Donjet Shkodra: Unë dhe golat,një histori dashurie

Intervista - - SPORT -

Kush e tha se futbolli nuk ka Romeo dhe Zhuljetë? Golat e bukur dhe gëzimet e çmendura në minutat e fundit të japin po aq ose edhe më tepër emocione apo dhe “atak në zemër” për futbolldashësit, sa dramat shekspiriane. E nëse do të gjesh golat të bukur, mjafton të hapësh përmbledhjet e golave të mesfushorit të “Flamurtarit” Donjet Shkodra, për të kuptuar se ai dhe golat e bukur janë një histori e fortë dashurie. E jo më kot, futbollisti arriti të fitonte anketën e golit më të bukur për gjysmën e parë të sezonit të Superligës. Rrjeta ndaj “Luftëtarit” është prej atyre që mbesin gjatë në memorien e gjithsecilit. Për Shkodrën nuk ka qenë aspak e lehtës. Nga bombat dhe gjaku i derdhur në luftë për Pavarësi të Kosovës, shkoi në Belgjikë, në një ambient ku u ambientua ashtu si shumë emigrantë të tjerë. Pastaj erdhi pajisja me pasaportën belge, disa eksperienca në skuadra të ndryshme dhe bileta e avionit për në Shqipëri, ku Vlora e priti krahëhapur.

Eraldo - Përshëndetje jet dhe urime për fitimin e anketës... Harlicaj: Don-

Donjet Shkodra: - Përshëndetje dhe faleminderit

- Një koment në lidhje me këtë çmim dhe faktin qe je përzgjedhur mes shënuesve të shumë golave të realizuar në dy fazat e para të Superligës?

- Jam i lumtur për këtë çmim. Secili nga golat e tjerë mund ta merrte çmimin, pasi ishin të gjithë të bukur, realisht. Më vjen mirë që në fund isha unë ai që e fitova, pasi ishte me votat e publiku që kanë më shumë vlerë. Adresa: Rr. “Hoxha Tahsin”, Pall. 60/1, kati 2, Tiranë Përballë “Optika Roma” 200 m mbi sheshin Avni Rustemi com

- Mendoni se në fazën e dytë Flamurtari do të anashkalojë problemet e së parës?

- Mendoj që po. Ne ngritëm kokën që në fund të fazës së dytë. Kemi pasur probleme që dihen tashmë, por kemi një ekip të mirë dhe do të mundohemi që të kapim sa më shumë pozicione në renditje.

- “Goli më i bukur është ai i radhës”… Kështu tha Ronaldo përpara një viti, teksa një shqiptar e intervistoi pas fitimit të “Topit të Artë”. Je dakord?

është. Mirë e ka thënë… Edhe pse preferoj Mesin. Megjithatë, prandaj do mundohem të bej më mirë se në të kaluarën.

- Keni pasur oferta nga ekipe të Superligës, pse nuk keni lëvizur?

- E vërtetë ka pasur interes, por unë jam lojtar i Flamurtarit. Jam i përqendruar këtu dhe deri në momentin që të mbarojë kontrata ime do jap gjithçka për këtë ekip, pasi jam profesionist. Po mendoj vetëm për gjendjen e momentin dhe nuk po shoh shumë nga e ardhmja.

- Thashathemnaja doli më shumë edhe për faktin se nuk u aktivizuat në Antalia, në fazën përgatitore?

- E vërtetë. Por, mos harroni se jam i dëmtuar dhe kjo është arsyeja se pse nuk jam aktivizuar. Trajneri nuk ka dashur të më rrezikojë.

- Ju nuk do të luani në ndeshjen e parë?

- E kam kaluar dhe mendoj se jam gati. Kam filluar të stërvitem dhe të shoh. Nëse jam gati do të luajë, por nuk dua të rrezikoj ndonjë dëmtim më të keq. Do të dëgjoj çfarë thonë edhe doktorët e ekipit.

