Vrasësit e heshtur të kompanive celulare

Intervista - - SOCIALE -

Sami Curri është student në vitin e fundit të degës së Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës. Ai ka kryer një investigim mjaft interesant për antenat celulare dhe rrezikun e tyre, botuar në blogun ishull.com pak kohë më pare. Pikërisht për këtë investigim ne menduam se është me interest ë zhvillojmë një intervistë me të.

- Çfarë rreziku kanë antenat e kompanive celulare të vendosura sipër qendrave të banuara nëpër qytete?

- Gjatë investigimit tonë ne bëmë shumë kërkime. Studiuam edhe materiale të profesorëve dhe kërkuesve të njohur botërorë të kësaj fushe, si Mishelë Rivasi, profesoreshë e avancuar e Biologjisë, dhe presidente e qendrës kërkimore të pavarur dhe të informacionit të rrezatimit elektromagnetik (Criirem) etj.

Këto antena janë një rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve, për shkak të rrezatimit elektromagnetik që lëshojnë. Sipas ekspertëve rrezja e shpërndarjes së valëve mund të jetë nga 100 apo 200 metra, deri në disa kilometra.

Gjatë punës sime për investigimin, për të mësuar për dëmet e këtyre rrezeve, takova edhe shumë mjekë shqiptarë tyre. Interesant ishte fakti që, disa prej tyre nuk pranojnë të prononcohen edhe pse jozyrtarisht thonë së antenat ndikojnë për keq. Sipas tyre, problemet shëndetësore që shkaktojnë këto shpërndarës janë të shumtë, duke qumështi në gjirin e nënave, në organet jetësore të fëmijëve 0-5 vjeç, migrena, që shfaqet me dhimbje të kokës, e deri në sh- faqje të tumoreve të ndryshme”, na tha ajo.

Dua të theksoj se nga kërkimet që kemi bërë ne rezulton se në rrezatimet elektromagnetike nuk futen vetëm antenat celulare, por edhe shumë të tjera, ku nga këta përmendim edhe shtimin e pikave të WI-FI nga kompani të ndryshme që nuk janë bërë fare objekt kontrolli. - Sa antena të tilla ka në Shqipëri?

- Sipas Zyrës për Mbrojtjen nga Rrezatimi, që është edhe institucioni competent për këtë problem, janë afro 493 antena celulare të vendosura në Tiranë dhe afro 4000 në rang vendi. Një pjesë e madhe e tyre janë të vendosura në ambjentet e banuara. Dhe ky numër ka ardhur dhe vjen në rritje. Në vitin 2005 në Shqipëri kishte vetëm dy operatorë të telefonisë së lëvizshme, ndërsa sot janë ka e antenave. Veç kësaj, operatorët janë detyruar të shtojnë më shumë numrin e tyre, për shkak të zhvillimeve teknologjike dhe futjes së internetit me shpejtësi të lartë.

- Po jo çdo antenë është e rrezikshme, apo jo? Ka rrezatime që nuk i kalojnë normat e lejuara?

- Po, sipas studimit të bërë nga Mishelë Rivasi, ka një normë të lejuar që është 10 ëat për metër katrorë, por që të thuash nëse rrezatimi është brenda apo jashtë kësaj norme, duhen bërë matje, duhen bërë kontrolle, gjë që tek ne nuk bëhet. Veç kësaj, ligji dikton që kur janë disa antena pranë njëra-tjetrës, gjë që ndodh shpesh, të kontrollohet mbivendosja e rrezatimit që ato krijojnë, me qëllim që të mos kalohet norma e lejuar

- The që ka një institucion që quhet Zyra e Mbrojtjes nga Rrezatimet. Çfarë bën ky intitucion ?

- Unë pata një komunikim zyrtar me këtë institucion. Ata kanë regjistriume të sakta për numrin e antenave sepse i pajisin ato me akt miratimi. Sipas shkresës Nr. 66, datë 21. 04. 2016, Zyra e Mbrojtjes nga Rrezatimet, ka pajisur me akt miratimi 394 prej tyre, ndërsa pjesa tjetër janë në proces vlerësimi. Edhe pse ligji Nr.10 469, datë 13. 10. 2011 për mbrojtjen nga rrezatimet jojonizuese, ngarkon Zyrën e Mbrojtjes nga Rrezati- met për kryerjen e inspektimeve të instalimeve jojonizuese që janë në këtë rast edhe antenat e kompanive celulare, për të vlersuar nëse janë konform parametrave dhe normave të lejuara, ata nuk kanë bërë asnjë matje në terren, për arësyen e thjeshtë se nuk kanë asnjë mjet asnjë mjet për matjen e rrezatimit! Zyra e Mbrojtjes nga Rrezatimet, deklaron se ka bërë sondazhe në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare, por ZMR nuk disponon paisje për realizimin e matjeve në terren …

- Ka edhe institucione të tjera që duhet të merren me këtë punë?

