Anila Çela:Çfarë mendoj para pasqyrës?

Intervista - - TELEVIZION -

Anila Çela një ndër moderatoret më të spikatura tëelevizionit. Me një thjeshtësi dhe profesionalizëm për tu admiruar, Anila na ka treguar për jetën e saj jashtë ekranit, por edhe për pasionin e saj televizionin. Në ndan me të gjithë lexuesit dhe

Gerald Qerimi: -Anila përshëndetje! Si ndihesh në këtë

Anila Çela: - Përshëndetje. Ndihem mirë, është një periudhë e bukur e vitit, sapo lamë festat dhe kemi nisur një vit të ri që duket shans për t’u përmirësuar në fusha të ndryshme të jetës.

- Je rikthyer në ekranin e Vizion+ me kohë të plotë, ke gjetur plotësimin e duhur?

- Unë ndihem gjithnjë mirë kur bëj atë që dua. Dhe ajo që dua është puna në

ekran, është komunikimi me teleshikuesit. E gjitha kjo ka punë dhe përkushtim por i besoj asaj që thuhet, “nëse do që ta duash punën tënde ktheje pasionin në punë dhe kështu bën gjithnjë atë që do”.

-A je përshtatur ndopak me formatin e ri që të është besuar ta drejtosh?

-Formati është i njohur për mua. Punën në Vizion Plus e kam nisur me një emision mëngjesi në kthyer disa vite pas në kohë por më e rritur dhe me disa eksperienca televizive më shumë. Për këtë format Mesdite është punuar në staf, sëbashku me regjisorin Roland - këpunojmë ndaj mendoj se gjejmë gjuhën e përbashkët duke e përshtatur me atë që ne dimë dhe duam të bëjmë. Nuk kisha vështirësi në përshtatje pasi formati është i ndërtuar nga vetë ne dhe e kam patur të qartë se çfarë donim të sillnim te shikuesi.

-Pse u vendos të hiqej një programi si “Vizioni i pasdites” dhe të rikthehet një program me një format që ka qenë më përpara në Vizion+,” “Mesditë”?

- Mendoj se çdo format ka një moment që në ekran ndihet nevoja e një ndryshimi, e një hapësire të re që të jep kështu më shumë dorë për ide e frymëmarrje. Pasditja e kreu me sukses misionin e saj dhe kjo nuk do të thotë që nuk do të rikthehet në një të ardhme. Thjesht këtë sezon u pa e nevojshme të kishim një tjetër teleshikues që e kishim lënë pak pas dore, siç është ai i orëve të “Mesditës”.

- Më mirë për Anilën me” Vizionin e Pasdites” apo me “Mesditë”?

- Për Anilën është mirë në çdo orar kam aftësi përshtatese të mira. Nuk mendoj se bën diferencë “Mesditë” apo “Pasdite”. Dita është e gjitha e jona, puna për një emision bëhet po njësoj pa menduar se sa është ora. Më mirë per mua si mami Anila, pasi punën e kam të përqënduar në orët e para të ditës dhe pasditen e shijoj me familjen.

- Çfarë pritet të sjellë, “Mesditë” në 2017?

-“Mesdita në krijimin e tij solli shume ide të reja një pjesë e të cilave ende nuk janë vënë në jetë. Janari ka nisur me realizimin e një pjese. “Mesditë” të jep dorë që të sjellësh gjithmonë të reja në rubri se do të vazhdojë me momente të bukura për t’u ndarë nga ekrani.

- A ke ndryshuar ndonjë gjë tek vetja për te realizuar këtë program?

- Unë nuk do ndryshoja asgjë tek vetja për të realizuar as edhe një lloj programi dhe ndoshta ky mund të konsiderohet edhe mangësi në punën që unë bëj. Por me veten nuk bëj dot kompromise. Unë jam kjo që jam dhe përpiqem të bëjë mirë atë që më besohet. Kjo nuk do të thotë që unë jam perfekte dhe nuk kam nevojë të ndryshojë por le të themi që deri tek pershtatja shkoj, ndryshim që të më transformojë si Anil sdo ta bëja dot, jo në këtë moshë të pakten, jam vonë për

- Anila, në media je përmendur si një ndër 10 personazhet televiziv që pritet të kenë sukses në 2017. Çfarë do të thotë kjo për ty?

- Kjo do të thotë “veshje” me përgjegjësi. Nëse ka pritshmëri do të thotë që duhet shumë punë për të mos zhgënjyer publikun. Shpresoj të jemi në rrugë të mbarë. Sot teleshikuesi ka pafund forma se si të mbushë ditën apo të informohet ndaj puna në ekran gjithnjë mbart me vete rrisk. Dhe dëshira e çdo moderatori është që puna e tij dhe komentohet. Unë këtë shpresoj që ne të jemi në cdo familje dhe të perfshijmë sa më tepër atë që publiku do, thjesht dhe drejtëpërdrejt.

- Përveç televizionit një pjese të mirë të kohës tënde e zënë edhe djali yt. Si është marrëdhënia e Anilës me djalin e saj ?

