Adriatik Llalla: Ma kanë bërë trurin dhallë...

Intervista - - HUMOR -

përse jeni zënë me Ambasadorin Lu?

-E mo Kaso që mbete aguridhe, kur thua edhe vetë. Po nuk e kupton: Tani Lu-së po tani President. -E ç’lidhje ka kjo gjë!? -Po Luja, kam informata se është vegël e Sorrosit. Duke u zënë me Lunë unë, i jap mesazh Trampit që jam me të. Meqë Trampi është kundër Sorrosit. Me rregull treshe, kupton?

-Me rregull treshi, thuhet, zoti Llalla.

-Unë e them me rregull treshe, se jam për mbrojtjen e gjinisë femërore. “Treshi”, është gjini mashkullore. Që kur u bëra unë Prokuror, kemi bërë me dhjetra trajnime jashtë shtetit kundër diskriminimit të gjinisë femërore. Ndaj s’ja lejoj vetes të them “rregull treshi”. Më mirë, “rregull treshe”. Do ja kërkoj edhe Ministres së Arsimit...

-Do ja kërkoni Ministres së Arsimit? Po ky qenka lajm i dhënë ekskluzivisht për mua.

-Do ja kërkoj që në takimin e parë mad- je.

-Nuk kërkohet që në takimin e parë , zoti Llalla. Të paktën shtyjeni ca...

- Nuk e shtyj aspak. Nuk ma njeh kokën mua. Që në takimin e parë do t’ja kërkoj. Nuk ka se përse në tekstet e matematikës, të ketë diskriminim ndaj gjinisë femërore. “Rregulli i Treshit”, duhet të shkruhet “Rregulli i Treshes” dhe pikë. Kam prova të forta se në tekstet tona, shkruhet “rregulli i treshit” -Kështu shkruhet vërtet. Urime për sigurimin e provave, zoti Prokuror i Përgjithshëm! -Punon organi im i Prokurorisë Kaso. Siguron prova. Nuk rri kot. -Ju është bërë xhaketa me pluhur, zoti Llalla... -S’kam ç’bëj Kaso. Kam me qindra dosje aty brenda në zyrë. Kanë zënë pluhur. S’i merr t’i hap njeri. -Po vetë përse nuk hapni, zoti Llalla? -E mo Kaso! Sa bëhen gati t’i hap unë, më bie telefoni. -Ju bie telefoni nga dora? -Desha të thosha më bie zilja e telefonit. -Kush ju telefonon? -Të gjithë ata me pushtet Kaso! U bëra gati të hapja çështjen e lejeve të ndërtimit në Tiranë dhe të këtyre lejeve koncensionare tani, që thua ti. Kur më merr në telefon Rama. Hajde tha të të jap një leje. E kishte zënë frika dhe u bë lëmsh. Në vend të thoshte “kafe”, tha “leje”. -Punë me bela është vërtet kjo e juaja, zoti Llalla. -Po kur më mori Berisha para ca kohësh. Mori vesh se do nisnim hetimet për Gërdecin. Hajde më tha, të të jap një arkë me pre- i dha. Donte të thoshte, kafe. -Edhe ky u bë lëmsh dmth. -Se mos vetëm këta të dy. Po Likja? Ai atë punë ka, më merr çdo ditë.

-Pë ai përse ju merr?

-Ai nuk më merr shumë për vete. Më merr për çdo minisitër të tiij, në fakt. Ja, kështu Kaso. Më kanë bërë mendjen dhallë. Nëpërmjet aftësive të mia hetimore, mora vesh se ndaj më kanë zgjedhur mua për Prokuror të Përgjithshëm. Sipas metodave speciale të hetimit, kam zbuluar se një ditë Saliu, Edi dhe Iliri janë mbledhur dhe kanë shqyrtuar emrat që kishin aplikuar për Prokuror të Përgjithshëm. Sa panë mbiemrin tim Lllalla, u entuziazmuan... -Përse u entuziazmuan?! -O Kaso, o shtatanik. Po prit pra të - la”, thane kur panë mbiemrin tim. Pra, ja bëjmë mendjen dhallë më lehtë këtij, se ndonjë tjetri. Dhe vendosën të tre bashkë që të më bënin mua shef të Prokurorisë. Që nga ajo ditë, ma kanë bërë mendjen dhallë vërtet. Nuk ndërmarr dot një hetim.

-Nuk keni guximin të hetoni, thoni më mirë...

-O Kaso, po këta me dy roje më kanë lënë mua. Edhe ata 400 mijë lekë marrin më muaj. S’jam aq budalla, sa të bëhem aq trim. Vërtet ma bëjnë mendjen dhallë, por jo deri më pikën sa të ma heqin fare gjykimin mua si Adriatik, e t’i futem detit Adriatik me këmbë. Ja kështu...

Bisedoi me shaka Kaso KOSA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.