Marinës që mbushi 3 vjeç

Intervista - - POSTA -

Kjo Marina zemra jonë Sot ditëlindjen feston Ne të gjithë na gëzon Me gëzim e presim ne. Meqë është fëmijë e parë I këndojmë si në këto anë Ku lind dielli e ku del hëna Si Marina s’bën më nëna. Për mend për bukuri Për sjellje e hijeshi Vajzë e vetme nazelie Vendi ku rri i ka hije. E ka mami babi vet Dhe të afërmit me kimet Ka një vlla që shumë e do E puth fort dhe e shtërngon. Dhe në kopësht si ajo s’ka Vajzë e vogël me sevda Gërmat bukur vizaton Edhe numrat i rreshton. Bukur, bukur reciton Zemrat tona i gëzon Qofsh e lumtur bija jonë Si tani e përgjithmonë.

Nga gjyshi i saj Belul Hasanbelliu.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.