PRANVERA!

Intervista - - POSTA -

Murdoch”. Pranvera

Libri “Drita midis oqeaneve” është i fundit që kam lexuar dhe është jashtëzakonisht një libër shumë i bukur Anisa

Kam lexuar me detyrim për shkollën “I huaji të Albert Kamy” JaLibri që kam lexuar është libri më fantastik i “Njëqind vjet vetmi nga Gabriel Garsia Markez” Fatmira

Tani që ka dal tregu online e kemi harruar botën e librit. Silva

Nuk kam shumë kohë të lexoj se jam një pjesë të madhe të ditës e zënë por librin e fundit që mbaj mënd të kem lexuar ka qenë “Sekretet e dashurisë” Vjola

Kam harruar kur ka qenë dita e fundit që kam lexuar në Gëzimi

Kam lexuar “Meriyll” që në 9-vjeçare dhe jo më libër tjetër. Lorenci

Natë për natë libra lexoj unë në fakt por vetëm se si mbaj mënd titujt. Klausi

Mendoj se duhet të ishte më mirë pyetja a lexoni ndonjëherë libra? Arditi

Më pëlqejn librat e vjetër grek dhe i fundit që kam lexuar është “Euripidi” Vjollca

Libri i fundit që kam lexuar dhe më i bukur për mua ka qenë “Obelisku i zi i Erih Maria Remark” Jola

Do martoheshit me një femër që nuk është e virgjër?

Me një grua që ka patur fatkeqsi, ka patur burrin pijanec, drogaxhi, e ka rrahur apo turturuar ose i ka vdekur burri unë po, do martohesha. Me një vajzë beqare e të zhvirgjëruar nuk do martohesha kurrën e kurrës. Xhorxho

Të thuash jo në këto kohë është budallallik se të gjithë martohen me vajza jo të virgjëra. Valeria

Kur në mes të një çifti ka shumë dashuri, kjo pyetje sikur e humbet kuptimin. Niko

Çfarë kanë ato femra që nuk janë të virgjëra????? Kujtim

Po, do të martohesha sepse virgjëria nuk është kriteri i vetëm për tu martuar me dikë që vërtetë e do. Endi

Do të martohesha me një femër nëse sdo të ishte e virgjër pasi dashuria është më e madhe se virgjëria e saj. Sandri

Nuk do martohesha me një femër që nuk është e virgjër pasi dua të jem unë mashkulli i parë dhe i fundit në jetën e saj sepse e konsideroj shumë të shenjtë virgjërinë e saj. Marlon

Nuk është gjithçka virgjëria kur ke pranë dikë që do. Luan

Virgjëria është vetëm një moment, mjafton të kesh pranë një njeri të mirë që të do dhe e do. Danjeli

Cila është historia më e bukur e dashurise që keni përjetuar?

Historia më e bukur për mua ka qënë kur i dashuri im më propozoi të fejoheshim kur unë isha tepër e stresuar nga sezoni i provimeve. Klejda

Kur unë kisha 25 vjetorin i dashuri im më thotë dua të ndahemi dy ditë përpara dhe organizon një surprizë të madhe me shoqërin dhe i thotë shoqes sime të ngusht të më ftonte për kafe e te dilnim të festonim të dyja ditëlindjen dhe lokali ishte plot me shoqërin time ku më prisnin duke kënduar Happy-Birthday To You. Linda

Historia më e bukur e dashurisë për mua ka qënë kur vendosa me bashkëshortin tim të sillnim në jetë një fëmijë. Arlinda

Historia më e bukur e dashuris për mua është që jam martuar me vajzën që kam dashur që në klasën e tetë. Lenci

E dashura ime ishte e mërzitur dhe unë e morra ikëm në Durrës duke bërë shëtitje në bregun e detit. Për mua ka qën një ndër historit më të bukura. Gerti

Historia me e bukur e dashurisë për mua ka qën kur i dashuri im më vjen poshtë shpisë dhe më kërkon me urgjencë të takohemi dhe më çon në familjen e tij ku më prezanton si nusen e tij të ardhshme. Albana

Emëroni tri gjëra të përbashkëta që keni me partnerin tuaj?

Jemi të dy kokëfortë, krenarë dhe të sinqerte. Fatlindi

Të përbashkët kam xhelozin që na shkatërroi hahahha por edhe krenarin se mezi kërkojm falje dhe e fundit mendimet. Fjoralba

Kemi të njëjtën imagjinatë në krevat për të tjerat kemi mar Altini

Pastërtia, rregullsia dhe sinqeriteti. Ola

Zemërgjerësia, xhelozia në lidhje dhe korrektësia. Anxhela

Xhelozinë e kemi të dy të pandashme. Elvira

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.