Burri im mbante dy gra

Intervista - - HISTORI NGA JETA -

Unë që po ju shkruaj jam Era. Sot do të doja t’ju tregoja historinë e jetës time...

Fati më përplasi me një njeri mosmirënjohës, një njeri që mesa duket hobi i tij është të shkatërrojë jetën e një femre…

Historia ime nisi para pesë vitesh. Një kushërira ime, e cila jetonte në Itali, më ftoi për ditëlindjen e vajzës së saj. Ne ishim rritur si motra dhe unë nuk mund të rrija pa ia plotësuar këtë dëshirë, aq më tepër që ajo më preu dhe biletën. Ata kishin organizuar një darkë me shumë të ftuar, në një lokal në qytetin ku ata jetonin. Aty u njoha dhe me Aliun, ishte një shqiptar nga Kosova. Ai ishte i ftuar në atë darkë festive nga burri i kushërirës time. Si duket ai më pa që në atë ambient unë isha paksa e vetmuar, (sepse të gjithë në muhabet me mua.

-Një vajzë kaq e bukur nuk e meriton të rrijë vetëm, -tha ai, dhe më zgjati dorën duke u prezantuar. Të njëjtën gjë bëra dhe unë. Nga dialekti, kuptova se ishte nga veriu, por më vonë ai më tregoi se ishte nga Kosova. Ndenjëm disa minuta në këmbë duke biseduar, unë herë e kuptoja dhe herë jo, nga dialekti që ai përdorte.

Aliu të krijonte përshtypjen e një njeriu të thjeshtë, ai ishte rreth të dyzetave, kurse unë isha vetëm 27 vjeçe. Ai dukej si i mahnitur nga paraqitja ime, të paktën kështu bënte. Nuk m’i ndante sytë për asnjë moment. Kishte raste që ndjehesha në siklet kur ngrija sytë dhe shikoja që shikimet tona ndesheshin pa e kuptuar. Mendova se gjithçka do përfundonte aty, se se ai bënte, siç bëjnë shumë burra të tjerë, por në fakt nuk ndodhi ashtu. Mbas asaj mbrëmje ai i kishte marrë numrin tim të telefonit që unë kisha në Shqipëri burrit të jonë. Një ditë vjen një SMS në numrin tim te telefonit: “Që nga dita që të pashë, nuk po më hiqesh më nga mendja ime, kam ditë që ty mendoj, fati të solli te unë, dhe ti do jesh e imja në jetë të jetës, Aliu!”.

- lim u mërzita që ai kishte numrin tim, por kur pashë që mesazhet e të ndërroj mendim. Përveç kësaj, ëndërr më shfaqesh ti, çdo femër më duket si ti, nuk mundem të marr dot frymë pa ty, të lutem martohu me mua!”. E gjithë kjo më dukej si tallje, por jo ishte e vërtetë. Një ditë ai më merr në telefon e më thotë:

-Bisedo me prindërit e tu, dhe unë vij që nesër dhe martohem me ty. Për gjithë këtë histori që po më ndodhte, garant më doli burri i kushërirës. Ai e njihte mire Aliun, sepse kishin pesë vjet që punonin bashkë, dhe thoshte se ishte njeri pa vese. Për këtë njeri dija se ai ishte martuar në Itali për dokumentet. Meqenëse edhe unë isha në moshe për t’u martuar, bashkë me prindërit vendosëm që ai të vinte dhe të kërkonte dorën time. Ai erdhi vetëm në familjen tonë duke na thënë se i ati ishte i paralizuar, dhe se e ëma e tij duhet të kujdeset për të. Ne e mirëkuptuam pa e ditur se kjo ishte vetëm një lojë, që ai kishte përgatitur që të më bënte për vete. Çdo gjë u krye si mbas rregullave, ne u martuam me dokumenta, unë shkova në Itali, dhe jeta jonë po ecte në mënyrë normale. Aliu ishte i përkushtuar përpjekjet për të patur fëmijën tonë. Ajo që nuk më pëlqente të Aliu ishte se gjithmonë kur ai shkonte në Kosovë nuk më merrte me vete. Ai rrinte dy javë dhe kthehej. Mbas dy vjet e gjysmë martesë, unë ngela shtatzënë, Aliu ishte në Kosovë dhe mua nuk më durohej deri sa ai të kthehej në Itali. E marr në telefon dhe më del një grua.I them:

-Jam gruaja e Aliut, a mund të komunikoj me të? Ajo qeshi dhe ma ktheu:

-Gruaja e Aliut jam unë moj zonjë, po boll u tallët, tregoni se kush jeni. Mbas atij çasti nuk mbaj mend asnjë gjë, më kujtohet se kisha humbur ndjenjat dhe kisha rënë në mbërdhe, jam përmendur mbas një ore dhe më ka zgjuar zilia e telefonit që nuk pushonte. Ishte Aliu. Nga mënyra se si ai po mundohej të më shpjegonte gjërat kuptova se ajo grua më kishte thënë të vërtetën. Ai më tha se kur të vinte në Itali do më shpjegonte çdo gjë. Po atë natë në mbrëmje më merr dikush në telefon, ishte e njëjta grua që kisha folur më parë. Ajo më mori me telefonin e saj dhe më tha:

- Më dëgjo deri në fund, sot në familje për herë të parë Aliu na tha se është martuar me ty në Itali. Më vjen shumë keq që po ta them, por ti je një viktimë ashtu si dhe unë, -shtoi ajo. Unë po e dëgjoja dhe nuk po i besoja veshëve. Ajo më tha se kishte dhjetë vjet që ata ishin të martuar, por pa dokumenta, (sepse ai duhej të martohej në Itali për të bërë dokumentet, siç kishte ndodhur). Por kulmi i kësaj historie ishte kur ajo më tha se kishin katër fëmijë dhe më i vogli ishte një vjeç, pra e kishin bërë në kohën kur ne ishim të martuar.

Dita që duhet të ishte më e lumtura për mua, u kthye në një ditë zie, gjithë atë dhembje që kalova ndikoi te fëmija dhe po atë ditë unë e dështova atë, pa e formuar mirë. Mbas asaj që më ndodhi, u ktheva menjëherë në familjen time në Shqipëri, e dërrmuar totalisht nga ana psikologjike. Tashmë kam nisur procedurat e divorcit, Aliu ka ardhur disa herë në Shqipëri për të më takuar, por kjo është e kotë. Të gjitha mund t’ia falja, aman, vetëm faktin që ishte martuar me mua dhe vajti bëri përsëri fëmijë me gruan e tij, këtë nuk munda të përtyp dot.

Aliu akoma nuk e di se unë prisja një fëmijë prej tij, por edhe po ta dinte nuk do i bënte përshtypje, sepse ai tashmë ka katër fëmijë. Kurse mua nuk më ka mbetur gjë tjetër veç dhembjes që ai njeri më shkaktoi, dhe një foto e ekos së fëmijës pesë javëshe që - mi kujtim që më ka mbetur nga dita më e lumtur, por dhe më e trishtueshme që do më ndjekë për gjatë gjithë jetës time.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.