Masturboj si i çmendur pas televizorit

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

E dashur Lorela, jam Melisa dhe jam lexuese e rregullt e gazetës Intervista. Kam rënë në hall me djalin tim, e kam 5 vjeç dhe është shumë i dhënë pas televizorit, nuk lëviz me orë të tëra nga aty, madje edhe bukë ha pak. Nëse nuk i thua të hajë me zor, nuk fut gjë në gojë. Më duket sikur ia ka marrë gjithë vëmendjen ekrani. Ai është i vogël dhe kam frikë se mos ndikojë për keq në rritjen e tij. Të lutem, çfarë është ndikimi i televizionit në moshat parashkollore dhe cilat janë efektet e tij në shëndetin e fëmijës?

Lorela Garuli, psikologe, e-mail lorela_garuli@hotmail.com:- E dashur Melisa, unë të falendëroj për letrën tënde dhe për vëmdjen që na kushton. Ke një djalë të vogël dhe sigurisht që shqetësohesh për ndikimin e televizionit tek djali. Zhvillimi i teknikës dhe i teknologjisë e kanë bërë që jeta dhe puna e njeriut të ndryshojë shumë. Në kuadër të zhvillimeve dhe përsosjes së teknologjisë në përgjithësi, dhe asaj informative në veçanti, bën pjesë edhe televizioni. Televizioni zërit, lëvizjeve dhe ngjyrave. Ky kombinim e bënë shumë më interesantë dhe më tërheqës për fëmijët, por edhe për të rriturit. Ngjyra dhe lëvizja, si dhe përmbajtjet që jepen, tërheqin shumë vëmendjen e fëmijës. Ndikimi në të tre sferat e pranimit të informatës, dëgjimi, pamja dhe efektet lëvizëse janë formë më e lehtë për t’u shikuar dhe më lehtë për t’u pranuar nga ana e fëmijëve. Shpesh edhe pse nuk kuptohet gjuha në të cilëntranmetohet një emision, ai kuptohet nga ana e fëmijëve. Me përjashtim të emisioneve të veçanta edukative e arsimore, në kuptimin e zhvillimit të kreativitetit, fëmijët marrin përgjigjet e gatshme. Këtu edhe mund të themi se televizioni ka bërë shumë ndryshime në jetën e njeriut, na bënë më të lehtë marrjen e informatave të shumta dhe interesante. Por, shtrohet pyetja se çfarë është ndikimi i televizionit në moshat parashkollore dhe cilat janë efektet e tij në shëndetin e fëmijës? A po keqpërdoret TV dhe a jemi sa duhet të kujdesshëm me të kur është fjala për qëndrimin e fëmijëve para tij? A është më mirë të mos shikohet fare nga fëmijët apo të vendosim rregulla për shikimin e tij? Televizioni, pa mëdyshje, ushtron ndikim pozitiv dhe negativ në fëmijët e vegjël. Ana pozitive e televizionit mund të jetë argëtues, edukativ dhe mund të hap dritare të reja informimi për fëmijët duke u mundësuar atyre për të udhëtuar edhe atje ku nuk mund të jenë për momentin, të mësojnë leximin dhe shkrimin, gjuhë të tjera, dukuritë e natyrës, kulturat e popujve të ndryshëm, të ndjekin emisione të ndryshme edukative, të mësojnë për ato gjëra në të cilat ata nuk kanë qenë pjesëmarrës, për kafshët që nuk i kanë parë, etj.

