Ëzge Gyrel: Skena që më pëlqeu më shumë tek “Stina e qershive”

Intervista - - TELENOVELA -

Ëzge Gyrel është një aktore e re turke 30 vjeçare. Ajo ka lindur në Stamboll dhe është diplomuar për tregti ndërkombëtare, ndërkohë që kishte dëshirë të bëhej edhe shefe kuzhine, por rrethanat dhe dëshira për të qenë aktore e kanë bërë që t’i dedikohet këtij profesioni me sukses. Tek ne është bërë e njohur në telenovelën “Stina e qershive”, në rolin e protagonistes, ëjky Axhar. Falë këtij roli ka marrë në Turqi çmimin e aktores më të mirë (2015) dhe atë të aktores më të mirë debutante. Për disa kohë u fol se mes saj dhe Serkan Çajollu (Ajazi në telenovelë) kishte një lidhje sentimentale edhe jashtë sheshxhirimit, por këto fjalë nuk u

- Si ta ofruan rolin në telenovelën “Stina e qershive’?

- Sapo kisha bërë një provim tjetër, por nuk më morën, se isha shumë e gjatë. Megjithëkëtë, para se të ikja, përgjegjësit e kastingut më folën për një prodhim të ri. Bëhej fjalë për “Stinën e qershive”.

- Është thënë se ti dhe Serkan Çajollu keni pasur lidhje gjatë telenovelës...

- E di që nuk ka nevojë të shpjegohet ky lajm, por më vjen të qesh. Gjithmonë dalin thashetheme të këtij lloji, por nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

- Çfarë mendon për martesën?

- Për momentin nuk e mendoj idenë e martesës dhe fëmijëve, sepse jam përqëndruar në projekte të tjerë, por kjo s’do të thotë se një ditë nuk do të më pëlqente të kisha një familje. Bile, jam e sigurtë se, po të takoj personin e duhur, do të ndryshoj mendim!

- Ka ndryshuar mënyra jote e të sjellit dhe marëdhëniet pas suksesit të arritur?

- Jam një grua e padurueshme dhe e nxituar dhe si rezultat përgjigjem shumë shpesh pa e menduar mjaftueshëm. Vlera ime është se jam e aftë t’i rregulloj vetë gabimet e mia.

- Pse mendon se telenovela ka sukses?

- - didate për stiliste, që do shokun e saj më të mirë, me të cilin është rritur, por në rrugën e saj ndeshet me një djalë simpatik, që quhet Ajaz. Mbi të gjitha është një vajzë e thjeshtë, me të cilët mund të iden Mund të them se suksesi i telenovelës është thjeshtësia e personazheve dhe skenarit. Sigurisht skenari është linear, i thjeshtë dhe gjithë personazhet janë persona që mund t’i hasësh në jetën e përditshme, rastësisht. është një produksion i ndershëm, i lezetshëm, pa shumë zbukurime, i bukur për t’u parë. Kam qenë shumë me fat që e mora këtë rol dhe jam e lumtur për suksesin e relenovelës.

- Cilat janë tiparet e përbash- këtat dhe ndryshimet mes Ëzges dhe Ëjkysë?

- Ndodh shpesh të përjetosh situata të ndërlikuara kur janë në mes ndjenjat. Megjithatë unë jam shumë ndry jam e pavendosur si ajo, bile mund të them se jam tip i vendosur. E di atë që dua, edhe në dashuri, e cila është diçka e rëndësishme dhe duhet përjetuar me gjithë emocionet që ka. Pastaj, në përgjithësi jam një grua e qetë, e lumtur, produktive dhe e ndërlikuar, si edhe energjike. Me siguri jam më zba ndërlikon jetën sepse nuk di të vendosë me zemër. Në këtë tipar nuk i ngjaj aspak. Gjithashtu mund të them se mua nuk më pëlqen perfeksioni, të kesh një jetë të përkryer, të jesh e rrethuar nga personat e përkryer. Kjo gjë nuk është realiste. Nga ana tjetër mund të them se jam impulsive si dhe të grindet me të tërë, ajo ngjan me mua.

- Cila ka qenë skena më e bukur që keni xhiruar?

- Mendoj se skena më e bukur ka qenë momenti kur u takova me Ajazin. Më pëlqen shumë skena e ditëlindjes. Ajo mbrëmje ka shë Atë mbrëmje ajo ishte e mërzitur për shkak të Metes dhe papritur në jetën e saj hyn Ajaz.

- Në serial është një skenë shumë romantike mes Ajazit dhe Ëjkysë, plot me drita. Ty të pëlqen romanticizmi në dashuri?

- Nëse është diçka e thjeshtë dhe natyrale përbën një gjë shumë të bukur. Nëse vërtet ekziston dashuria në mes, atëherë romanticizmi është gjëja më fantastike që ekziston.

- Mendoje se do të zgjaste kaq shumë telenovela?

- Në fakt jo, asnjë nuk e priste të zgjaste kaq shumë. Ishte një produksion goxha i madh, por aktorët në përgjithësi ishin të panjohur. Aktori ynë më i njohur është Dahan Kylegeç, që luan rolin e Metes. Unë isha e panjohur, Serkan (Ajaz) gjithashtu. Kjo tregon se nuk ka nevojë medeomos për aktorë të njohur që një telenovelë të ketë sukses, mjafton investimi i duhur dhe aktorë të thjeshtë dhe simpatikë.

- Ke qenë gjithmonë një person i pjekur për moshën tënde?

- Nuk e di nëse mund të quhet pjekuri... - Je fataliste? - Nuk jam fataliste, por realiste. Për shembull, gjithmonë e kam menduar se, që të bëhesh aktore dhe të njohësh njerëz të tjerë në këtë mjedis, duhet të jetosh në Stamboll. Më pas e kisha të qartë se duhet të studioja për këtë, nuk mund të shkoja drejtpërdrejt të trokisja në dyert e agjensive për të kërkuar punë. ] do punë ka vështirësitë e veta, nuk është fushë me lule. Edhe aktrimi, nga jashtë mund të duket shumë i bukur, po është i lodhshëm. Për telenovelën më është dashur të punoj 7 muaj rrjesht, 15 orë në ditë. - Çfarë bën në kohën e lirë? - Bëj jetën e zakonshme, merrem me joga dhe pilates, përkëdhel macen time dhe gatuaj. Më pëlqen të gatuaj makarona, piza dhe ëmbëlsira. Duhet ta pranoj se më pëlqen dashuria e publikut dhe jam duke mësuar të përdor rrjetet sociale.

- Ti je shumë e lidhur me macen tënde, aq sa fotot e saj dalin shpesh në rrjetet sociale.

- lidhur me të. Macja ime quhet Nar, që do të thotë shegë. I pëlqen të rrijë në shtëpi dhe të dalë në bahçe, adhuron territorin e saj.

- Je e lidhur me familjen tënde?

- Në familjen time jemi shumë gra, kam dy motra më të mëdha, të cilat kanë bërë vajza dhe mund të themi se jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.