Këshilla organizimi bazuar në shenjat e horoskopit

Intervista - - HOROSKOPI -

Ju pëlqen të pastroni dhe rregulloni shtëpinë, apo e keni me bezdi? Mbase faji është i yjeve! Ja disa këshilla shenjën tuaj të horoskopit.

Dashi - tetin e punëve që duhen bërë. Njerëzit që kanë lindur nën punë njëherësh, duke mos mbaruar dot asnjërën. Bëni një listë dhe qëndrojini besnikë asaj. Demi Demat janë një nga shenjat më të organizuara të horoskopit. Atyre u pëlqen të bëjnë një plan sistematik për çdo minutë dhe detaj. Ata jo vetëm bëjnë plane, por edhe i ndjekin ato me përpikmëri. Ju mund të vazhdoni të punoni orë të gjata pune, vetëm sigurohuni të furnizoheni herë pas Binjakët Binjakët, nga ana tjetër, konsiderohen si një nga shenjat më të paorganizuara dhe duhet ta mendojnë të kërkojnë ndihmën e një asistenti. Nëse kjo nuk është e mundur, atëherë ata duhet të përdorin gaxhete, ose aplikime celulari për të lehtësuar punën e tyre. Binjakët njihen se i lënë gjërat përgjysmë... Gaforrja Gaforret e ndjeshme njihen për zakonin e tyre për të grumbulluar dhe lënë mënjanë gjërat. Kjo e bën shtëpinë e tyre si depo mbeturinash. Për të lehtësuar jetën tuaj, vërini gjërat nëpër kuti dhe etiketojini kutitë. Kështu do të evitoni edhe zakonin që keni për të pastruar mesin dhe harruar cepat dhe këndet. Luani Nëse do t’i quanit të çmendur pas rregullit, nuk do të ishit gabim! Luanit i pëlqen një dhomë e rregullt, e organizuar dhe e pastër. Megjithatë, askush nuk mund t’i detyrojë ata të bëjnë gjërat që nuk duan, ata vetë i futen punës kur e shohin të arësyeshme. Përpiquni të dëgjoni edhe sugjerimet e të tjerëve dhe tregohuni më të hapur ndaj ideve të reja. Virgjëresha Virgjëreshat janë të organizuara nga natyra. Njihet prirja e tyre për t’u kujdesur për çdo detaj të vogël, që nga pastrimi i pluhurit nga tastjera e kompjuterit e deri tek pastrimi i gjetheve të luleve. Megjithatë, ata mund të lodhen gjatë këtij proçesi. Kur i futeni këtyre punëve jo të këndshme, ngrejeni humorin tuaj dukë vënë muzikën tuaj të preferuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.