Prindërit e tij më bënë kurban për djalin e tyre gej Historia e trishtuar e një vajze që nuk është e vetmja

Intervista - - HISTORI NGA JETA -

Përshëndetje! Marr shkas për t’ju shkruar nga gjithë këto ndodhi dhe fatkeqësi që po ndodhin në familjen shqiptare. Shpeshherë dëgjoj shprehje si “njeriu duhet të bëhet i fortë”. Kjo një fjalë goje është, po kur të tjerët hyjnë në jetën tënde dhe ta trazojnë atë, si duhet të veprosh ?

Unë jam një vajzë që ndodhem në udhëkryq. Jam vetëm shtatëmbëdhjetë vjeçe, por hal Jetoj në një fshat malor të jugut të Shqipërisë. Aty janë vetëm gjashtë shtëpi. Shkollën nëntëvjeçare mezi e mbarova, po me thënë të drejtën ajo shkollë për mua vlejti, vetëm për të mësuar që unë të shkruaja dhe të lexoja, dhe për asnjë gjë tjetër, të gjitha lëndët m’u shpjeguan vetëm nga dy mësues, të cilët edhe për veten e tyre mezi dinin të lexonin. Po nuk është ky qëllimi i historisë time. Me këtë dua t’ju them që ato që po më ndodhin, një shkak kryesor e kanë, paditurinë dhe injorancën që më rrethon dhe çdo ditë e më tepër më duket sikur po ma merr frymën.

Një ditë në familjen tonë troket një bashkëfshatari jonë, ai bisedon me tim atë dhe i kërkon dorën time për nipin e tij. Djali ishte me shkollë të lartë dhe punonte në një spital privat si infermier. Ndërsa i ati i djalit ishte mësues, dhe e ëma doktoreshë - turonin nga gëzimi, “ç’a qe ky fat që të trokiti në derë moj çupë më thoshin”. Gëzonin ata, gëzoja dhe unë, sepse aq e kisha dhe e kam horizontin, fejesën e shikoja si zgjidhjen e jetës time, e shikoja në një farë mënyre si shpëtimin nga kafazi ku qëndroja e mbyllur. Dhe fejesa për mua ishte si një shpresë për jetën. Mbas një muaji bëmë fejesën, erdhi djali me prindërit e tij dhe çfarë të shikoje, dhuratat nga më të ndryshmet dhe nga më të shtrenjtat. Vërtet vetja, po më dukej sikur isha në ëndërr dhe kisha frikë të zgjohesha. Por nuk thonë kot “dardha e ka bishtin mbrapa”. I fejuari im V… më dukej aq i bukur dhe aq engjëllor saqë u dashurova me të që në momentin e parë që e pashë. Gjatë gjithë kohës që u krye ceremonia e fejesës, ai i mbante sytë në mbërdhe, sikur ishte ai nusja dhe ishte djalë i ri dhe i vinte turp nga prindërit e mi. Po atë ditë vjehrra ma dhuroi dhe një iPhone katra, që unë të komunikoja me djalin e saj. Mbasi mbaroi ceremonia, V… iku me prindërit e tij. Unë u mërzita që ai nuk qëndroi. Doja të - jeja që edhe atij po i rrihte zemra, ashtu si dhe mua. Por ai iku …

Prisja që ai të më telefononte, por kjo ndodhte shumë rrallë, gjithmonë isha unë ajo që i shkruaja ose i dërgoja mesazhe, ai gjithmonë gjente punën si pretekst, për të më treguar se ai ishte gjatë gjithë kohës i zënë. Por një gjë e çuditshme po ndodhte brenda meje, sa më shumë ai më largohej, aq më shumë unë ëndërroja për të. Të gjitha ëndrrat e mija unë i kisha thurur vetëm për të, dhe për dashurinë tonë. Mbas dy muajsh V… dhe prindërit e tij erdhën dhe më morën që unë të rrija disa ditë me ta, dhe të festonim vitin e ri. Ditën tjetër vjehrra më ka çuar në disa dyqane që unë jam mahnitur. Çdo gjë që ta ndryshonte te unë, që nga mënyra se si ajo donte që unë të vishesha, dhe deri të mënyra e mendoja se pse ajo kërkonte me të më tjetërsonte në atë mënyrë. Ajo më kishte blerë që nga të brendshmet e mia, të cilat ishin nga më të shtrenjtat dhe nga llojet dhe ngjyrat më të ndryshme e deri te çizmet të cilat i vishja me geta dhe me funde shumë të shkurtër. Ndonjëherë më dukej vetja si një femër rrugësh, por ajo këmbëngulte duke më thënë kështu ti do fejuarin tënd. Ajo më thoshte : Meshkujt kështu e duan femrën, që mos t’ju shkojnë sytë te të tjerat. Dy javë që unë ndenja atje, V… më rrinte shumë ftohtë, kur i thoshte e ëma e tij dilni, atëherë dilnim, ai nuk më kapi asnjëherë nga dora, gjë që e kisha ëndërruar që ditën që kur u fejuam. Ngushëllohesha me faktin se isha me fat që isha fejuar në një familje të pasur dhe intelektuale, dhe me thënë të drejtën të gjithë më donin ndoshta më tepër se ç’duhet një nuse djali, por sot kur e mendoj, e kuptoj dhe arsyen sepse ata më donin kaq shumë…