Te ne, ende nuk është ndërtuar kultura për ndjekjen e programit televiziv. Nuk kemi vënë kritere, në familje, për përzgjedhjen e programeve të cilat janë të përshtatshme edhe për fëmijët. Me shumë rëndësi dhe domosdoshmëri, është që të përzgjidhen programet që i përgjigjen moshës së fëmijës. Emisionet në TV, duhet të jenë në përshtatshmëri me moshën kalendarike të fëmijës. Çdo shmangie nga kjo mund të ketë më shumë efekte të dëmshme se sa pozitive. Nuk ka dyshim se televizioni mund të jetë një mësues i shkëlqyer dhe argëtues. Efekti parësor i tij qëndron në faktin se ndikon në sferën e perceptimin vizual dhe dëgjimor. Pamja vizuale ushtron ndikim të lartë tërheqës për fëmijët dhe të rriturit, për të gjitha moshat. Këtë fëmijët e përcjellin pa kurrfarë shtytje nga të tjerët, shtytje të cilën në shumë raste ata mund ta marrin si imponim. TV-në e shikojnë me dëshirë dhe me kureshtje të lartë. Por a janë të gjitha emisionet me përmbajtje pozitive apo negative për fëmijët.

Është shumë e vërtetë që sot shumica e fëmijëve parashkollorë kalojnë kohë të gjatë para televizionit. Prindërit shpesh, në mungesë të kohës që t’u përkushtohen fëmijëve, si mjet për t’i qetësuar ata, zgjedhin si “kujdestar-edukues “televizorin. Fëmijët parashkollor kanë nevojë të hulumtojnë rrethin, të lëvizin, manipulojnë dhe të mësojnë duke qenë në kontakt të drejtpërdrejtë dhe duke i prekur gjërat që i rrethojnë. Por duke parë televizor, ata mbërthehen për vendin ku janë ulur dhe nuk shprehin interes apo vëmendje në gjëra të tjera, nuk krijojnë raport sociale por edhe nuk i nxisin aftësitë krijuese të tyre. Në këtë fazë të zhvillimit ata janë imitues, atë që e shohin edhe e shfaqin duke imituar. Shikimi i TV-së pa një përzgjedhje të emisioneve dhe kanaleve, ka mundësi që fëmija të shoh edhe raste të paraqitjes të skenave të dhunës. Kanale të tillë ka me bollëk në TV. Ekspozimi i dhunës në TV rrit nivelin e rrezikut për sjellje agresive edhe të fëmijës dhe tendenca për t’u frikësua nga bota që i rrethon. Te ai krijohet ose ngulitet bindja, se ajo që shfaqet në ekran është reale dhe se mund të ndodhë edhe në realitet.

Prandaj do të ishte e rrugës që të parandalojmë ndikimin negativ të TV-së, duke u përkujdesur për kohën e qëndrimit të fëmijëve para televizorit dhe lojërave elektronike. Prindërit, por dhe edukatorët janë faktorë kryesor në këtë drejtim.Prindërit duhet t’i ndihmojnë fëmijët e tyre në aspektin pozitiv duke u përfshirë në shikimin e përbashkët të TV-së, duke përzgjedhur programet dhe së bashku me fëmijët duhet diskutuar për atë çfarë shohin, për të mirat por edhe për anët e këqija të asaj që shohin në TV. Ata duhet të përcaktojnë rregullat në raport me shikimin dhe kohën e qëndrimit para televizorit si dhe ambientet ku qëndrojnë fëmijët, kryesisht të ketë libra, revista të fëmijëve, lodra të ndryshme etj. Por kurrsesi, në dhomat e gjumit të ketë TV dhe gjatë ngrënies të shikohet ai. Në qoftë se fëmijët duan të shohin TV-në sugjeroni djalit ndonjë lojë, shëtitje të vogël, lexoni së bashku me ta, të vizatojë ose ndonjë aktivitet që fëmijët kanë dëshirë e pse jo edhe të dëgjoni muzikë e të vallëzoni së bashku me të, e shumë mënyra të tjera. Pra, përdorni taktikën e orientimit pozitiv të dëshirave dhe të kërkesave të fëmijës. Jeta pa rregulla dhe pa përgjegjësi nuk garanton ndërtimin e brezit të shëndoshë. Edhe pse nganjëherë gjërat teorike është vështirë të zbatohen në praktikë nuk do të thotë se nuk është e domosdoshme të punojmë, të përpiqemi që të gjejmë rrugë, të debatojmë e të diskutojmë që ta ndërtojmë një urë, duke ndihmuar fëmijët që në këtë drejtim të zhvillojnë aftësitë e tyre.

