Eli Fara: Limiti i dashurisë

Intervista - - MUZIKË -

U nisa shumë herë të shkruaja një prolog për intervistën që realizova me një emër kaq të madh si Eli Fara por nuk gjeja dot fjalë aq të mëdha sa për të përshkruar takimin dhe bashkëbisedimin tonë që mori trajtën e intervistës. E buzëqeshur, e dashur, me një ë mirësinë që e kam ndjerë tek shumë pak personazhe dhe që sinqerisht është shembull si jetën profesionale ashtu edhe në atë individuale. Eli Fara, vjen me “Akoma” këtë herë një bashkëpunim mes saj dhe djemve të Revolt Klan…!

Fabjola Kuburi:- Eli, pavarësisht se ke shumë vite në skenë, çfarë emocionesh përjeton kur sjell diçka të re në muzikë?

Eli Fara:- Nga të gjtiha punët që bëjmë, në koncerte, aktivitete ftesa që kemi , pjesa që më pëlqen më shumë është kur krijoj dhe sjell diçka të re në publik, kjo është ajo që më sjell sodisfaksionin më të madh -Si u gjete me Revolt Klan? -U gjetëm rrugës duke ecur. (qesh). Unë të them të vërtetën, përtej shakasë, i kam ndjekur dhe i kam simpatizuar dhe pëlqyer në atë që sillnin për publikun dhe pastaj ata më gjetën mua dhe kështu u realizua dhe kënga që sapo ka ardhur për publikun.

-E ke ndjerë suksesin e menjëhershëm të kësaj kënge?

-Absolutisht po. Gjithmonë mendojmë që po bëjmë gjëra të bukura dhe se do priten mirë nga publiku por ndonjëherë edhe suprizohesh nga publiku dhe gjen mikpritje dhe reagim të menjëhershëm.

-E keni titulluar “Akoma” pse zgjodhët këtë titull?

- Nuk e zgjodha unë por ai që thurri këto vargje Florian Zyka… (Buzëqesh)

- Je shquar për një përzemërsi të skajshme për baladat, si u përshtate me Revolt Klan?

- Po të themi që edhe kjo këngë, pavarsisht se ka ritëm, përsëri në frymën e baladës është kështu që brënda përzemërsisë time të skajshme jam. (Buzëqesh)

- Si do i përshkruaje dy djemtë e Revolt Klan, profesionalisht dhe personalisht?

- Në anën profesionale shumë të përgatitur, korrektë dhe në këtë drejtim u puqëm bashkë sepse edhe unë kur bëhet fjalë për krijimtari dua që të jetë çdo gjë e kuruar në detaj, dua të çoj çdo gjë në fund dhe ti bëhet yzmeti. Shumë profesionistë. Në anën personale janë shumë simpatikë më duken dhe shumë të edukuar. Ishte kënaqësi të punoja me ta.

-Si ndihesh kur i këndon dashurisë?

-Kur i këndoj dashurisë është diçka që sjell emocion, është intime, gjithsecili gjen veten. Është romantike çdo këngë dashurie që këndohet, por duhet të jesh edhe vetë pak aretic dhe intim që t’i ndjesh këto këngë, nuk mendon kështu edhe ti?

- Si korçarkë që je, serenatën e parë ia ke kënduar dikujt, apo dikush të ka kënduar ty një të tillë?

-Në fakt, unë u martova shumë e re por besoj që më kanë kënduar serenata, në shkollë të mesme kur bënim provat ata djemkat korçarë që bënin për koncerte të ndryshme dhe festival. Nga ata i dëgjoja këto këngë, i dashurova këto këngë, sepse këndonin këngë të vjetra që nuk i dinim dhe unë i kam sjellë më vonë ato serenata.

- Eli, kur e ke ndjerë tamam peshën e fames, kur i ke thënë vetes “Eli tani je e famshme”?

