Erilda Cenollari: Eci me kohën...

Intervista - - MODË -

Erilda është vetëm 21 vjeçe, është nga Berati, dashuron modën dhe tatuazhet. Aspiratat për të qenë pjesë e botës së modës nuk janë të pakta. Modelingun e ka pasur passion që në fëmijëri por arriti ta bëjë realitet me setet e para të fotove dhe sot ajo është një fotomodele profesioniste. Ajo me pasionin që ka për modën, aspiron të jetë imazh i emrave të mëdhaja në fushën e modës.

Fabjola Kuburi:-Kur Erilda dhe kush e ka zbuluar për herë të parë?

Erilda Cenollari:- Si fotomodele të them të vërtetën ka qenë një passion e hershëm i imi dhe më pas, që me fotot e para që kam realizuar me fotografen e mrekullueshme Fjoralba Maliqi, e cila mund të them që ka qenë ajo që ka zbuluar talentin tim në fushën e modës. Më pas vijuam me një tjetër set fotosh të realizuara në një ambjent malor. Edhe pse ende e re në moshë, duke pasur parasysh pasionin që kam, aspiroj për t’u bërë një fotomodele me emër, pse jo edhe imazh i

-Si je ndjerë në momentin kur ke bërë foton e parë profesionale?

-Kur kam bërë foton e parë profesonale ka qenë verë. Sigurisht që kisha emocione normale por ndjehesha e lirshme, sepse fotografja ka të bëjë shumë e fotografja ime ishte shumë e dashur e më bëri të ndihesha shumë mirë. Nuk e di pse disa gjëra mendoj që janë të lindura disa të tjera mund ti kesh gjatë jetës.

-Sa e vështirë është sot të jesh fotomodele?

-S’besoj se është shumë e vështirë, mjafton të kesh talent për atë që mendon se je apo bën dhe gjithçka arrihet.

- A je e detyruar të mbash dietë?

- Nuk mbaj dietë por nuk abuzoj me ushqimet, sidomos ydyrnat dhe karbohidratet i mbaj larg.

-Cilat janë të përbashkëtat dhe të veçantat e modeles dhe të fotomodeles?

-E perbashkëta është se të dyja kanë të bëjnë me modën, kurse të veçantat janë se të jesh modele kërkon të kesh një trup perfekt, të jesh e gjatë, domosdomërisht dhe fotozhenike, kurse fotomodele duhet të kesh një fytyrë perfekte dhe s’ka rëndësi gjatësia.

- Ti i ke të dyja,kështu që është më e lehtë t’I praktikosh dhe realizosh të dyja apo jo?

- Faleminderit, është dhuratë nga Zoti kjo apo jo?(Buzëqesh)

- Pra, do kemi edhe një modele në të ardhmen?

- Asaj nuk i duhet, më mirë t’ia lëmë kohës.

- A mendon se ka moshë ky profesion?

-Nuk mendoj se ka moshë, ka të dashur të bukurën dhe sa ambicie ke ti për të ecur përpara.

- Cilat modele me famë botërore janë idhull për ty?

-Naomi Campell, Gisele Bundshen.

dashurinë?

-Dashuria për mua është tre herë respekt, që do të respekt, pastaj jap të njëjtën dhe pastaj o jap shumë dhe s’më kthehet ose e kundërta. Pra për mua dashuria Romeo e Zhuljeta nuk ekziston, sidomos në kohën e sotme. Të dashurosh është diçka e shenjtë por problemi është a të kthehet dhe kë dashuron! - Je supersticioze? - Besoj tek puna dhe intelekti im.

- Po me tatuazhet je e lidhur?

- Më pëlqejnë shumë tatuazhet.

-Motoja nga e cila udhëhiqesh në jetë?

- Të jesh vetvetja dhe ajo mundohem të jem çdo ditë e më shumë që po kalon.

-Cili është për ty mode- li më i mirë i politikanes?

-Hilari klinton por edhe Merkel më pëlqen.

-Si mund ta përshkruash veten me tre fjalë?

- Jam e drejtë, e ciltër dhe natyrë impulsive.

-A e konsideron fat pamjen tënde të këndshme?

- Pikë së pari është gjenetike dhe nuk duhet abuzuar kurrë me ushqimin apo pijet alkoolike. Këto janë kryesoret për të patur një

- Modelingu është po aq i bukur sa edhe i vështirë. Ti vetë ku e sheh të bukurën dhe ku të vështirën?

- Sigurisht që është i bukur por edhe i vështirë sepse në ditët e sotme modelingu është jashtëzakonisht konkurrues dhe ka shumë bërryla.

- Sa arrin të ndjekësh trendet e reja të modës?

- Sipas hapit të kohës. Jam e dhënë sepse në fund të fundit moda është vetë jeta ime.

- Ndërkaq, të gjithë të njohin si modele, por në fakt për çfarë je diplomuar ?

- Unë kam studiuar Inxhineri Gjeomjedisi, në Universitetin e Tiranës.

- A ka një dashuri në jetën e Eridlës?

- Ah, këtu më duhet të them “no coment”.

i mirë sipas teje, cili është?

- Sipas meje, Fjoralba Maliqi.

- Cila është ajo gjë që e vlerëson më shumë tek vetja?

- Ambicia dhe këmbëngulja. Arrij gjithçka që dua.

- Çfarë të lumturon dhe çfarë te nervozon?

- Më bën të lumturia harmonia e familjes time dhe me nervozon shpirtligësia e njerëzve.

-Tre gjëra për të cilat ti vdes ti bësh?

- Moda, shoping dhe ud- hëtimet . - Pjata e preferuar? - Supa me perime dhe specialitetet e detit .

-Çfarë vlerëson tek një njeri dhe çfarë kritikon?

-Tek një njeri vlerësoj pamjen dhe inteligjencën. Kritikoj sjelljen edhe veshjen jo harmonike.

-Ke ndonjë peng në jetë?

-Jo, jam ende e re për të pasur pengje.

-Çfarë është për ty?

-Familja për mua është shumë e shenjtë dhe s’do ta ndërroja me asgjë në botë.

-Kur ndihesh më mirë kur ju thonë jeni simpatike apo jeni inteligjente? -Pak nga të dyja.(Qesh) -Cilat janë planet e tua në sirtar në marrëdhënie me idetë profesionale?

-Planet janë të shumta veçanërisht në ato profesionale do t‘jua tregoj së shpejti kur sapo të nis t’i realizoj. familja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.