Valbona Halili: Në sytë e tu…!

Intervista - - MUZIKË -

Është një ndër femrat më të talentuara të skenës së muzikës popullore shqiptare. Valbona Halili, është në përgatitje e sipër për të sjellë këngën më të bukur ritmike. Titullohet “Në sytë e tu” dhe është një produksion Eran ProStudio e përkatësisht i Ervin Gonxhit, veshjet janë stiluar nga Joni Peçi, ndërsa klipi është i “Max Production”.

Fabjola Kuburi:- Ashtu siç pritej, ti po sjell një këngë të re apo jo?

Valbona Halili:- Unë kam qenë gjithmonë e mendimit që publiku duhet të respektohet në maksimum dhe nëse kam thënë që do ketë një këngë të re, sigurisht që do ketë. shtë një prodhim i Ervin Gonxhit dhe sigurisht që klipi do jetë i “Max Production” ndërsa veshjet e stilkuara nga Joni Peçi. Unë uroj që të mirëpritet nga publiku ashtu si të gjitha këngët e tjera që kam sjellë, sepse di që kam me vete një publik të jashtëzakonshëm. - Si titullohet kënga? - shtë një këngë e bukur dhe që realisht dua që të ketë momentin e saj. E kemi titulluar “Në sytë e tu” duke qenë se është një këngë e bazuar në dashurinë, është ritmike dhe kam besimin se do bëhet e dashur për të gjithë.

- Valbona, a është karriera jote një histori suksesi?

- Po, mendoj se në pjesën më të madhe të jetës time ka qenë një histori e bukur suksesi ku ky sukses vazhdon të përsëritet akoma në këtë pjesë, por nuk do të thotë se ka zënë vendin e parë në jetën time. Kam arritur të kuptoj që në jetë ka edhe pika të tjera shumë më të rëndësishme që mbushin jetën e njeriut duke sjellë si rezulat edhe suksesin.

- Vazhdon të jesh një nga femrat më të bukura e skenës shqiptare, si i reziston gjithë këtyre ndryshimeve?

- Duke marrë parasysh që kam një shpirt artisti, është gjëja më e rëndësishme e cila nuk më lë të dorëzohem si nga ana fizike ashtu dhe shpirtërore, muzika, familja e bukur dhe besimi në Zot nuk më lënë kurrë në baltë, përkundrazi më frymëzojnë dhe më bëjnë që të eci përpara si një flutur.

- A ka rregulla të caktuara për të pasur sukses në art?

- Rregullat i vendos vetë artisti se çfare roli do të zgjedhë në atë ç’ka kërkon, nuk është se ka ndonjë lloj vështirësie.

- A të është dashur të sakrifikosh diçka për karrierën tënde, nëse po çfarë?

- Nuk më është dashur të sakrifikoj asgjë, kam bërë atë çfarë më ka dashur shpirti dhe zemra ime.

- A do ta lije ndonjëherë muzikën për një arsye të fortë jetësore?

- Po, do ta lija sepse unë jetoj me këmbë në tokë dhe nuk mund të them kurrsesi ndryshe. Mos na vëntë Zoti në të tilla zgjedhje, por kur bëhet fjalë për arsye jetësore…!

- Bona, ti ke një djalë të vogël, si është mami Bona, e rreptë apo tolerante?

- Jam e dashur me djalin tim, si çdo nënë edhe pse mendoj se në jetën familjare duhet displinë. I bëj shpesh dhe kritika për të përmirësuar atë që ka gabuar, edher pse ai është ende i vogël, parë por nuk ndalem duke i dhuruar dashuri çdo ditë e më shumë.

- Nëse do hapim garderobën tënde, çfarë do gjejmë me shumicë?

- Veshje pafund dhe të sistemuara mirë, të ndara në stilin e tyre, sport, klas dhe veshje skenike. Të gjitha të stiluara dhe të kuruara deri në detajin më të vogël nga miku im duararti Joni Peçi.

- Cila është ajo pyetje që të ka vënë me në siklet që të ka bërë një gazetar?

- Shumë pyetje që nuk i ndiej fare si të tilla dhe nuk i përgjigjem. Një gazetar i mirë duhet të dijë të drejtojë pyetje të zgjedhura dhe të përshtatura për personazhin. Kjo ndikon edhe tek të dyja palët. - Nëse një ditë do jetoje jashtë vendit, çfarë do të të mungonte nga Shqipëria?

- Do më mungonte publiku im dashur shqiptar, do më mungonin duratrokitjet e tyre të forta, komplimentat në rrugë, autografët e dhëna, fotot me ta, eh, shumë shumë.

- Miqtë e vërtetë i ke afër apo larg?

- I kam afër kur jemi afër dhe afër kur jemi larg. ( Buzëqesh)

- Ka njerëz të cilëve përpiqesh t’u qëndrosh larg?

- Ata të cilët të japin energji negative kur të qëndrojnë pranë, e pasi largohen ndihesh e lodhur. Ata përpiqem ti mbaj larg.

- Çfarë do të thotë për ty, fjala “kundërshtar”?

- Do të thotë vetja ime. Nuk ka kundërshtar më të keq, më kokëfortë, më të paparashikueshëm se vetja ime. Atë përpiqem ta bëj zap, me të tjerët nuk krahasohem kurrë

- Cilat janë gjërat që e humbasin kuptimin gjatë rrugës dhe çfarë vlen për gjithë jetën?

- Ato që humbasin, nuk i mbaj mend më! Ato që kanë mbetur janë arritjet e mija si njeri dhe miqësitë.

- Cilat janë gjërat që të tërheqin në atë që quhet përditshmëri?

- Më pëlqen e zakonshmja, rutina, sepse shumicën e kohës më mungon. E dua qetësinë e ditëve të zakonshme.

- Është i suksesshëm një këngëtar që realizon këngë të bukura apo një që është i angazhuar në shumë koncerte?

këngëtar që krijon me artin një marrëdhënie të natyrshme e spontane, koha pastaj e vlerëson suksesin e vërtetë.

- Ti çfarë mundohesh të përcjellësh përmes muzikës?

- Veten time. Kur këndoj, çliroj gjithë energjinë time, është i vetmi moment kur mund të jem tërësisht e vërtetë, pa rezerva. Prandaj, është e rëndësishme që publiku ta pëlqejë atë që ti bën në skenë, sepse do të thotë që e ka vlerësuar sinqeritetit tënd dhe të është mirënjohës për të.

- E plotëson ajo shpirtin tënd?

- Po, po. Do perifrazoja një shkrimtar, i cili thotë se, kur ti vendos të merresh me art, jeta jote është që në atë moment në shërbim të tij. Duket vetëflijuese, por e pranon diçka të tillë vetëm e vetëm për të plotësuar atë nevojë të pazëvendësueshme shpirtërore.

- Sot mendohet se paraja është pushtet. A pajtohesh me këtë dhe çfarë është pushtet për ty?

Pushtet janë gjëra të tilla si besimi në vete dhe aftësitë. Përveç kësaj, përpiqem ta jetoj jetën sa më thjesht, pa komplekse.

- Do të menaxhoje më mirë paratë e tua apo të dikujt tjetër?

- Le të themi që ende s ´ e kam përvetësuar artin e menaxhimit. - Bën plane? - Bëj, po jo afatgjata, më mirë të rrjedhdin gjërat vetë.

- Mendohet se asgjë nuk zgjat përgjithmonë por a ka për ty diçka që mendon se është e përjetshme?

- Arti.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.