Midis pyetjeve të lexuesve që presin për përgjigje, sot zgjodha t’u përgjigjem disa pyetjeve që lidhen me masturbacionin.

1 Dr. Harxhi, jam një 16 vjeçar nga Tirana dhe kërkoj një këshillë. Fillova të masturboj para dy vitesh. Tani nuk ndaloj dot. Ç’mund të bëj? Faleminderit

2. Doktor, mendoj se jam seksualisht i çmendur ose diçka e tillë. Më duket se gjithmonë mendoj për vajzat, fantazoj dhe masturboj shumë, më së paku dy herë në ditë. A mendoni se jam normal?

- Pyetje të tilla më kanë bërë shumë të rinj adoleshentë. Kjo ndodh sepse duke kaluar nëpër vitet e pubertetit dhe adoleshencës, shumë nga ju provojnë ndjenja të forta romantike dhe seksuale. Ju harxhoni shumë kohë duke imagjinuar romanca pasiononte me atë që për ju është speciale. Ju jetoni fantazi të bukura seksuale. Janë pikërisht këto fantazi që u ngucin të masturboni shumë shpesh. Këto ndjenja romantike dhe seksuale janë shumë të forta. Ka momente që u duket sikur çdo mendim i juaji lidhet vetëm me romancën dhe seksin!. Disa nga ju ndjejnë se janë kaq shumë të mbërthyer nga këto ndjenja, sa që ndjejnë diçka të frikshme. Mos u shqetësoni për intensitetin e madh që kanë këto marrëdhënie romantike ose seksuale. Këto marrëdhënie janë krejtësisht normale për moshën tuaj. Shumica e të rinjve shkojnë në këtë rrugë.

Masturbacion do të thotë “prekje me dëshirë për kënaqësi seksuale të organeve seksuale”. Ka shumë terma që përdoren për këtë proces dhe ju mund të keni dëgjuar shumë të tilla, por mësohuni ta quani “masturbacion”.

Shumë djem dhe burra masturbojnë, por jo të gjithë. Pra është sjellje normale kur masturboni edhe kur nuk masturboni. Disa djem vazhdojnë gjatë gjithë jetës. Të tjerë nuk mas - lojnë të prodhojnë spermatozoide. Të tjerë nuk shumë. Ka disa të tjerë që nuk masturbojnë kurrë.

Por shumica e meshkujve masturbojnë. femrave raportuan se masturbonin. Njerëzit e të gjitha moshave, të të dy sekseve dhe të të gjitha drejtimeve në jetë, masturbojnë. Natyrisht, femrat nuk ejakulojnë spermë si meshkujt, por kanë orgazma. Disa gra lëshojnë lëng sapo arrijnë orgasmën. Ky nuk është ejakulacion si ai që kanë burrat.

Djemtë ndonjëherë mendojnë se sapo të Kjo nuk është e vërtetë. Shumë burra të martuar dhe të tjerë me dashnore të qëndrueshme masturbojnë edhe pse bëjnë rregullisht marrëdhënie seksuale.

Njerëzit mendojnë se të gjitha gjërat e tmerrshme mund t’u ndodhin po qe se do të masturbojnë. Do t’u dalin leza në hundë dhe lesh në pëllëmbët e duarve. Do të ç’mënden dhe do të qorrohen. Do të pësojnë atak në zemër dhe do të mbushen me pucra. Do të verbohen, do t’u zbutet truri, do të bëhen idiotë dhe do të çmenden e shumë të tjera. Sot ne dimë me siguri se asgjë nga këto nuk është e vërtetë. Po të ishin këto të vërteta, bota do të ishte e mbushur me të verbër, me idiotë e me të çmendur. Njerëzit nuk i besojnë më këto histori të vjetra, por ideja se masturbacioni është i dëmshëm akoma ekziston. Besoj se ju do të keni dëgjuar për këto gënjeshtra moderne lidhur me masturbacionin, unë do t’u them disa fakte.