- Po është edhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit. Kemi komunikuar edhe me të. Në shkresën e saj në lidhje me antenat celulare deklaron se nuk ka bërë asnjë studim mbi impaktin mje- disor të antenave celulare, pasi një gjë e tillë nuk është e mundur. Dhe e bukura është se një antenë të tillë, AKM e kishte të vendosur sipër tarracës së saj.

- Si i vendosin kompanitë këto antena? Si e zgjedhin vendin ?

- Sipas Zyrës së Mbrojtjes nga Rrezatimet, nuk ka një rregullore se si duhet të vendosen antenat dhe çfarë kriteresh duhet të respektojnë kompanitë për distancën, territorin etj. Kjo ju lihet në dorë vetë kompanive celulare që t’i vendosin atje ku ata kanë nevojë. Dhe ata zgjedhin për këtë shpesh ndërtesat e larta në qendër të qyteteve, ku e kanë më kollaj dhe me kosto më të ulët vendosjen e tyre, por edhe kanë më shumë mundësi mbulimi. Por e bukura është se Këshilli Rregullues i Territorit në Bashkinë e Tiranës, në një vendim të saj të vitit 2005, që asaj kohe drejtohej nga zoti Edi Rama, ka lejuar vendosjen e këtyre antenave edhe mbi objektet shtetërore. Këtu përfshin tarracat e shkollave, spitalet etj.

- A janë të ndërgjegjësuar njerëzit, a ankohen për këto?

- Në kuadër të investigimit, grupi i reportereve në ishull. com ka takuar shumë banorë, një prej tyre banore pranë Qytetit Studenti në Tiranë, Eglantina Licaj, që na tregoi se kompanitë celulare i kanë ofruar një shumë prej 200. 000 lekë të reja çdo muaj, nëse kjo e fundit do të pranonte të vendoste antenën sipër shtëpisë së saj. Por, përpos kësaj, ajo shprehet se i kanë premtuar energji elektrike 24 orë. Nëse do të kishte ndërprerje të saj, ata do të instalonin një gjenerator që do të vihej në punë, por edhe do ta ndihmonin në legalizimin e shtëpisë, pasi nuk e kishte një gjë të tillë. Familja e saj e ka refuzuar ta vendoste këtë antenë, pasi i frikësoheshin dëmeve që mund të sillte, por edhe problemeve me banorët e tjerë të lagjes.

Banorë të ndryshëm në Tiranë dhe Durrës, pyetur nga grupi i reportereve deklarojnë se kanë mungesë informacioni për të tillë antena dhe impaktin që mund të kenë në shëndet. Të tilla antena janë vendosur mbi objektet e banimit pa marrë lejen e tyre dhe pa asnjë informacion nga kompanitë celulare. Ata shprehen se kanë dëgjuar për rrezikshmërinë e tyre, por nuk kanë një informacion më shken

Por ka patur raste që njerëz të ndryshëm u janë drejtuar edhe instancave shtetëroere. Unë u njoha me një rast nga Korça, që i është drejtuar edhe Kryeministrit për këtë problem, por që nuk ka marrë përgjigje. Personi me inicialet O.S më pas i është drejtuar Avokatit të Popullit për rastin në fjalë. Por ky nuk është i vetmi rast. Një grup banorësh në një lagje të Tiranës, kanë mbled - guar edhe Bashkisë së Tiranës, ku kërkonin që të largohej një antenë e tillë e vendosur sipër një pallati, por ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

- Po në media pse nuk shkruhet shpesh për këtë?

- Edhe pse në një situatë të tillë, me antena mbi objektet e banimit, pa një largësi të caktuar nga njëra-tjetra, media e ka humbur rolin e saj si informuese qytetare, pasi një nga reklamuesit më të mëdhenj të saj, janë pikërisht kompanitë celulare, duke bërë që për këtë problem të ketë heshtje dhe të mos trajtohet prej saj. Edhe ne e bëmë një investigim të tillë sepse nuk kishim lidhje me reklamat, apo mbështeteshim nga një fondacion gjerman.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.