Pyetjet e reja

Intervista - - HISTORI NGA JETA -

Do të ndieje të njëjtat gjëra për partnerin tënd nëse ai do të

Nëse nesër i dashuri ose e dashura do ju linte, për çfarë do ju vinte më shumë keq?

Çfarë do ju bezdiste (apo do ju frikësonte) më shumë: të rrinit vetëm apo të dilnit me një njeri për të cilin nuk do ndienit asgjë? Mburreni ndonjëherë para të tjerëve? Pse? jeni të lidhur dhe e doni shumë partnerin tuaj? Cfarë roli ka dashurija dhe çfarë efekti luan në jetën tuaj? Cili është personazhi televiziv që ju pëlqen më shumë dhe pse?

Nëse do kishe një fuqi të mbinatyrshme, çfarë do doje të ishte?

Në cilin drejtim dëshironi t’iu rrjedhë jeta? Në drejtimin e duhur. Albi Në drejtim të pa ditur. Henri Në drejtimin ku dhe unë mendoj. Arben

Do doja të më çonte në drejtim të erës. Enkelejda

Shpresojm që në drejtimin e duhur. Aurelian

Në drejtimin e duhur që më ka caktuar Zoti. Gabriela

Në drejtimin që unë dëshiroj. Lindita

Në drejtim Dardani

Drejtimi i jetës që unë dëshiroj është: të martohem me një mashkull që të më vlerësoj, të bëj fëmijë dhe t ëiki nga Shqipëria. Enxhi

Çdo gjë është e shkruajtur besoj. Maldin të Amerikës.

Cila është gjëja më e rëndësishme për të patur një lidhje të suksesshme?

Respekt, dashuri, mirëkuptim dhe sex e bën një lidhje të suksesshme. Mirjan

Respekt dhe seriozitet. Ar- tan

Gjëja më e rëndësishme për të patur një lidhje të suksesshme është besnikëria. Elvira

Gjëja me më shumë rëndësi për të patur një lidhje të suksesshme është dashuria e sinqertë. Alvaro

Për të patur një lidhje të suksesshme ka shumë rëndësi të paturit besim tek partneri që kemi në krahë. Amantja

Një lidhje që të jetë e suksesshme duhet të ketë patjetër sinqeritet mes partnerëve. Sonila

Lidhja që të ketë sukses duhet të ketë respekt edhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit. Sara

Që një lidhje të jetë e suksesshme duhet që partnerët të mos kenë distancë të madhe mes njeri – tjetrit sepse distanca “e vret dashurinë” pasi partnerët ftohen me njëri-tjetrin nga mungesa e pranisë së partnerit të tyre. Olivia

Për të patur nje lidhje te sukseshme duhet të ketë te- për dashuri edhe respekt mes partnerëve. Anisa

Për të patur një lidhje të gjatë a është e nevojshme që sekretet e lidhjeve të kaluara të mbeten të tilla?

Për të patur dikë për gjithë jetën nuk duhet të ketë sekrete që kanë të bëjnë me të apo me ty por që ndikohet ai. Gentian

Jo, nuk duhet të ketë sekrete. Gianna

S’ka lidhje besoj e kaluara aspak, ai që do të jetoj dashurinë afatgjatë edhe nëse zbulon një sekret të vjetër s’duhet ta përdori kundra partnerit. Asnjëherë s’mund të ecësh para duke parë pas. Mirjan

- hjeve te kaluara te mos tregohen pasi partneri do përpiqet gjithmonë të krahasojë veten e tij me ato që ke patur lidhje më parë. Ermioni

Përderisa quhen”sekrete” mendoj se është më mirë që mos të tregohen pasi mund të ndikojnë negativisht në lidhjen aktuale. Xhuliana

Mendoj se është më mirë që sekretet e lidhjeve të mëparshme t’ia tregojmë partnerit tonë pasi - rit edhe lidhja konsolidohet më tepër. Jerina

Mendoj se është më mirë që të mos mbajmë sekrete në një shumë besim dhe respekt nga partneri ynë. Xhoi

Përderisa është “e kaluar “nuk mendoj se e kaluara duhet treguar deri në çdo sekret sepse tani ajo ka shkuar e cfarë ka vërtet rëndësi është e tashmja dhe e ardhmja. Jugela

Secili ka “sekrete” përsa i përket të kaluarës dhe lidhjeve që ka patur në të shkuarën. Mendoj se e kaluara nuk duhet të ndërhyjë lidhjen e tanishme pasi mund të ndikojë negativisht në lidhjen aktuale. Serjana