V….. njëherë e kishte punën paradite dhe njëherë natën, ai kur gjithë ditën, dhe ditët që unë isha atje kështu kaluan. Ai më dukej shumë i ftohtë, madje nuk më kishte puthur asnjëherë në buzë, as unë nuk mund ta bëja një gjë të tillë. Kjo mënyrë sjellje e tij më dukej e pakuptimtë, ndonjëherë mendoja se ai mund të ketë dashur ndonjë vajzë tjetër , dhe prindërit e fejuam ne zor me mua për të harruar të parën. Eeeeeh sikur të ishte kjo…

Ditët dhe muajt kaluan shpejt u bë gati një vit që unë isha fejuar me V…. Prindërit e tij donin që ne të martoheshim. Ndërsa unë isha në një dilemë të madhe, nuk dija se çfarë të bëja. Nuk është se merrja shumë vesh nga jeta në çift, por kaq e dija që në një vit fejesë një ditë do kishim kryer marrëdhënie intime, por kjo mes nesh nuk ndodhi asnjëherë. Një ditë me kushërirën e tij shkuam në spital që t’i bënim një surprizë V… Kushërira e tij më priti përjashta dhe unë fola me sekretaren. I them se dua të takoj V…. Ajo me pyeti se kush jeni ju që t’i shpjegonte atij se kush e kërkonte. Kur unë i thashë se jam e fejuara, ajo ja futi një të qeshuri saqë iu mbushën sytë me lot. Unë ngela e shtangur, ajo e pa që unë u preka dhe më tha: “Më vjen shumë keq për ty, që të lëndova, por para se vendosësh për t’u martuar me të, bën mirë të pyesësh njëherë”. Nuk i mora për bazë fjalët e saj sepse mendova se ajo do ketë inat që unë jam fejuar me të, por më vonë e mora vesh gjithë të vërtetën.

Trysnia e vjehrrës time që ne të martoheshim sa më shpejtë po më bënte të dyshoja. Atëherë bisedova me hallën time që jetonte dhe ajo në Tiranë dhe ia sqaroj historinë. Deri në atë ditë asnjë nga familja ime nuk e dinte se unë nuk kisha fjetur asnjë ditë të vetme me V…. Atëherë halla ime vete dhe interesohet ne spitalin ku ai punonte dhe merr vesh nga kolegët e tij, se ai nuk ishte një djalë normal. Një çrregullim në trupin, apo në trurin e tij, kishte bërë që ai të mos dashuronte femrat, po meshkujt. Kur halla ma tha këtë gjë sa nuk më ra pika. Kjo ishte një gjë e pa dëgjuar për mua, ishte e pabesueshme derisa unë bisedova vetë me V. dhe ai më tregoi të vërtetën, se fejesa jonë ishte bërë vetëm me dëshirën e të ëmës së tij për t’i ndryshuar atij këtë lloj ndjenje që ai ushqente. Dhe për këtë u bëra unë kurbani i tyre.

Më thoni, pra, ju lexues të kësaj gazete, si të veproj unë tani, të bëhem nuse në një familje të pasur ku nuk do kem dashurinë e burrit, apo të shkoj në atë fshat të harruar dhe të jetoj si një njeri i pa shpresë, ku rinia ime do venitet pa e kuptuar. Ja, ku po ju them se unë e bëra zgjedhjen time, më mirë do rri në familjen e « burrit » tim, dhe të shijoj në maksimum të mirat materiale. Unë do luaj me ta, ashtu siç ata luajtën me fatin tim. Të gjithë familja e tij do të pendohen për të keqen që më bënë. Mbasi t’ju kem marrë atyre edhe qindarkën e fundit, atëherë do largohem prej tyre dhe do të krijoj jetën time të pavarur. Atëherë ata do të kuptojnë se çfarë do të thotë, të shkatërrosh ëndrrat e një vajze të pafajshme…

P.S.Redaksia ka ndryshuar disa gjëra në lidhje me profesionin e personazheve për të shmangur njohjen e tyre, duke menduar se kjo do t’i hapte probleme letërshkrueses

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.