Këshilla organizimi bazuar në shenjat e horoskopit

Intervista - - POSTA -

Ju pëlqen të pastroni shtëpinë? Apo keni frikë prej kësaj? Mbase faji është i yjeve! Ja disa këshilla të vlefshme si të rregulloni dhe pastroni shtëpinë, bazuar në shenjën tuaj të horoskopit.

Peshorja Peshoret artistike nuk janë shumë të dhënë pas organizimit dhe pastrimit. Motivimi i tyre i vetëm është një vizitë nga dikush, ose një kërkesë nga partneri/ ja. Megjithatë, ata janë përgjedhës përsa i përket mjeteve që përdorin dhe u pëlqen të kenë epërsi ndaj të tjerëve në këtë fushë. Përpiquni të nxisni “pasionin” tuaj për pastrim me gaxhete të kohës së fundit. Akrepi Një Akrep nuk i merr gjërat lehtshëm, edhe kur bëhet fjalë për pastrimin. Ata e bëjnë këtë punë me një dedikim si askush tjetër. Me dëshirën për të bërë një punë të përkryer, ata mund të vazhdojnë me orë të tëra. Sugjerohet që ata të bëjnë pushime të shkurtra herë pas here dhe ta marrin shtruar. Shigjetari Shigjetarët janë perfeksionistë kur bëhet fjalë për organizim dhe e kanë për krenari t’ua dalin mbanë vetë punëve të përditshme. Ata e bëjnë rregullisht këtë punë dhe rrallë grumbullojnë parregullsitë dhe pisllëkun në shtëpinë e tyre. Me dëshirën që kanë për të udhëtuar, ata zakonisht kanë një ton me suvenire. Për ta bërë jetën e tyre edhe më të organizuar, ata duhet të caktojnë një vend të veçantë për të ruajtur gjithë suveniret. Bricjapi Bricjapi praktik është i shkëlqyer për të organizuar dhe ua shpërndarë punën të tjerëve. Kjo gjë është praktike edhe gjatë pastrimit gjeneral të shtëpisë. Bëni gati një listë dhe caktojini një punë të ndryshme secilit pjesëtar të familjes, por mbani për vete punët e preferuara. Ujori Rigorozë ku bëhet fjalë për pastrimin, Ujorët rrallë i bëjnë bisht kësaj punë. Megjithatë, njerëzit e lindur në këtë shenjë kanë tendencë të zbatojnë të njëjtën teknike për vite. Ujorët rrallë e ndryshojnë rutinën dhe metodën e tyre, gjë që do t’i ndihmonte për të mos rënë në një cikël mërzie dhe monotonie. Peshqit Njerëzit e lindur në këtë shenjë nuk e konsiderojnë me deomos pastrimin si pjesë të jetës së përditshme dhe rrallë bëjnë përpjekje në këtë drejtim. Ditën që e kanë lënë për pastrim zakonisht bëjnë llafe dhe ankohen. Rregullojeni këtë dhe ngrini humorin tuaj duke porositur ushqim të mirë dhe vënë muzikë, duke e shpërblyer veten herë pas here.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.