- Si të duket kampionati shqiptar duke qenë se ju keni luajtur edhe jashtë vendit? - Shumë i mirë, por është i kapluar nga një fenomen negativ: Nënvlerësimi. Infrastruktura nuk është ekeqe, apo skandaloze siç bërtasin të gjithë. Ka fusha shumë të mira dhe stadiume të mirë. Ato të Elbasanit dhe Shkodrës të japin kënaqësi të luash në to. A ka vend për përmirësime? Sigurisht, në çdo fushë të jetës, ashtu si edhe në futboll, por mendoj se me kalimin e kohës gjithçka do të shkojë në vendin e duhur. - Flitet se në Vlorë, tifozeria i ushtron shumë presion skuadrës...

- Mendoj qe kemi një skuadër të mirë me shumë lojtarë cilësorë. Normal që prandaj është presioni dhe pritshmëria e madhe por, jemi futbollistë dhe duhet të përballojmë presionin. Por, e vërtetë është që gjërat duhen shkojnë ngadalë, sidomos kur një ekip është i ri…

- Ju krijon pasiguri fakti se presidenca dhe bashkia nuk gjejnë gjuhën e përbashkët për privatizimin e ekipit?

- Normal që si futbollist, në momentin kur dëgjon gjëra jo të mira, shqetësohesh, por mendoj se kemi një president të respektuar dhe mendoj që ngadalë- ngadalë do të rregullohen gjërat, sidomos në momentin që mund të privatizohet klubin

- Je rritur në Belgjikë si lojtar dhe njeri. Si është futbolli atje, ndonjë rrëfim, apo histori e lidhur me këtë vend?

- Pas Gjermanisë, Spanjës, Anglisë dhe Italisë, mund të përmendësh Belgjikën… Sepse ka shumë mjete financiare dhe futbolli luhet i organizuar. Pa harruar kushtet… Por, futbolli është gjithë puna e detajeve dhe mendoj që ka shumë lojtarë në Shqipëri që kanë cilësitë për të luajtur në ekipe të Belgjikës, por normal i

Iduhet pak ambientim në çdo vend.

- Cili lojtar ju ka lënë mbresa në Superligë deri tani? Nëse do të bëjë një renditje “Top 3”, cilët emra do të përfshinit?

- Ka shumë lojtarë cilësorë, por po përfshij tre, sipas renditjes: Ekuban, Telushi, Taku.

- Të kthehemi pak te historia e jetës: mund të na thuash sa e vështirë ka qenë për ty dhe familjen tënde shpërngulja në Belgjikë, pas trazirave në Kosovë. Dhe, si lindi pasioni për futbollin?

- Isha shumë i ri në atë normal që kur je fëmijë është më e lehtë. Por, jam i sigurt se për prindërit ka qenë e vështirë të përshtaten më një vend ku nuk njihnin njeri, gjuhën, duke e filluar nga zero. Askush s’dëshiron të lërë shtëpinë dhe vendlindjen e tij. Kanë punuar shumë kohë të gjatë në bujqësi dhe kanë bërë maksimumin për tre fëmijët e tyre. Dhe, mendoj se më kanë rritur në mënyrën më të mirë. Jam krenar dhe nuk di se si do t’ia shpërblej ndonjëherë. Babain e kam pasur futbollist dhe trajner. Ndaj, futbollin e kam në gjak. - Kush del kampion? - Favoritët janë “Skënderbeu” dhe “Partizani”, që do të luftojnë deri në fund. Të tjerët s’i afrohen këtyre ekipeve.

- Kukësi është pion dimri?

- Mendoj se dy ekipet e para që përmenda janë më lart se Kukësi. Megjithëse, janë ata kampionët e dimrit.

- E përmendëm edhe Zhuljetën më lart... A e ke ti një të tillë?

- Po unë e kam gjetur shpirtin tim binjak.

- Të ndjek ajo në stadiume?

- Jo, pasi jeton në Belgjikë, por nëpërmjet televizorit.

- Sa e çmendur është kur luan ti?

Por, me çfarë më tregojnë të tjerët ka një nivel shumë të lartë stresi.

- Ndonjë plan për më tepër me “Zhuljetën”?

- Djellza është emri i saj dhe... fola shumë. kam-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.