Petro Koçi:Pse Mimi duhet të bëhet Presidente

Intervista - - HUMOR -

MOS E MERR NI SER IOZ ISH T, MI! LUTE JU

Intervistën e mëposhtme e bëra me shokun Petro, Kryetar i Partisë Socialiste të Vërtetë 91 dhe zëvendësministrër i Mbrojtjes. Shokun Petro e ndesha në rrugë duke mërmëritur përpara Komitetit të Veteranëve, e duke kqyrur disa shkresa. -Përshëndetje shoku Koçi! -U, Kasoja! Përshëndetje Kaso, hë si vete? Le që ç’të pyes kot. E di që….

-Mirë jam shoku Koçi. Sidomos tani që mora vesh nga shoku Arben Ahmetaj që ekonomia u rrit vitin e kaluar si asnjëherë tjetër, jam mirë fare. -Nga e more vesh këtë ti, nga? -Nga shoku Ahmetaj pra, ministri i… -Po Benin dëgjon ti, ere Kaso. Po Beni s’di anglisht, jo më të dijë ekonomi.

-Si nuk di?! Po neve atë kemi ministër për këto punë.

-O, po, Beni s’merr vesh po të them. Unë e xhiroj atë jo vetëm në anglisht, por edhe në ekonomisht, ere.

- T’i lëmë mëritë profesionale, shoku Koçi…

-Nuk e kam personale, por profesionale. Edhe unë edhe Beni jemi diplomuar për anglisht. Por ai s’merr vesh. E ngriti Nano atë, pa në ndnjë fshat të thellë duke dhënë mësim do e kishe.

- Po thoni që juve nuk ju dha një dorë Nano?

- Më dha, e Kaso, më dha. Por kur më dha mua ai, kishte qënë i pirë dhe në vend të më hidhte përpara, më hodhi mënjanë. Ja, kështu…

-Gjithsesi Ministër të Brendshëm ju bëri, ama…

-Atëherë kur isha unë ministër, kërciste kallashi e Kaso. Ku kishte lekë atëherë. Atehërë njerëzia shkonin në hotel me kamineto gatimi me vete. Tani të isha ministër. - Mbase do vijë dita që të bëheni… - U, ty të lumtë ajo gojë, por vështirë Kaso. Po vdesin gjithë përkrahësit e partisë time. S’ka kush të më votojë. -Po shkojnë në atë dynja, pra. Unë jam kryetar i Partisë Socialsite të Vërtetë, 91… -Po e di këtë gjë. - Pikërisht, pra, këtu qëndron problemi. Në atë kohë PSV-ja donte bustin e Enverit, për shembull. Tani gjithë ata që donin bustin e tij, po shuhen. Ca kanë ikur në atë dynja, e ca janë bërë milionierë. Kështu që s’kanë ç’e duan më bustin e tij se ju kujton kohën që kishin vetëm presh. Kupton?

-Kuptoj disi shoku Koçi. Mbeta aguridhe, e di. Mezi i kuptoj këto gjerat politike. Bëhem lëmsh. Kjo PSV 91 më duket si ai klubi I futbollit të Hollandës.

-Po idenë andej e mora unë. E kisha nder mend që kur punoja në Kala të Dodës që jepja mësim. Do bëj një parti, mendoja e do i vë një emër hollandez. -Po përse hollandez…? -Po meqë Hollanda ishte vend në fushë, ere Kaso. Unë isha në majë të malit, e s’shihja fushë me sy. Edhe në ëndërr nuk shikoja fushat e Fierit. Vetëm male shihja. Më bëhej në endërr sikur kishte luftëtarë të UÇK-së dhe më kërkonin ndihmë në armatime.

- Çudi! Që atëherë shikonit ëndrra me armë?

-E dija që do bëhesha Ministër I Brendshëm, apo zv/Ministër Mbrojtjeje një ditë ndaj. Ishallah ikën Mimi e bëhet Presidente, e të bëhem ministër. O Zot, sa e kam pritur atë çast. Unë e meritoj më shumë se të gjithë. Po të tegoj një sekret, se e di që ti e mban sekretin: Unë ndaj sulmova Bujar Nishanin kur dekoroi ata ballistët. -Si, ndaj e sulmuat?

-Ndaj, ere. Që Nishanin ta heqin pa nam dhe nishan dhe në vend të tij të vënë Mimin. Në vend të saj, të vihem unë. Kupton, ere? - E përse mendoni se e meritoni juve si Ministër?

- Po sa histori me partizanë di unë, ere, Kaso, nuk i di Pandeli Majko, marrë së bashku me veteranët e mbetur. Le që ku dinë histori veteranët. Ata kanë cyryfjepsur fare të shkretët.

-A mund t’ju pyes; Ato shkresa në dorë, ç’i keni? Nëse nuk janë sekret ushtarak, kuptohet…

-Janë ca shkresa për ca armë që do na sjellin amerikanët. Po merrem unë me to. Por po ta them vetëm ty Kaso. Jam në ankth. S’dimë ku t’i çojmë. Kam frikë se mos hapen përsëri depot.

- Nuk besoj të ndodhë kjo, shoku Koçi. E para, sepse Saliu nuk është në pushtet. E dyta; juve nuk do i bëni thirrje popullit ta heqin atë nga karrigia me çdo çmim. Ndaj qetësohuni.

- Thua ti të qetësohom. Po sikur njerëzit të kenë dëgjuar intervistën ë Fred Pezës, lëshohen bankave njerëzit, me urrejtje që lëshohen tuneleve të armëve. Eh ç’na bëre o Fredi. Tani që doja të kapja vendin e Ministrit, shkon e bën budallallëqe. Eh, ere, Fredi…

- Qetësohuni shoku Koçi. Nuk ndodh gjë me armatimet. As me endrrën tuaj për t’u bërë ministër nuk do ndodh gjë e keqe.

- Rrofsh, ere, Kaso që më qetëson ti mua! Por nuk i dihet në politikë. Aty, tjetër gjë thuhet, e tjetër mendohet. Ja, po të them unë, ty për shembull, Spartak Ngjela ja kishte me të vriten në Bulevard, ne nuk do heqim dorë nga largimi i Saliut. Nuk e kupton kaq gjë? -Përse e mendoni këtë…? milionë lekë çdo të vrarë. Bëje llogarinë vetë se sa do shkonte fatura. Do binte qeveria me aq shumë lekë që do ju jepnim familjarëve të gjorë. Kupton, ere, Kaso?

-Vërtet si qenka politika. Tjetër thuhet dhe tjetër mendohet. Hajd e merre vesh.

-Lavire është ere lavire. Të ishte grua e ndershme, pak do i afroheshin, ere Kaso. Nashi ika unë se kam punë. Më duhet të organizojë partinë për zgjedhje.

Bisedoi me shaka Kaso KOSA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.