Si të shpëtoj nga frika e errësirës?

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

Përshëndetje e dashur psikologe, jam një vajzë 22 vjeçë dhe dua të tregoj atë që mua më shqetëson. Kam dy vjet që kam ardhur në Tiranë për të kryer studimet dhe jetoj vetëm. Sa herë shtrihem të sepse errësira më tmerron. Shpeshherë më ndodh që të më dalë gjumi natën ose të dua të shkoj në tualet dhe nuk mundem dot të çohem sepse kam frikë. Nuk e di pse më ndodh kjo dhe çfarë mund të bëj për ta hequr? Një frikë të tillë e ka dhe mbesa ime që është 4 vjeçe. Mos e kemi gjë në gen? Lela

Lorela Garuli, psikologe, email lorela_garuli@ hotmail.com:

- Frika nga errësira ose siç quhet ndryshe edhe Niktofobia është një fobi e cila mund të çrregullojë procesin e mendimit kur një person ndodhet në errësirë totale. Studiues të shumtë thonë se mbi të gjitha, ato për të cilat ne frikësohemi nga nata janë thjeshtë paramendime dhe krijime të trurit tonë, dhe se asgjë nuk ndodh me të vërtetë, dhe se përveç ndërrimit të ngjyrës dhe “dritshmërisë” nuk dallon për asgjë tjetër dita nga nata. Pra me një fjalë, të gjitha ato “zhurma”, etj. që i shohim gjatë natës, i shohim edhe gjatë ditës, por thjesht mendja jonë gjatë natës i hiperbolizon ato dhe kështu neve na krijohet një bindje apo një frikë e madhe. Një numër tjetër jo i vogël i studiuesve, beson se ato që neve na duken se po ndodhin gjatë natës, ndodhin me të vërtetë, dhe se këto nuk janë paramendime, por nata ka “një fuqi në vete” që i garanton “të gjitha krijesave” që kanë qëllime të këqija, lehtësim në punën e tyre. Një numër tjetër jo i vogël i studiuesve, beson se ato që neve na duken se po ndodhin gjatë natës, ndodhin me të vërtetë, dhe se këto nuk janë paramendime, por nata ka “një fuqi në vete” që i garanton “të gjitha krijesave” që kanë qëllime të këqija, lehtësim në punën e tyre. Një gjë është e sigurt – nata është koha perfekte për kriminelët, hajdutët, etj. dhe për të gjithë njerëzit, (e jo të gjitha krijesat), që kanë qëllime të këqija. Nëse fobia bëhet shumë e ashpër një person detyrohet të organizojë jetën në mëyrë të tillë që të shmangë do element që atij/asaj i shton ankth, si edhe do të limitoj në maksimum veprimtarinë ditore e cila nga ana tjetër mund të sjell shumë dhimbje emocionale. Studimet mbi fobite, konkretisht mbi atë të errësisrës, tregojne se në numrin më të madh të rasteve, personat që zhvillojnë fobi në një moment të caktuar të jetës kanë në historinë e jetës së tyre trauma të vogla apo të mëdha, momente kur mund të jetë venë në rrezik jeta, apo identiteti personal, vlerësimi për veten, situata në të cilat personi mund të jetë ndjerë i turpëruar, zhgënjyer, braktisur, refuzuar. Përsa i përket mbesës tuaj të vogël, edhe tek fëmijët është nornale që të kenë frikë errësirën edhe pse gjenetika luan një rol të vecantë- ekzistojnë evidence se disa persona kanë lindur me një tendencë për të qenë më të friksuar/shqetësuar se të tjerët.

Frika është një pjesë krejtësisht normale e jetës për të gjithë ne, duke përfshirë edhe fëmijët tanë. Ajo zako - çka të re, të ndryshme dhe të panjohur.

Në jetën e fëmijëve kjo ndodh në baza ditore, prandaj frika ka gjasa të mëdha ta marrë përsipër jetën e fëmijës, sidomos gjatë natës. Frika nga errësira zakonisht ndodh gjatë periudhës së jetës kur fëmija është mjaft i madh sa ta ketë ndjenjën për imagjinaren.

Kjo zakonisht ndodh gjatë periudhës 2-3 vjeçare, kur fëmijët janë mjaft të mëdhenj të fantazojnë, por jo edhe mjaft të aftë për ta dalluar realitetin nga fantazia. Për këtë arsye, hija e dollapit ose perdeve në cep të dhomës në sytë e fëmijëve shumë lehtë bëhet një përbindësh trekokësh.

Çfarë e shkakton frikën e fëmijëve?Në shumicën e rasteve është ndikimi i televizionit dhe kompjuterëve. Skenat dhe tingujt në televizion simulojnë trurin e fëmijëve duke i ekspozuar fëmijët ndaj gjërave të cilat për të rriturit nuk janë të tmerrshme, por për fëmijët mund të jenë të frikshme.

Kushtoni vëmendje të gjitha gjërave që i shikon fëmija juaj madje edhe kur bëhet të animuar për fëmijët, të cilët mund jenë të papërshtatshëm. Kujtoni vetëm përrallat e frikshme që janë plot me shtriga dhe përbindësha, të cilat shumica e prindërve ua lexojnë fëmijëve të tyre para gjumit.

Shkaktarë të frikës mund të jenë edhe vetë prindërit të cilët pa vetëdije ua fusin frikën fëmijëve me fjalët e tyre, dhe kështu fëmijët të cilët ditën bëhen sikur janë të patrembur natën bëhen të frikësuar. “Bëhu i mirë ose do të vijë lugati” është ajo që e kemi dëgjuar të gjithë të paktën një herë, dhe pastaj është edhe frikësimi me ujkun, luanin, njerëzit e huaj, policët etj.

- sohet shumë, bisedoni me të me respekt dhe mirëkuptim, dhe në asnjë mënyrë mos e nënçmoni frikën e fëmijës. Nëse ju merreni në komunikim nga lindja e fëmijës suaj atëherë edhe biseda për frikën nuk do të duhej të jetë ndonjë problem.

Mos i thoni fëmijës se frika është marrëzi dhe se nuk ka arsye të frikësohet, sepse në këtë mënyrë mund të shkaktoni tek fëmijët ndjenjën e turpit dhe fajit.

Merruni seriozisht, por në mënyrë të moderuar, mos e teproni dhe mos e zmadhoni problemin. Dëgjojeni me kujdes fëmijën dhe afrojani ndjenjën e sigurisë. Emërojeni frikën dhe sqarojani fëmijës se është krejt normale që të ketë frikë, ndihmojeni të kuptojë dhe do shikoni sesi me frikë nga errësira.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.