Faqe nga ditari i Ilir Metës: Rrofsh Moni...!

Intervista - - HUMOR -

Këtë herë, gazetarët tanë kanë bërë të mundur të sigurojnë ditarin e zotit Ilir Meta. Se si ju ra atyre në dorë ky ditar, është një çështje e komplikuar. I rëndësishëm është fakti që ky ditar është shkruajtur nga vetë Iliri. Kjo duket qartë në shkrim... Ja, ç’shkruhet në të:

Ajo që më pëlqente në jetë, “trupa Hollivudi”. Mbaj mend kur isha adoleshent, pashë Macisten. Kështu e kishte emrin doja të bëhesha muskuloz si ai. Zgjohesha nga ai pak gjumë që bëja dhe ngrija krevatin. Atë natë e shtyva duke ngritur dhe ulur krevatin. Prindërit nuk i kisha në shtëpi. Ngri dhe ul atë dhe pas çdo MOS E MERR NI SER IOZ ISH T, MI! LUTE JU uljeje shikoja krahët.

Të nesërmen në mëngjes kur po dilja nga shtëpia, ndesha në shkallë një komshie. Sadien. Hë mo Liri, c’kemi? Si ja kalove dje, më tha. Shumë mirë i thashë unë. Po hë u lodhe shumë?, -ma ktheu ajo. Sa u bëra gati të përgjigjesha, ajo shtoi. Eee kështu e ka ajo punë. Të lodhin femrat, ama të kënaqin. Dhe u largua duke më parë dhe qeshur. U nisa më të shpejtë drejt shkollës. Kur para derës së saj shikoj një tjetër komshie. Hë mo Like, më tha edhe kjo. U lodhe mbrëmë ëëë? Kështu e ka ajo punë. Ama i fortë je. Më tha Sadija, gjithë natën pa gjumë ndenjte. Bap bap bëntë krevati. Papapa ç’i ke punuar të gjorës. Ama, do jetë kënaqur.

Kush do ketë kënaqur, pyeta veten. Kur hyra në klasë, djali i Sadies që e kisha shkok klase më tha: Hë mo Like, një natë që ishe vetëm dhe ja bërë bap. Gjithë natën na le pa gjumë. Bap bup bënte krevati yt. Ama më thuaj cilën kishe futur në shtëpi.

Prokurorin e Përgjithsëm të vendit tonë e gjeta teksa po mbyllte derën e zyrës së tij. Po fshihte pluhurin nga xhaketa.

Kaso Kosa: Llalla!

Adriatik Llalla: - Hë Kaso, se po dilja. Si je ti? Ç’e keqe të solli në këtë derë?

-Asnjë e keqe zoti Llalla. Thjesht desha të bashkëbisedonim. Më do ai pronari i gazetës një intervistë në javë. Me kë ta bëj, me kë ta bëj, mendova këtë herë. Pastaj mendova juve. Në fakt, me thënë të drejtën, në të javës mendova të bisedoja me Ylli Manjanin, por pastaj meqë...

-Ka qënë Ylli më i rëndësishëm se unë!? Mos më zhgënje Kaso! Ministrat e Drejtësisë sot janë, nesër s’janë. Ndërsa prokurorët si unë vijnë... -Vijnë një herë në 5 vjet. -Vijnë njëherë në 50 vjetë Kaso. Madje edhe më rralla akoma. E pe ç’i bëra atij Ambasadorit të Amerikës? Hë e pe, apo jo? As Prokurori ai Bedri Spahiu, s’ka patur mendere t’a bënte në kohën e Komandantit. -Cilit Komandant? - Komandant Enverit pra. -A mund ta di tamam tamam, se - Përshëndetje zoti

Aty e kuptova përse bëhej fjalë. Sadija kishte menduar se kisha futur në shtëpi ndonjë femër, kur bëja stërvitje me krevatin. Nuk ta tregoj jo, i thashë shokut. Ai vazhdonte të pyeste akoma, por unë nuk dorëzohesha. Me qetësi dhe dashuri i lashë të ditur se nuk është mirë që të tradhëtojmë dhe nxjerrim emrin e dikujt që e duam.

Që prej asaj nate, i vura vetes detyrë të merresha me ngritjen e krevatit. Për shtatë ditë me radhë që nuk kisha prindërit në shtëpi, e ngrija dhe ulja. Gjithë pallati “e mori vesh” që unë kisha futur një vajzë në shtëpi. Më doli nami si hamshor. Gratë dhe vajzat më të mëdha në moshë më shikonin me admirim, sa dilja nga shtëpia. Krahët po më forcoheshin. Mësimet i lashë pas dore. Po më dukej vetja si Maciste, ai trup bukuri kisha të bëhesha si ai. Maciste, Maciste, thosha edhe në gjumë. Madje edhe njëherë kur më ngriti në mësim zyshja dhe më tha: Ilir, që më ngopi një katër. Që atëherë dashuroja marcizmin, dmth trupin e bukur. Për këtë ‘iu futa edhe sportit të peshëngritjes.

Në faqet e tjera, do shkruaj edhe për ndodhitë në palestër. Uuu, sa djerësë kam derdhur unë atje. Në një ditë stërvitje kam derdhur më shumë djersë se në këto 26 vjetë që jam marrë me mora me të, se do isha torturuar më Greqi duke ngritur thasët me qëlqere. Shyqyr o Moni, që ma dhe idenë të merresha me politikë, o t’u bëftë dita njëmijë e ca. Falë Monit tim, tashmë nuk ngre thasë më gelqere në Greqi. Falë ty Moni, tani kemi fabrikën e gëlqeres dhe çimentos tonë.

Po e mbyll për sot, por më parë nuk mund të lë pa falenderuar Monin tim, që më dha idenë t’i futesha politikës. Ishte ajo, që me largpamësinë e saj, më ndryshoi jetën. Timen, të sajën dhe të 10 brezave pas nesh. Për të ta sqaruar edhe ty ditar: Kur të gjithë po largoheshin drejt Greqisë, unë dilja me Monikën. E kisha njohur te një takim i forumeve të Partisë së Punës. Aty veç 70 vjecarëve, kishte edhe ca të rinj dhe të reja. Na donin të thoshin në publik, se me po rinovohemi. Gjendja ekonomike ishte e keqe. Një nate i thashë Monit tim që jetën nuk mund ta mdërtonim dot këtu dhe do qe më mirë të iknim emigrantë në Greqi. Moni me delikatesën qe e karakterizon më ngjeshi në nje cep pallati dhe me tha:

Like, ti me këtë kokë të madhe që ke dhe me këtë ecje tipike kooperativisti, një këmbë në Kombinat dhe një në Kinostudio si të Saliu Berishës, do kesh shume probleme në Greqi. Do të të dalloje policia greke që nga ecja qe je shqiptar, e do na kthejnë më Kakavijë. Më mirë vazhdo rrugën politike ketu. Këta rruqot pleq të partisë nuk e kanë të gjatë...

Shyqyr që e dëgjova. Rrofsh Moni!...

( Vazhdimin e pjesëve nga ditari i Ilir Metës, do mund ta lexoni kur ta botojmë në numrat e tjerë)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.