Vazhdimi i “Sarasvatichandra” Dugba vendos të martojë Anushkën me Kabirin

Intervista - - TELENOVELA -

Anushka bind Kabirin që të vërë ilaç në plagën e tij. Dugba vendos të martojë Anushkën me Kabirin. Sarasi prezanton Kumudin me zotin Singania në festë. Ky i fundit i ofron një pije alkoolike Sarasit, por ky e refuzon. Më vonë, Kumudi dyshon se Sarasi ka pirë dhe kthehet në shtëpi. Sarasi përpiqet më kot që ta bindë se nuk ka pirë. Kusumi shqetësohet që Deni nuk është kthyer në shtëpi.

Sarasi dhe Kumudi janë ende të mërzitur me njëri-tjetrin dhe ai ikën në zyrë pa ngrënë mëngjes. Anushka i bën kafen Kabirit. Sekretarja e sheh Sarasin si të përhumbur dhe sugjeron t’i çojë Kumudit një tufë me lule. Ai pret përgjigjen e Kumudit, por tufën me lule e ka marrë Prashanti, që e hedh poshtë. Sarasi kthehet në shtëpi dhe shokohet kur sheh lulet në koshin e plehrave. Ai nuk flet me Kumudin. Deni i sugjeron Kabirit të miqësohet me Anushkën.

Kumudi fillon të dyshojë tek Prashanti. Deni e këshillon Kabirin të mos shqetësohet për Anushkën. Prashanti nuk i tregon të vërtetën Kumudit për qiramarrësin që ishte para saj. Kusumi tërbohet me Denin kur sheh mesazhin e një vajze në celularin e tij. Sarasi i shpjegon Kumudit se nuk piu në festë. Kumudi i kërkon atij falje. Sarasi planifikon ta çojë Kumudin në restorant. Kumudi prej Sarasin. Ky i fundit i sugjeron Kumudit të kthehet në Ratnanagari. Deni informon familjen e tij se Kabiri e kishte kuptuar që donin ta martonin me Anushkën. Kabiri i kërkon falje Anushkës që e ka shqetësuar. Anushka i thotë se ka dëgjuar bisedën e tij me Denin dhe i tregon se nuk beson tek martesa. Sarasi nuk e çon dot Kumudin në aeroport. Anushka vendos të kthehet në Mumbai. Prashanti nuk e sheh Kumudin dhe pyet Sarasin për të.

Kumudi rikthehet në shtëpi. Ajo shokohet kur sheh Sarasin dhe sekretaren e tij në shtëpi. Sarasi i thotë asaj se mbledhja ishte shtyrë. Kumudi gjen çantën e një gruaje dhe ia kthen asaj. Gruaja e falenderon Kumudin dhe flet me të. Kusumi sheh mesazhet e Kiranit në telefonin e Denit dhe shkon në vendin e takimit të tyre për t’i kapur bashkë. Kumudi trembet kur sheh një plasaritje në mur.

Vidia i kërkon Kabirit t’i bëjë një foto me Dugbën dhe Anushkën, por Kabiri fotografon vetëm Anushkën. Sarasi e çon Kumudin në restorant. Ai i kërkon bashkëpunëtorit të tij që shkojë me ta. Kumudi mërzitet prej kësaj. Sarasi e kupton gabimin e tij dhe vendos ta gëzojë Kumudin duke i gatuar gjellën e saj të preferuar. Kabiri dhe Anushka kujtojnë momentet e kaluara së bashku. Kumudit i pëlqen gjella e gatuar nga Sarasi dhe e fal.

Kumudi befasohet kur sheh se plasaritja në mur është zhdukur, Prashantit i kujtohet si e kishte rregulluar atë, natën e shkuar. Ai kupton se ka lënë çelësin e tij në shtëpinë e Kumudit. Prashanti gjen një justifikim dhe merr çelësin nga shtëpia e Kumudit. Kabiri ëndërron që Anushka po niset për Mumbai. Më vonë, familja Desai i lë lamturmirën Anushkës. Kabiri fsheh projektin e Anushkës dhe ajo detyrohet të shtyjë nisjen derisa ta gjejë. Prashanti përplaset me qëllim me Kumudin. Kjo e fundit e qëllon atë me shpullë. Prashanti e gënjen duke i thënë se vuan nga një sëmundje psikologjike. Dugba mëson se Kabiri ka fshehur projektin e Anushkës dhe e pyet. Prashati heq një siguresë nga shtëpia e Kumudit. Ai i kërkon Kumudit dhe Sarasit të qëndrojnë në shtëpinë e tij sa të rregullohen dritat. Prashanti shpon çajin e Sarasit. Ai, me qëllim lëndon veten, kur mbyll derën e dollapit.

Kumudi zgjohet natën sepse Prashantit i bie nga dora një vazo lulesh dhe thyhet. Prashanti bën sikur është depresiv. Kumudi përpiqet ta qetësojë. Ndërkohë, Sarasi zgjohet nga gjumi. Anushka i kërkon Kusumit të ftojë Kiranin për drekë, ajo vendos ta mërzisë atë duke i gatuar ushqim shumë pikant. Prashanti i ofron Kumudit ta shoqërojë tek ndërmarrja e elektrikut. Sarasi vendos të marrë një ditë pushim dhe të kalojë ca kohë me Kumudin. Prashanti i kërkon asaj ta ndihmojë të blejë një dhuratë për një shoqe. Prashanti i heq zërin celularit të Kumudit. Kumudi befasohet kur sheh Sarasin në shtëpi, ky i fundit i thotë se e kishte marrë tre herë në telefon. Prashanti i thotë Sarasit dhe Kumudi ndjehej e mërzitur në shtëpi, prandaj e kishte marrë për të bërë pazar. Kumudi e qorton Prashantin për këtë. Kusumi dhe Anushka e ngatërrojnë Raimën me Kiranin dhe i japin asaj ushqim pikant. Kur mësojnë se kush është, Kusumi dhe Anushka ndërrojnë pjatën e saj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.