Mes gazetares dhe psikologes...

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

Është me profesión psikologe dhe emri i saj për lexuesit e gazetës Intervista, nuk është pak i njohur por tashmë do njihet edhe si gazetare dhe moderatore. Lorela Garuli, ajo së cilës lexuesit tani i drejtohen me problemet e tyre personale, duke gjetur edhe mundësinë e një vendrrëfimi ku janë të lirshëm për të treguar gjithçka. Përveç kësaj, ajo ka kohë që po përgatit një emisión, të cilin do ta sjellë në jetë në datën 8 shkurt, me puntatën e parë. Titullohet “Humanum” dhe për këtë do të na tregojë vetë Lorela…!

Fabjola Kuburi:Lorela, një psikologe me profesion që ka një emision të sajin, na trego pak më shumë! Nga e more spunton për të bërë një emision për njerëzit, pse ky titull “Humanum”?

Lorela Garuli: e vërtetë, me profesion jam psikologe, por media dhe televizioni ka qenë pjesë e pasioneve të mia që prej fëmijërisë. Emisioni “Humanum” do të vijë në ekran si një format i veçantë, duke qenë se ka në fokus trajtimin e temave sociale e psikolo në mënyrë të tillë që e ka rëndësinë dhe theksin tek shpjegimi i sjelljes njerëzore, fenoemeneve psikologjike, qoftë atyre të përditshme, por dhe dukurive më specifike. Emri i programit, “Huma- num”, është një fjalë që vjen nga gjuha latine dhe do të thotë “njerëzor”. qëllim, por për të përfaqësuar atë që emisioni synon, anën njerëzore të dukurive e ngjarjeve jetësore. Ideja për të realizuar një format të tillë ka ardhur dhe si rrjedhojë e faktit se në kontekstin social shqiptar ka shumë ngjarje që shprehin shpesh nevojën e psikologut në jetën e qytetarit. Për këtë arsye, një qëllim tjetër i Humanum do të jetë që jo vetëm të informojë, por mbi të gjitha të ndërgjegjësojë dhe të përcjellë mesazhe, duke hedhur dritë mbi cështje që në të përditshmen tonë i anashkalojmë.

- Ku mund të të ndjekim me këtë emision?

“Humanum” do të transmetohet të mërkurave në Channel One në orën 20.00. Përbëhet nga dy pjesë; e para është në variant dokumentari ku ndërthuren intervistat në terren të rasteve e personave që sjellin përvojën e tyre, për të pasqyruar sa më mirë fenomenin real e të vërtetë. Ndërsa në pjesën e dytë do të zhvillohet një bisedë në studio me një ekspert, profesionist apo personazh të njohur.

- Si e shikon në prizmin e psikologes gjendjen emocionale, jetësore të njerëzve në Shqipëri? Po në atë të gazetares, sepse si autore e emisionit tanimë të është dashur të bësh edhe ga- zetaren?

- Sigurisht, çdo puntatë e “Humanum” vjen pas një hulumtimi paraprak. Mund të them që ka interes për tematika të tilla. Në realitetin tonë ka shpesh momente krizash, apo më mirë të themi, çaste luhatjeje apo brishtësie psikologjike, kështu që në këto raste përpiqem të ruaj ekuilibrat mes të qënit psikologe dhe profilit gazetaresk, duke qenë përherë etike.

- Përpos këtyre, di që ke në dorë edhe një libër, apo jo?

- Po, së shpejti botohet. - terpretimin e vizatimeve të fëmijëve, që i shërben profesionistëve që punojnë me fëmijët, prindërve e njëkohësisht edhe studentëve. Vizatimi bashkë me lojën, janë dy nga mënyrat kryesore me anë të të cilave punohet me fëmijët e vegjël, jo vetëm si aktivitete argëtuese por mbi të gjitha për të kuptuar aspekte të personalitetit të tyre. Libri përmban shpjegimet përkatëse për disa nga vizatimet kryesore që bëjnë fëmijët, vizatimi i vetes, shtëpisë, familjes.

- Lorela, ne të gazetës Intervista kemi disa kohë që bashkëpunojmë me ty. Në redaksinë tonë vijnë letra nga më të ndryshmet. Çfarë mendon në momentin e parë që lexon letrën e ardhur që kërkon ndihmë psikologjike prej teje?

- Mendoj t’i kthej përgjigje sa më të plotë, të saktë, profesioniste dhe ndihmuese. Ndonjëherë më është dashur të rihap edhe tekstet universitare. Mbi të gjitha përpiqem të tregoj takt dhe kujdes, pasi rastet janë nga më të ndryshmet. kur shoh që njerëzit përherë e më shumë po ndërgjegjësohen mbi rëndësinë e psikologut në jetën e tyre dhe e kërkojnë atë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.