1- Ju nuk do t’u mbarojnë spermatozoidet e as nuk do t’i përdorni të gjitha spermatozoidet tuaja duke masturbuar. Mundet që përkohësisht të pakësohet numri i spermatozoideve nga ejakulacioni i përsëritur, por duhet të dini se trupi juaj prodhon vazhdimisht miliona spermatozoidë çdo ditë. Nuk ka asnjë mundësi që ata të mbarojnë.

2- Duke masturbuar shumë kur jeni të rinj, kjo nuk ka efekte të dëmshme për jetën seksuale kur të rriteni.

Disa djem shqetësohen nga që mendojnë se po të masturbojnë shumë kur janë të rinj, ata do të mësohen dhe do të duan të masturbojnë edhe kur të rriten dhe nuk do të kënaqen me interkursën seksuale. Të tjerë mendojnë se penisi i tyre do të jetë “shumë i mësuar“me masturbimin dhe nuk do të ejakulojë dot brenda vaginës. Ata shqetësohen se masturbimi e bën penisin të paaftë të punojë si duhet gjatë interkursës.

Teoritë janë pa fund dhe të gjitha janë gabim. Shumë ekspertë mendojnë se masturbimi është mënyra e sigurtë për të provuar si do të funksionojë jeta juaj seksuale kur të rriteni. Duke masturbuar, ju do të mësoni si përgjigjet trupi i juaj seksualisht dhe çfarë - loni të bëni seks, ju do të dini çfarë u pëlqen më shumë dhe çfarë u eksiton më shumë. Kur ju i dini këto, do ta keni më lehtë t’i tregoni partnerit seksual çfarë u pëlqen dhe çfarë nuk u pëlqen dhe partneri do t’u ndihmojë të rritni kënaqësinë seksuale.

Disa burra i kanë orgazmat nga masturbacioni shumë më intensive nga interkursa. Kjo nuk do të thotë se ata e duan masturbacionin më shumë nga interkursën. Interkursa ka - min dhe intimitetin me një person tjetër. Këto e bëjnë interkursën një eksperiencë shumë më superiore nga masturbimi.

Burra të tjerë ndjejnë se orgazmat që provojnë gjatë interkursës janë më intensive nga ato që arrijnë me masturbim. Ka edhe burra që intensitetin e orgazmave e ndjejnë të barabartë si nga masturbacioni edhe nga? interkursa.

Mbani mënd masturbacioni nuk është kurrë një veprim i dëmshëm.Në qoftë se masturbon dhe ejakulon shumë, vetëm penisi do të ndjejë dhimbje nga fërkimi. Ky është dëmi që ka trupi? prej masturbacionit.

këtë? Natyrisht, unë nuk e kam idenë sa shumë ju masturboni, por unë e di me siguri që trupi juaj i ka vendosur vetë limitet. Kur një djalë masturbon shumë, penisi i tij nuk erektohet për një farë kohe. Atij i duhet një pushim që ta marrë veten e të? erektohet përsëri. Më duhet ju po masturboni shumë vetëm kur gjithë ditën mëndja u ngelet tek masturbimi. Ju nuk shkoni askund. Ju jeni ndarë nga shokët. Ju nuk keni asnjë hobby ose interes tjetër veç masturbimit ? Në këtë rast ju po masturboni shumë. Disa djem masturbojnë disa herë në ditë. Të tjerë masturbojnë një herë në ditë. Ka të tjerë që masturbojnë një ose dy herë në javë. Djem të tjerë masturbojnë më shumë ose më pak se kaq. Por ka edhe nga ata që nuk masturbojnë fare. Të gjithë janë normalë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.