Blendi Klosi: Ideator i grabitjeve është Erion Veliaj

Intervista - - HUMOR -

bëhet ajo punë. Shkova vetë, që thua ti, e pashë atë vendin e ngjarjes ku u vodhën paratë. Hajde, hajde, punë të mirë kishin bërë. Asnjë i vrarë. Ne si qeveri e kemi ulur numrin e të vrarëve, se ata që marrin paratë, i marrin me delikatesë, pa shkaktuar viktima.

-Po tjetër shoku Klosi?

-Lere se më iku mendja. I kishin bërë një të sharruar atij furgonit, që o zot ç’të të them. Ta kisha takuar atë djalin që e kishte bërë, do e merrja ta vija drejtor në ndonjë shkollë profesionale. Në - shte marrë pjesë Taulant Balla në grabitje... -Përse ju erdhi kjo ide? -Po ai është bërë mjeshtër në përdorimin e sharres, ndaj. S’ka lënë pyll më Librazhd pa prerë. Në ë sopatë, tani e ka lënë sopatën druvari. -Paskeni kunj më Ballën? -Jo, mo, ç’ne Kaso. Por të drjetën thashë. Druvar. Madje edhe ne si të tillë e përdorim kur duam të godasim Saliun.

-Në kohën e Berishës, me thëmë të drejtën, nuk kishte kaq grabitje?

- Po më kohën e tij, shkonte Argita si zonjë e rëndë, bënte ndonjë konsultë politiko-juridike për bankat. Me atë rast merret ndonjë thes me para. Thjesht ne kemi zgjedhur strategji tjetër. -Kush e ka zgjedhur? -Kjo përbën sekret partiak, Kaso. Jo të ç’vutë re në vendngjarje, gjitha thuhen. Unë di të të them që nga kjo mersele humbet Saimir Tahiri më vonë.

-Si humbet? Mund të ma shpjegoni se mbeta aguridhe dhe këto të thellat nuk i kuptoj, zoti Klosi.

- Eh, mor Kaso, që s’kupton fare. Ja, ku po ta them. Ideatori i këtyre të ashtuquajturave grabitje të parave është lali Eri.

-Lali Eri! Erion Veliaj dmth! Po ky qenka lajm ekskluzivisht për mua. Po ma shpjegoni pak më thellë, ju lutem.

- Ishte ide e lali Erit të bëheshin këto. Këtë ide ja tha Ramës. - Çfarë i tha? -I tha pra që kemi zgjedhjet. Arkën e partisë e kemi bosh, ndërkohë që LSI e ka të fryrë. Ndaj të marrim lekë nga bankat, i tha. Me këtë veprim lali Eri vret dy zogj. Kupton?

-Më duket se po më zë makina. Asgjë nuk kuptova. M’u bë koka dhallë.

-Dëgjo o aguridhe, dëgjo. Zogu i parë është që Rama mendon që lali Eri mendon për arkën e partisë. Zogu i dytë që vret është Saimir Tahiri. Nesër kur të hidhet në sulm lali Eri për të marrë partinë, do ta godasë Saimirin duke i thënë që ti ke qënë i paaftë të ruaje lekët e bankave, jo më të bëhesh i pari i vendit. Kupton?

-Uuueee, po paskan qenë të thella këto punë. Po mirë, kaq teveqel është Saimiri që nuk e kupton që po e hanë pas shpine?!

-Po ai nuk shikon para shpine, jo më pas shpine o Kaso. Ai është më keq se zonja Nikolla, që e ha bukën e qeverisë kot.

-Zonja Nikolla e ha bukën e qeverisë kot?! Çudi...

-Po, pra, kot e ha. Ç’na duhet Ministria e saj dhe ç›u duhet njerëzve arsimi i përgjithshëm! Këtu me arsim profesional, që varet nga unë, e kanë mbetur njerëzit rrugëve pa punë. Jo më ata me gjimnaz.

-Po ju keni thënë që janë hapur 300 mijë vende pune, zoti Klosi?

-Ç’të them në publik unë?! Ore neve po të kemi hapur 10 mijë vende pune, jemi të parët.

-Tani po shkoni të shikoni “Partizanin” më thatë. Ju kam parë shpesh në stadium...

-E kam zakon që nga fëmijëria Kaso, s’heq dot dorë. Pastaj s’kam ç’bëj. Objektivin për të punësuar 300 mijë vende pune e kam kapur.

-Do e marrim kampionatin këtë sezon, mendoni?

- Nuk i dihet, Kaso. E mban mend si e lanë Ramën vjet në Vlorë. Si m.. në shi e lanë. As pyëti fare ai donatori i Skenderbeut që në stadium ishte Kryeministri. E kishte qepur rezultatin me lojtarët kumdërshtarë. Ore në këtë vend gjithçka blihet Kaso. Pa blerë ndeshje, s’bëhet gjë. Tani më ler të marrë një sy gjumë sa të arrijmë në stadium, se kam gjithë natën pa gjumë. Ndoqa tv se si kishin marrë paratë në Rinas… Bisedoi me shaka Kaso KOSA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.