- Të them të vërtetën unë famën e kam krijuar që herët, që do të thotë kam qenë shumë e re kur kam marrë pjesë në festivalin e Gjirokastrës, kam qenë 16 vjeçe, më përkëdhelnin të gjithë si të isha ndonjë mrekulli, gjë të cilës un nuk i kushtoja shumë rëndësi, pastaj në 1988 me këngën “Qeraxhiu” dhe në 1989 me “Mbrëmjet e Muzikës Popullore”. Nuk është se e shijova famën sepse isha shumë e re për t’ja besuar dhe ditur rëndësinë, ende nuk e dija çfarë dontë të thoshte të jesh e famshme, por di që unë doja muzikën dhe vazhdoja të bëja punën time.

- Si mendon, si krijohet sot fama?

-Varet, ka famë të përkohshme dhe të përjetshme. Nëse do famë të përkohshme mund të bësh gjëra të lehta për të arritur një vëmend ë. Nëse nuk e ke mendjen tek fama por do të punosh dhe të arrish gjëra që ti ke synim atëherë fama do të vijë tek ty.

-Sa e vështirë ka qenë për ty të jesh nënë, por edhe artiste, që është aty ku publiku e do?

-Është e shumë e vështirë, nuk është aq e lehtë sa duket, më shumë për shkak të largësive sepse ky është një profesion që të çon sa andej-këndej, nuk është si një punë me një orar standard dhe të

-Me vajzën,Marinë dukeni si dy shoqe. Si është komunikimi yt me të?

-Komunikimi im me të është si çdo komunikim tjetër nënë e bijë.

- A është vajza jote një mbështetje për ty? Ia beson gjërat asaj?

-Është mbështetje në shpirtërore, kemi njëra-tjetrën, ë bën atë zhurmën pa të cilën unë nuk do rrija dot.(Buzëqesh)

-Eli, ti ka vite që je e pajisur dhe me pasaportën amerikane. Si ndjehesh si qytetare e vendit më të fuqishëm në botë?

-Të jep mjaft komoditet të jashtëzakonshëm, të jep një qetësi dhe siguri që të krijon një ndjesi shumë të mirë.

-Në muzikë tashmë ka shumë këngëtarë dhe këngëtare. Flitet se mes këngëtareve ka shumë xhelozi. A ka Eli xhelozi?

- As e kam mendjen atje fare. Sinqerisht, është një çështje që nga unë ka vëmendje zero.

-Kam dëgjuar që ke një garderobë që ç’të të them….??

-Ashtu është, ç’të të them. (Qesh) Duhet të blej edhe një apartament tjetër ngjitur që të vë gjithë rrobat e mia.

-Ka shumë këngëtare që s’kanë asgjë të përbashkët me këngën, por megjithatë janë të pëlqyeshme nëpër skena, si shpjegohet kjo?

- Nuk e di, nuk merrem me atë pjesë.

- Kam e kompletuar sa je, ar po e po, femër në karrierë, A ke menduar të merresh me politikë, apo më mirë të themi a e kë menduar veten ndonjëherë deputete?

-Jo, as nuk kam asnjë lidhje me politkën as më shkon mendja të behëm deputete.

- Kur bën “llogaritë” në jetën tënde, ndihesh më shumë e lumtur apo e lodhur?

- Joo, është ende herët për të bërë llogaritë akoma të bëj llogari.

- Të shqetësojnë thashethemet?Ke dëgjuar shumë të tilla?

-Ndonjëherë, kur janë pa lidhje. Nuk duhet t’u kushtosh vëmendje por që edhe të bëjnë përshtypje.

-Eli, pa dashur të ndërhyj në privatësi duket sikur gjithë dashuria jote është drejtuar drejt muzikës dhe vajzës. Duket sikur po e shmang dashurinë e një femre për një mashkull…!

-Nuk është se po e shmang dashurinë e një femre ndaj një mashkulli por me kalimin e viteve bëhesh selective dhe kur bëhesh selektive nuk gjen asgjë. (Qesh) - A ka një limit dashuria? - Ka, sigurisht që ka një limit dhe është tek respekti ndaj vetes.

- Si do ta mbyllim këtë intervistë?

- Ishte një eksperiencë shumë e bukur me projektin që sollëm me Revolt Klan dhe që kënga të pëlqehet. Besoj tek publiku im.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.