Kanita: Ja kush më solli fat

Intervista - - MUZIKË -

Të gjithë e mbajnë mend Kanitën e vogël në “X Factor” ajo bukuroshja që ra në sy tek i gjithë publiku që e ndoqi. Ajo tashmë ka sjellë këngë të sajat në treg dhe ka arritur të jetë pjesë e një produksioni ndërkombëtar duke shpërndarë në të gjithë botën talentin e saj. Suksese si të Kanitës meritojnë vëmendje dhe në I kushtuam vëmendjen e duhur!

Fabjola Kuburi:- Kanitë, na ke munguar! Çfarë ka bërë ekrani? Na trego pak për këtë lajmin e fundit që ka bërë, si arrite të jesh pjesë e një labeli ndërkombëtar?

Kanita:- Është e vërtetë që kam munguar por jam pak më shumë e angazhuar. Tani jam viti parë në shkollën e muzikës dhe kam pak më tepër angazhime. Pasi lançova këngën e fundit dhe u pëlqye shumë nga publiku të cilën e punuam me një produksion nga Franca, Nabbo e cila u prit mjaft mirë ku producioni “Heaven” ishte interesuar për këngën që të bëjmë një kontratë së bashku dhe ishin të interesuar që këngës ti bëjmë edhe një publicitet ndërkombëtar.

- Si erdhi në rezultatin përfundimtar i “Don’t let me go” dhe pse prite kaq gjatë për ta sjellë për publikun?

- Edhe pse unë nuk jam ndalur së punuari edhe nuk do të ndalem sepse këngën e kam në shpirt. Kënga “Don’t let me go” është punuar me shumë përkushtim dhe mendoj që ka dal ashtu siç kam pritur ngaqë më pelqen ritmi dhe stili i këngës. - Në përgjithësi, këngët që publikohen ngjajnë me njëra-tjetrën. Klipet, po ashtu! Çfarë beson se ke bërë ndryshe në këtë këngë? Diçka që s’e kanë bërë të tjerët…?

- Këngët nuk ngjajnë me njëra-tjetrën, të miat të paktën jo, sepse secila këngë ka zhanrin e vet, por kjo këngë është me zhanrin Deep House, stili i muzikës i cili këtu tek ne dëgjohet më pak. - Ndërkohë që ti sjell klipe në treg, lidh kontrata me labele ndërkombëtare e të tjera si këto. Çfarë bën kur nuk merresh me to?

- Kohën e kam shumë të ngarkuar, kam shumë aktivitete, si në shkollë ashtu edhe në sport sepse merrem me edhe dal me shoqet.

- Kur ke qenë gati, ose e ke ndjerë veten gati të bëhesh personazh publik?

- Që kur kam qenë e vogël kam marr pjesë në emisione të ndryshme televizive dhe që atëherë më kanë lënë përshtypje televizionet dhe gjithonë kam patur dëshirë të jem pjesë e tyre.

- Kush nga femrat shqiptare që kanë bërë emër të pëlqen?

- Të gjitha më pëlqejnë dhe nuk do kisha dashur të veçoj sepse secila dallohet me talentin e vet. - Me kë mendon se ke ngjashmëri në stilin e të interpretuarit apo nuk do të kesh ngjashmëri me askënd?

- Unë e adhuroj Beyoncen por prapë se prapë gjithmonë mundohem të jem vetvetja. - Nëse do ishe në një skenë me një këngëtar/e të skenave botërore, çfarë do kishte ndodhur në skenë?

- “Rrëmujë” (Qesh) - Një bashkëpunim me cilin këngëtar do ishte me vlerë?

-E veçanta ime, do kisha thënë është që unë dëgjoj shumë zhanre të muzikës dhe i dashuroj këngët e Ella Fitzgerald, Etta James por s’mund ta mohoj faktin që Beyonce do të ishte ajo që më vjen në kokë. - Çfarë të josh më tepër nga bota e spektaklit?

- Skena, audienca, fansat janë të gjithë ato që më motivojnë. - Do doje të ndryshoje diçka në pamjen tënde?

- Jam ende e re të mendoj për këto ndryshime por mendoj që nuk kam nevojë sepse më pëlqen edhe kështu siç jam. sjellë shumë fat. - Po në karakterin tënd, çfarë nuk të pëlqen?

-Jam pak një person i mbyllur, kokëfortë dhe më pëlqen të rri vetëm e të eksperimentoj me idetë e mia e nga ndonjëherë madhësi që ska fare të bëj me të. - Në thelb, ti bën muzikë për ve- ten, apo për të tjerët?

- Pikë së pari muzikën e bëj për dëshirën time dhe gjithmonë mundohem ta shpreh atë që ndjej, pastaj pjesa tjetër është publiku. - Ç’mendon për skandalet që shoqërojnë këngëtaret në përgjithësi?

- Skandalet në industrinë e shoëbizit janë shumë normale nga vet fakti që je fytyrë publike. Ti je nën vëzhgimin e njerëzve ngaqë ato duhet të dinë më tepër rreth mënyrës tënde të jetesës por që s’do kisha patur dëshirë të jem pjesë e skandaleve sepse atë që publiku do të di unë jam gjithmonë jam gati për t’ia treguar. - Për çfarë mendon më shumë një këngëtare si Kanita?

- Një këngëtare si unë mendon shumë (qesh). Unë mendoj për shumë gjëra të jetës por kur jemi tek pjesa e muzikës padyshim që s’do ndalem së punuari deri kur të arrij aty ku dua unë. - Sa herë e shikon veten në pasqyrë?

- Sa herë që kam nevojë. - Ëndërron vetëm në gjumë, apo dhe me sy hapur?

- Nuk jetoj me ëndrra, ëndrrat i shoh në gjumë por në jetën reale punoj për të bërë realitet. - Kujt ia tregon gjërat e tua?

- Gjërat e mia ia tregoj motrave, jam me fat që kam motra më të mëdha me të cilat mund të diskutoj çdo çështje. - Thjesht duke të parë në prezantimet e tua në televizion, më jep përshtypjen e një vajze të guximshme dhe të fortë. Çfarë tjetër të karakterizon?

- Unë gjithmonë jam vetvetja edhe para kamerave edhe në jetën e përditshme. Mendoj se kjo është ajo më karakterizon. - Çfarë tjetër duhet të dimë për ty?

- Deri tani e gjithë ajo që duhet ditur besoj që u përmblodh në këto pyetje që u përgjigja. - Pas disa vitesh në skenë, personazhet e njohur zakonisht vendosin të hapin biznesin e tyre. Cili do ishte biznesi yt?

- Jam adhuruese e makeupit edhe pse nuk përdor shumë sepse mendoj që nuk dukem mirë por gjithsesi e preferoj. - Thonë që jeta e këngëtareve është shumë qejf! E tillë është dhe jeta jote?

Po, e vërtetë. Jam e lumtur që kam një familje që më përkrah në çdo punë ndaj dhe kjo më bën shumë të lumtur. - Të ardhmes, çfarë do t’i kërkoje?

-Do ti kërkoja shëndet dhe fat.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.