Mendoj se duhet treguar çdo gjë që këto sekrete mos t›i dëgjojmë nga një person tjetër pasi mund të lëndoheshim më tepër nëse i dëgjojmë nga dikush

Bukuria vetëm 5 ditë zgjat. Mimoza

Të dytën, se e bukura s’është për ty. Gentian

Do preferoja dikë që është tepër i mençur. Pasi bukuria shkon e vjen ndërsa njeriu na mbetet në fund. Sandri

Do preferoja një partner që është tepër i bukur pasi e kam shumë të rëndësishme paraqitjen e jashtme që të bie në dashuri me dikë. Irdi

Do të doja pak nga të dyja me thënë të drejtën. Pasi dhe mençuria dhe bukuria kanë shumë rëndësi që unë të bie në dashuri me një femër. Silvio

Do të preferoja më shumë një partner të mençur më shumë pasi zgjuarsia është ajo që “të nxjerr në dritë “prej shumë situatave që kalojmë në jetë.

Do të doja më shumë një partner te bukur sesa të mençur pasi ajo ç’ka më tërheq mua më shumë tek partneri im është pa

A keni gënjyer ndonjëherë për të bër të lumtur dikë?

Po, kam gënjyer shumë herë. Gentian

Po, të gjithë gënjejn për të bërë të lumtur dikë. Mirjan

Po kam gënjyer për të bërë të lumtur të dashurën time pasi është shumë xheloze. Joni

Kam gënjyer për arsye se nuk doja që mamaja ime të mërzitej me mua për rezultatet që kisha në provimet e sezonit në shkollë të lartë. Migena

Nuk para kam gënjyer për të bërë të lumtur dikë pasi e urrej gënjeshtrën. Kristi

Njëherë kam gënjyer të dashurën që isha në shtëpi kur ndërkohë kisha dal për kafe vetëm e vetëm që ajo mos të mërzitej me mua dhe mos te bëhej xheloze. Aldo

Njëherë gënjeva shoqen e ngushtë që nuk munda të vija te ditëlindja e saj sepse isha jashtë qytetit që asaj mos t’i mbetej hatri me mua. Lori

Është me e thjeshtë të duash, apo të lejosh dikë të të dojë?

dikë të të dojë. Arben

Të dyja janë të thjeshta. Gentian

Të duash (është më i lumtur ai që nuk pret asgjë nga të tjerët). Sanela

Më e lehtë është të duash sesa të duan. Sepse të falësh dashuri është e thjeshtë ndërsa t’a marrësh është më e vështirë. Rixhi

Një herë po e humbe besimin është shumë e vështirë të vazhdosh prap ta duash si përpara. Gianna

Jo, nuk do mundesha dot kurrë. Arben

Tradhëtia e besimit nuk do të thotë se ndalon së dashuri dikë që ka tradhëtuar besimin tënd por që s’mund të ketë më besimin tënd. S’mund ta besosh më. Gentian

Për ta dashur, ai që ka dashuruar se fshin kollaj, ama për të pranuar faljen obobo mortje. (hahaha) Erlir

Ai që tradhton nuk di të Ndaj nuk do e doja më. Armela

Njerëzit që tradhtojnë janë njerëzit më të pabesë që ekzistojnë për mendimin tim dhe nuk mund ta doja dikë pasi do merrja vesh se më ka tradhëtuar. Arta

Jo sepse është vetëvrasje. Artan

A është e vërtetë që një vështirësi seksuale ose një humbje dëshire do të thotë humbje dashurie?

Në qoftë se në mes të çiftit ka dashuri, nuk do ketë kurrë humbje dëshire. Solinda

Jo, dashuria është hyjnore ndërsa të tjerat trupore. Gentian

Humbja e dëshirës seksuale jo domosdoshmërisht do të thotë se ka humbur dashuria. Vasil

Humbja e dëshirës seksuale ndonjëherë ka lidhje me humbjen e dashurisë për partnerin tonë ndaj dhe kemi vështirësi ne kryerjen e marrëdhënies seksuale me partnerin tonë. Eliza

Jo gjithmonë humbja e dëshirës seksuale ka lidhje me humbjen e dashurisë për partnerin tonë. Kjo humbje dëshire seksuale mund të vijë si pasojë e shumë faktorëve të ndryshëm sikurse janë stresi i shtuar ne jetën tonë të përditshme ose dhe të marrëdhënieve seksuale me partnerin tonë. Stela

Mendoj se mungesa e marrëdhënies seksuale ka shumë lidhje me humbjen e dashurisë për partnerin tonë. Linda

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.