Pyetje për instruktorin Dieta dhe ushqimet për rënien në peshë

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

Përshëndetje instructor, jam një vajzë 23 vjeç, 162 e gjatë dhe 73 kg. Në verë kur kisha fazën e provimeve isha e stresuar dhe më haej shumë bukë ku dhe shtova në peshë. Kam 3 muaj që shkoj në palestër por nuk shoh ndryshim tek vetja. Ju lutem mund të më rekomandoni një diet ushqimore dhe disa ushtrime që unë duhet të bëj për të arritur peshën normale? Faleminderit.

Renato Kurti, instruktor, 0696681688:Përshëndetje, unë lexova shkrimin tuaj dhe shpresoj që këshilla ime të jetë e vlefshme për ju. Shumë persona kanë problem me shtimin në peshë dhe anasjelltas dhe kjo ka të bëj shumë me organizmin, metabolizmin dhe shumë rëndësi ka regjimi stërvitor, ushqimor dhe qetësues i organizmit. Në një kohë të gjatë nuk je ushtruar ose ke pasur probleme me regjimin dhe kjo ka bër që trupi juaj mos të përshtatet me ë tani, si dhe lodhja qe ti i krijon trupit tani në palestër bën që mbas stërvitjes organizmi të kërkoj më tepër ushqim (proteina, vitamina dhe kalçium). Të këshilloj një stërvitje sa më të lehtë. Sa më shumë kardio dhe sa më pak ushtrime force

(domethënë gira dhe pesha). Ushtrimet aerobike (me peshën e trupit dhe me puls deri në 150) janë shumë të dobishme për ty në këto faza të para përgatitore dhe përshtatjeje për trupin dhe Të sugjeroj shumë lëvizje gjimnastikore (të udhëzuara nga instruktori palestrës ose ekipi ku ti stërvitesh) pompa toke të lehta për këmbë dhe duar (në seri të vogla) që muskujt të forcohen në mënyrë konstante dhe të shë energji të mjaftueshme për trupin. Nuk të rekomandoj pesha të renda ose masivitet në Stërvitja të jetë diku tek 45 minuta + 15 minuta e fundit me muskuj barku dhe sa më shumë streçing. Minimumi 3 herë në javë dhe maksimumi 5 shumë e rëndësishme është edhe bërja e një vrapimi të gjatë dhe pa shumë intesitet të paktën një herë në javë (në ajër të pastër, jashtë qytetit). Gjatë kësaj kohe dieta ushqimore duhet të jetë shumë e rregullt, me shumë vakte (minimumi 5) me pak ushqim por të pasur me fruta, perime, zarzavate dhe mish të bardhë e të kuq. Duke evituar brumërat e tepërta si dhe pijet, ushqimet që përmbajnë shumë sheqer. Gjumi është pjesë shumë kryesore në funksionimin e qëndrueshëm të organizmit. Gjumi i natës minimumi 7 orë dhe gjithmonë pas shkollës, punës ose lodhjes, një pushim të paktën 2 orë - do jetë i kënaqshëm për ty.

I dashur shef Miri, unë që po ju shkruaj këtë mesazh dhe kërkesë jam nëna e një djali të moshës 26-vjeçare që quhet Fatjon dhe jemi pothuajse klientë të rregullt restorantit “Il Tipico”. Fatjoni ka provuar dhe i ka pëlqyer shumë ftonjt të shoqëruar me akullore dhe më lutet çdo ditë t’iu shkruaj që të më tregoni si mund t’i gatuaj në shtëpi ose të paktën të mundohem. Me respekt Majlinda

Përgjigjet Shef Miri i Restorant Il Tipico, 0689049531:- E dashur Teuta, duke të falendëruar për mesazhin drejtuar gazetës dhe mua, të them të drejtën, ndihemi shumë të vlerësuar që djali juaj ka pëlqyer gatimet e “Il Tipico”-s. Ftua e shoqëruar me akullore është një ëmbëlsirë mjaft e preferuar në lokalin tone. Për ta bërë atë duhen këta përbërës: Ftonj 2kg, kanellë 5-7 shkopinj, ujë 1litër, akullore.

Për të përgatitur ftuan ë i ndajm në gjysëm, i pastrojmë nga farat dhe pjesët e bishtit, pas ii kemi pastruar në një tavë vendosim ftojt, i shtojmë sheqerin, kanellën dhe ujin. I pjekim në furrë për 1 orë e 30 minuta në temperaturën 200 gradë. Duhet pasur kujdes që të krijohet një pjekje sa më e mirë, çdo rreth 20 minuta duhet ti klthejm nga njëra anë në tjetrën. Shoqërohen me një kupë akullore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.