- Në fakt unë kam dy djem edhe pse pjesa më e madhe më di ende me një djalë ndoshta sepse shtatëzaninë e parë e kalova në ekran ndërsa të dytën jo shumë aktive. Unë jam mama e dy djemve, Enio Ç’të them për ta? Nuk do mjaftonte dashuritë më të shtrenjta që kam. - Sa kohë i kushton familjes? - Pothuajse të gjithë kohën që kam, përjashto këtu vetëm orët e punës. Pasditja është vetëm për ta. Kam qënë gjithnjë pro teorisë që fëmija ka nevojë ta ketë prin Çdo plan i ditës nis nga prioritetet dhe fëmijët janë prioriteti im parësor. Koha kalon shumë shpejt dhe ata rriten, pas disa vitesh unë nuk dua të njihem si Anila gruaja në karrierë, por si mami Anila që ka rritur dy djem të shëndetshëm dhe të lumtur. - Je amvisë e mirë? - Mendoj se jam amvisë shumë e mirë. Unë e dua shumë shtëpinë. Dua atë çatinë time të ngrohtë, e shijoj qëndrimin në shtëpi me gjithçka edhe me detyrat që shtëpia më ngarkon. Unë jam njësoj si çdo mama tjetër që nis ditën e para me punët e shtëpisë, gatuaj e hekuros

- A ke menduar të shtoni familjen në këtë vit të ri? - Anila sa kohë të mbetet për pasionet e tua?

- Jo shumë. Shpesh themi se kush do e gjen kohën por unë realisht nuk kam kohë bosh. E di që kjo është e përkohshme sa të krijojnë disi më shumë pavaresi djemtë. Nuk kam kohë të dal sa herë të dua dhe në çdo orë, nuk shkoj sa herë dua në aktivitete të ndryshme, një libër nuk e perfundoj dot. Dita ime ka shume ritëm, por që të tillë e dua.

- Sipas teje një femër e suksesshme, çfarë cilësish duhet të ketë ?

- Nuk besoj se jam njeriu i duhur për të dhënë këshilla. Gjithsesi shpesh mendoj se është edhe cështje fati, e ndonjëherë mendoj se ndoshta dëshira për të bërë atë që mendon se bën mirë është një formë, dhe pastaj shumë punë, ego të shëndetshme dhe pozitivitet. Mendoj që gjërat të vijnë ashtu si i mendon.

- Anila ju mbaheni si një ndër femrat më të bukura të ekranit. Kur ju dilni para pasqyrës çfarë i thoni vetes?

- Faleminderit edhe pse nuk është se i kam kushtuar rëndësi kësaj pjese ndonjëherë ,jo aq sa ekrani e do. Para pasqyrës rri e shoh ndonjë rrudhë a thinjë që tenton t’i hapë rrugë shoqeve

- Secili nga ne ka pasur një model frymëzimi në jetën e tij që ka dashur ta ndjek. Po ti ke pasur dhe nëse po ke?

- E kam menduar shpesh këtë por nuk e gjej dot një emër apo jem ndikuar pak nga shembujt e fëmijërisë, familja, prindërit.

-Frymëzohesh më shumë duke punuar apo duke pushuar?

- Duke punuar. Jam ndër njerezit që më bezdis pasiviteti. Sigurisht që kam edhe unë momentet e mia të lodhjes, mbingarkesës dhe dua të bëj një momet pause, por kjo më zgjat shumë pak. Puna, presioni i transmetimit live më mban të karikuar dhe madje unë jam njeriu i momentit të fundit. Kur gjërat i kam me ngut i bëj më mirë. - Çfarë të sjell në humor? - Oh, kjo është pyetje që cdo prind do të jepte të njëjtën përgjigje: fëmijet. Ata janë botë më vete, kanë një magji që nuk e gjen dot askund. Nuk ka stres e lodhje - mi i fëmijëve. Por përvec tyre në humor më sjell një kafe, miqtë, emisionin e shijoj shumë, bisedat e këndshme etj. - A ke diçka që të mungon? - Më mungon gjumi. Kam disa ka zgjimet e veta natën. Kështu që ndonjëherë mendoj që nëse do të më pyesnin çfarë do të doja, do kërkoja nja tre ditë gjumë pa ndërprerje.

- Nga 1 deri te 10 me sa fat e quan veten?

- Sa më pelqen kjo pyetje. Kush më njeh e di që unë e them shpesh që Zoti më do dhe më ka veshur me fat. Kjo është edhe çeshtje kendvështrimi se ka edhe nga ata që mendojnë se varet cfarë kërkon nga jeta. Por unë realisht nuk do të doja asgjë më shumë se ajo që kam, por do lutesha të kisha për sa më gjatë të jetë e mundur këto që kam. Shumë dashuri, shpirtin plot, kam një shtëpi të ngrohtë, dy fëmijë që janë bekimi më i madh, një bashkëshort që më rri pranë, kam njerëzit e dashur me shëndet të plotë, një punë që dua etj...

- A mund të na zbuloni ndonjë surprizë që ,“Mesdite” ka rezervuar për shikuesit?

- Surprizat ne i lëmë për në ekran, por gjithësesi do të ketë më shumë interaktivitet me teleshikuesit dhe do kemi më shume dalje në terren jashtë studios, por ja të na ngrohë pak moti.

- Një mesazh për lexuesit e kësaj interviste?

- Lexuesve i uroj një vit të mbarë dhe të dhurojnë shumë dashuri pasi është mënyra më e mirë për të jetuar të lumtur dhe në paqe me veten dhe ata që na rrethojnë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.