10 mite për mbijetesën që mund t’ju kushtojnë jetën

Intervista - - SHËNDET -

Miti 1. Ju mund të thithni helmin nga vendi i pickuar nga gjarpri.

Fakti: Nëse gjarpri lëshon helmin gjatë pickimit, ai kalon menjëherë në sistemin e qarkullimit të gjakut. Nëse vë gojën në vendin e pickimit, e vetmja gjë që do të arrish është të lësh bakterie të tjera mbi plagë, ose thjesht mund të futësh helmin në gojë dhe ezofag. Nëse dikë e pickon gjarpri, mundohuni t’ia mbani të ulëta rrahjet e zemrës dhe mbajeni gjymtyrën e pickuar mbi nivelin e zemrës ndërkohë që shkoni në spital.

Miti 2. Gjithmonë bëj si i vdekur kur të sulmon ariu.

Fakti: Nëse je në pyll dhe sheh një ari, këshilla e përgjithshme është të largohesh me shumë qetësi. Nëse është në oborrin tuaj, ose rrotull tendës, bërtisni me zë të lartë dhe fryni gjoksin, me shpresë se kështu do të trembet. Por, në rasin e një sulmi, reagimi juaj duhet të varet nga lloji i ariut dhe sulmi që ai bën. Kurrë mos bëj si i vdekur nëse të sulmon një ari i zi, gjithmonë kundërpërgjigjiu. Në shumicën e rasteve, një ari kafe ose grizli sulmon për të mbrojtur veten, ose këlyshët. Në këto raste ai do t’ju paralajmërojë duke bërë zhurmë, ose duke bërë sikur po të sulet. Shmangiuni sulmit duke ecur mbrapsht ngadalë. Nëse ai të prek, bëj si i vdekur, duke u shtrirë me bark dhe duke i vënë duart mbi qafë. Por, në rasin e rrallë kur ai të sulet pa paralajëmërim (ose të ndjek nga pas), lufto për jetën tënde.

Miti 3. Nëse ke humbur në xhungël, gjëja e parë që duhet të bësh është të gjesh ushqim.

Fakt: E vërteta është shumë larg. Njeriu mund të jetojë deri në gjashtë javë pa ushqim. Sasia e saktë mund të ndryshojë, në varësi të trupit dhe problemeve shëndetsore që keni, por uji dhe streha janë elementë shumë më të rëndësishëm se ushqimi.

Miti 4. Lëngu i kaktusit mund të të shpëtojë nga vdekja prej etjes.

Fakt: Nëse ke aq eksperiencë sa të gjesh kaktusin e duhur, nga i cili mund të marrësh ujë në mënyrë të sigurtë, kjo mund të funksionojë. Por, në shumicën e rasteve, lëngu i kaktusit do t’ju sëmurë, duke ju bërë të villni dhe të nxirrni nga trupi edhe ato lëngje që kanë mbetur, duke ju çhidratuar edhe më shumë.

Miti5. Myshku rritet vetëm në anën veriore të trungut të pemës.

Fakt: Myku mund të rritet në të gjitha anët e një peme, në varësi të kushteve të mjedisit. Mos i besoni këtij miti për t’u orientuar në një pyll se do të gaboni.

Miti 6. Nëse një kafshë ha ose pi diçka, atëherë mund ta hani edhe ju me siguri

Fakt: Zogjtë dhe ketrat mund të hanë disa fruta py- lli dhe kërpudha që njeriun do ta vrisnin.

Miti 7. Nëse dikush ka ngrirë, duhet t’i fërkoni lëkurën, ose ta vini në një vaskë me ujë të ngrohtë.

Fakti: Fërkimi mund ta dëmtojë edhe më shumë lëkurën e ngrirë, ndërsa uji i nxehtë mund ta jetë shokues, ose dëmtues për dikë që ka ngrirë dhe është nën efektin e hipotermisë. Nevojitet ta ngrohni personin ngadalë, mundësisht me batanije dhe disa shishe me ujë të ngrohtë në sqetulla.

Miti 8. Nëse të sulmoni peshkaqeni, qëllojeni me grusht në hundë.

Fakt: është shumë e vështirë ta gjuash me grusht të fortë në hundë një peshkaqen që është në lëvizje. Në raste të rrallë kur peshkaqeni të afrohet për të kafshuar, përpiquni të vini një objekt të fortë mes jush dhe kafshës. Nëse kjo dështon, atëherë përpiquni t’i gërvishtni sytë dhe verzat.

Miti 9. Nëse gjendesh papritur në një rrymë uji, gjithmonë noto paralel me bregun

Fakti: Një rrymë uji është e frikshme, por të notosh menjëherë paralel me bregun është më mirë, nëse rryma shkon drejt e një det. Kjo thënie nuk është krejtësisht gabim, por është mirë të dish se shumë rryma krijojnë një kënd me bregun. Në këtë rast është mirë të notosh në kënd të drejtë me rrymën sa më shumë të mundesh, “në një kënd me rrymën dhe drejt bregut”, sipas Shoqatës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferës ë SHBA. Mund të jetë më e lehtë të notosh në një drejtim në vend të tjetrit. Gjithashtu mos e lodhni shumë veten, nuk duhet të ndjeheni sikur po notoni kundër rrymës. Nëse nuk mund të notoni, lëvizni këmbët dhe duart sa të mundni.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.