Vlahutin sqaron blerjen e vilës në Farkë

Intervista - - HUMOR -

Redaksia e gazetës sonë këtë javë, ka mundur të kapë letërn që zonja kroate Romana Vlahutin, e dërguara e BE-së në Shqipëri, ka dashur të bëjë publike për shqiptarët. Nuk dihen arsyet se përse ajo ktheu mendje e nuk doli ta lexojë këtë letër. Neve nuk dimë gjithashtu se përse nuk ja ka dhënë ndonjë spikere bionde ta lexonte në vend të saj, por në respekt të lexuesve, ne po e botojmë këtë letër…

I dashur populov shqiptari. Sapo mora vesh që kisha blerë një vilë me 4 mijë euro metri katror, u kujtova. E kisha harruar fare këtë muhabet në fakt, po shyqyr që s’më ka ikur kujtesa fare. Dhe, fap, u kujtova. Po e kam blerë një vilë me atë çmim. Si ndodhi? Përse e bleva? Pse bleva atë, e jo një tjetër? Do thoni ju. Po ja u shpjegoj të gjitha;

Isha një ditë në një takim me ata të opozitës. Diskutuam për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian në takimit ra muhabeti, jo ku jeton ti, jo ku jetoj unë.

Më thanë që jetonin në të dalë të Tiranës, në një zonë që quhej Farkë. Aty më tha njeri, ka edhe një ekip volejbolli. « Uuuuu sa mirë, i thashë, unë vdes për volejboll ». « Si quhet ekipi ? », i pyeta. « Farka Volley , më thanë. Por është ekip meshkujsh, jo femrash ». Nejse që mos ta zgjat. Unë ekip meshkujsh e doja. Të më kuptoni, jo se jam përherë kundër femrave. Këtë radhë e doja meshkujsh. « Kush i ka vilat”, pyeta unë. “I ka një me emrin Samir”, më thanë ata të opozitës. Më duket se ishte Bodja që më tha. “Do e kem parasysh Ridvan i thashë, që të blej një vilë te ai për misionin tonë”. Në atë moment hynë në bisedë ca deputetë të pozitës.

“O Romana, o Romana, më thanë mua ata. Ku rri me shtëpi? “Ja, aty në Laprakë, ju thashë unë”. “Po nuk të vjen rëndë që rri atje, më tha njeri prej tyre. Përse nuk rri atje në Farkë. Ka bërë ca vila të mira njeri. Apapapa si janë moj Romana”, më tha ky. Me ç’kujtoj ishte Arben Ahmetaj që më tha.

Shkova më shtëpi dhe po mendoja. Ç’të jetë ky që ka vila të mira dhe i bashkon të majtë dhe të djathte? E po vrisja mendjen unë. Kur më vjen një telefonatë nga njëri që ka televizion.

« Alo, Romana je? », më tha. « Po, Romana jam”, i thashë. “Ka ca vila të mira Samiri, o Ro- mana. Ultra fare. Gjithë neve të medias aty kemi blerë. Ky i shet me ç’çmim të duash ti, më tha. Ja unë për vete e kam shënuar sikur e kam blerë ë euro. Se unë ë kekë të vjetra në muaj, e kam deklaruar rrogën”. E kështu, atë natë fjeta duke menduar për vilën.

Lejen për të blerë vilë e kisha nga shëfat e mi në BE. Pse mos ta blej aty ku e blejnë të majtë dhe të djathtë, mendova. Kështu edhe i japim idenë popullit shqiptar se BE-ja nuk është as me të majtën dhe as me të djathtën, por është përherë pranë tyre. Madje është edhe pranë medias, përderisa në atë vend kanë blerë edhe njerëz të medias.

Dua të sqaroj dy tre gjera të vogla: Drejt me thënë, sa degjova qe vilat i ka Samiri që ka jetuar në Austri, o bozhe mu, u entuziazmova. Ai di edhe gjermani ë për mua. Po e pata mirë me An- gjelën, s’më duhen të tjerët. Dhe kështu ju thashë atyre shefave të mij në Bruksel që të zgjidhnin qesenë. Ata nuk më pyetën sa kushtonte vila. E përse të më pyesnin. Ju shëiptarët a keni shkuar ndonjëherë psh te këto vila dhe t’i pyesni ata që futen në to, se sa i ke i blerë? Po kur ata të medias tuaj dalin më tv e brroçkullisnin, ju përse nuk i pyesni se ku i gjetët lekët? Ndërsa për mua dhe misionin tonë te BE, po bëni namin.

Desha gjithashtu t’ju pyes: Mora vesh që në shkollën “Sami Frashëri”, kishin nxjerrë si ish nxënës të famshëm, vetëm politikanë. Ju në Shqipëri nuk keni profesione të tjera? Njerëz të tjerë të famshëm në këto profesione, nuk keni ju o shqiptarë? Apo të gjithe o burra doni të bëheni të gjithë politikanë. Them o burra, por edhe ju o gra, të gjitha politikane doni të bëheni?

Fundja mirë e keni, bëhuni. Edhe unë ja kam parë hajrin këtij profesioni. Tani po e mbyll se do futem të bëj një hidromasazh. Kot nuk bleva vilë moderne unë…

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.