10 shenja se partneri nuk ju tradhëton

Intervista - - SEKS -

Po e përsërisim për të njëmijtën herë, gjëja më e rëndësishme në një lidhje dashurie është besimi. Ju duhet të keni besim tek partneri dhe anasjelltas. Ju i besoni partnerit tuaj, por të gjithë kanë momente dyshimi. Gjëja e parë që na shkon nëpër mendje është se partneri mund të na tradhëtojë. Megjithëse kjo dhe gjithçka shkon mirë në çiftin tuaj, disa pyetje të vogla vijnë dhe ju turbullojnë mendjen herë pas here. Për të evituar dyshimet e kota, po ju paraqesim dhjetë shenja që provojnë se partneri juaj është besnik. Sigurisht, këto karakteristika nuk duhet t’i merrni fjalë për fjalë!

1. Ai nuk është egoist Në shumë situata, tradhëtia është një akt egoist. Nëse partneri është nga ata që mendon vetëm për vete, anullon planet tuaja në momentin e fundit dhe nuk është kurrë pranë jush kur keni vërtet nevojë për të, është mbase nga ata burra që nuk do të hezitojë t’ju mashtrojë. Megjithatë, ai mund të jetë i kujdesshëm dhe xhentil dhe përsëri t’ju tradhëtojë.

2. Ai është i denjë për t’i besuar

Nëse partneri juaj ka tendencë të mos gënjejë, të mos i dredhojë disa pyetjeve ose t’ju evitojë për disa ditë, atëherë nuk është i stilit që të tradhëtojë. Mbase ai di të gënjejë mirë, por kjo mundësi është e paktë. 3. Ai nuk ka sekrete Nëse, gjatë lidhjes, ju keni zbuluar shpesh se ju ka gënjyer për gjëra të rëndësishme (si fakti që ka humbur punën...para gjashtë muajsh), ka shumë gjasa që t’ju gënjejë edhe për gjëra të tjera. 4. Ai është shumë i zënë Ju e dini përmendësh si e kalon kohën. Nga njëra anë puna, nga ana tjetër sporti dhe grupi i shokëve me të cilët del, nuk ka shumë kohë të lirë. Të vetmet momente të lira që ka ai përpiqet t’i kalojë me ju. Kështu ai nuk ka kohë t’ju tradhëtojë, sepse ai nuk do - ni gjumë. Me kusht që të thotë të vërtetën kur thotë se është me shokët...

5. Ju njihni pak a shumë gjithë jetën e tij

Nëse ju keni tendencë të jeni xheloze dhe ai e përmend pa problem faktin se ka pirë një kafe me një shoqe pune, me siguri ju nuk keni pse shqetësoheni. Nëse ai ju tregon si e ka kaluar ditën, ju prezanton me të afërmit, miqtë, atëherë nuk ju gënjen. Nga ana tjetër, mos u trembni nëse nuk njihni një për një të gjithë njerëzit me të cilët punon.

6. Ai nuk ju ka gënjyer kurrë më parë

Nëse në të shkuarën nuk ju ka tradhëtuar, kjo është diçka që duhet t’ju sigurojë! Nga ana tjetër, nëse ai ka bërë një herë një gabim me një ish, kjo nuk do të thotë mësojmë nga gabimet tona! 7. Ju nuk e tradhëtoni Nëse ju e keni tradhëtuar dhe ai e ka kuptuar këtë, ka mundësi që të dojë të hakmerret. Kujdes, mbase jeni në një lidhje të gabuar: Nuk ia vlen të rrini me një person nëse e kaloni kohën duke lënduar njëri-tjetrin.

8. Ju nuk kujdeseni për të

Në rregull, ky nuk është ndodh që një person të tradhëtojë nëse ndjehet i lënë pas dore, ka dëshirë t’i pëlqejë dikujt, etj. Megjithatë, edhe nëse ju kujdeseni, përsëri mund të ndodhë që ai t’ju tradhëtojë.

9. Nuk keni parë kurrë shenja alarmuese

Megjithëse mund të ndodhë që nuk ka asnjë shenjë, shumë njerëz i kuptojnë ato kur është shumë vonë. Nëse ai është i dyshimtë, fsheh telefonin e tij, mungon shpesh nga shtëpia, mbase ju fsheh diçka.

10. Ju keni një jetë seksuale të kënaqshme

Në shtrat gjithçka shkon mirë dhe juve ju pëlqen seksi me të. Kjo është një pikë e rëndësishme. Sigurisht, nëse nuk bëni dashuri rregullisht si më parë, kjo nuk do të thotë me siguri se ai ju tradhëton!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.