raporteve ndërpersonale mund të shoqërohet me kosto dhe vështirësi të tjera.

Ti ndjen pasiguri, nervozitet, ankth e simptoma tjera në vende ku duhet të takosh njerëz të njohur por edhe të panjohur, sidomos para njerëzve të panjohur. Kjo gjendje dhe kjo frikë që ty të shoqëron gjatë kohës që ti je në përballje me njerëz të ndryshëm, nuk të mundëson ndonjë funksionim të rregullt të takimeve të zakonshme mes njerëzish social. Ti i largohesh këtyre situatave dhe takimeve dhe në asnjë mënyrë nuk do të ballafaqohesh. Kije parasysh që, duhet të kesh shumë respekt për veten dhe t’i japësh besimin e duhur që meriton, përpara se të mendosh që të tjerët mund të të krijojnë probleme ankthi gjatë kohës që i takon.

Me kaq sa ke shkruar, nuk e kam të qartë se deri në cfarë mase ky shqetësim shtrihet në jetën tënde, pra sa pengues dhe i rëndësishëm është për cilësinë e jetës tënde. E them këtë, sepse nëse ti e gjykon të nevojshme, mund t’i drejtohesh një psikologu, që me siguri do të të vinte në ndihmë.

Nëse, në të kundërt nuk vendos të flasësh me një psikolog, ajo që mund të bësh është të përpiqesh të kuptosh burimin e këtij ankthi tek vetja jote. A është kjo rrjedhojë e edukimit, e raportit të hershëm me prindërit, që kuptuar, një vetëvlerësim të ulët ose vetëkoncept të pasaktë? Përse të tjerët e të panjohurit përbëjnë një “kërcënim social”, kur në fund të fundit janë njerëz të zakonshëm? Në gjykimin tim është me rëndësi të kuptuarit e shkakut, sepse vetëm në këtë mënyrë do të ndryshohet dhe perceptimi yt mbi marrëdhëniet sociale dhe pozicionimin tënd në to.

Ajo që ka rëndësi është që rezultati të prodhojë një lloj rindërtimi të konceptit që ti ke për veten, duke rritur vetëvlerësimin dhe vetëbesimin, sepse në themel të këtij ankthi apo fobie sic e quan ti, qëndron frika nga gjykimi dhe vlerësimi i të tjerëve. Për pasojë, e mira do të ishte të tregoheshe pak më “moskokëçarëse”, ta duash veten për pikat e tua të forta, e të “ç’dramatizosh” situatën ( po pastaj se erdhi një i huaj e më pa duke ngrënë?)

Duke uruar që kjo përgjigje të erdhi sadopak në ndihmë, të përshëndes e të uroj më të mirat! Mos hezito të më kontaktosh nëse ke nevojë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.