Hazall Kaja:Testi i virgjërisë është një abuzim për gruan

Intervista - - TELENOVELA -

Ajo është një modele dhe aktore e re, e bukur e talentuar dhe ka tashmë një karrerierë të pas saktë Maralin e telenovelës me në Stamboll, ku ka mbaruar edhe - tualisht ajo është duke ndjekur të dy avokatë, janë divorcuar kur marë me art dhe aktrim, ka marrë mësime baleti dhe violine për 7 - pektatori shqiptar e ka ndeshur edhe në telenovelën “Dashuri e ka interpretuar edhe në telenove -

- Ju ka shkuar ndonjëherë në mendje ta lini aktrimin?

- Po, e kam menduar. Shkak për këtë është fakti që dal çdo ditë nëpër gazeta dhe arësye të tjera që s’mund t’i them. Kam pyetur veten time se ç‘punë do të bëja nëse do të lija aktrimin.

- Ky do të ishte një lloj plani

- Nuk e them, planin B do e mbaj për veten time, sepse më përket mua. Po mund të vazhdojë me planin C, D, etj. - Sa punoni ju? - Unë punoj shumë orë në ditë, aq sa nuk më del koha për gjëra të tjera, bile as për të menduar shumë. Punoj më shumë sesa mund të imagjinohet.

- Në telenovelën “Adini Feriha Koydum”, ju keni intepretuar bashkë me aktorin Çataj Ullusoj. Si qe bashkëpunimi me të?

- Shumë i mirë. Në një moment sepse hanim shumë në sheshx Më pas kishim të njëjtin trajner pilatesh. I dhamë fjalën njëri-tjetrit që ishte e ndaluar të shtonim më në peshë. Ishte diçka shumë komike.

- Pse ju pëlqeu skenari i telenovelës Feriha?

- Më pëlqeu sepse aty ekziston një lidhje shumë e ngushtë mes nënës dhe vajzës. Një lidhje të tillë kam edhe unë në jetën time dhe prandaj e kuptova menjëherë thelbin e tij.

- Cili ka qenë momenti më i vështirë i xhirimeve për rolin e Ferihas?

- Ka qenë momenti i testit të virgjërisë. Unë jam e ndërgjegjshme se telenovela ka shumë fansa, sidomos vajza të moshës 11-18 vjeç. Unë do të doja që ato të ishin të ndërgjegjshme se ky lloj testi është diçka shumë e keqe, abuzimi më i madh që i bëhet trupit të një vajze. Megjithëse kjo është pjesë e skenarit dhe unë nuk mund ta ndërroj atë, dua që fansat e mi të jenë të ndërgjegjshëm për këtë.

- Pse telenovelat tuaja të mëpasme, si “Vera e shkuarBallkan 1912” dhe “Dashuria” nuk arritën të kishin shumë sukses dhe morën fund shpejt?

- Ashtu siç është i vërtetë fakti që telenovelat nuk shihen për shkakun tim, po ashtu ato nuk përfundojnë për shkakun tim. Dua të them se ashtu si suksesi i Ferihasë nuk është meritë e imja, ashtu edhe dështimi i këtyre telenovelave nuk është për fajin tim. Producenti, kanali televiziv, menaxherët mund ta analizojnë më mirë se pse nuk patën sukses këto telenovela, sepse unë nuk di t’i jap përgjigje kësaj pyetje. Unë përpiqem të krijoj një distancë nga këto gjëra, sepse bëj punën që dashuroj. Për shembull, mua më pëlqente shumë skenari i “Verës së shkuar”, ajo nuk zgjati shumë, por kjo nuk ka rëndësi. Kam kaluar 2 muaj të mrekullueshëm në sheshxhirimet e saj. Në telenovelën “Dashuria” mësova të luaja tenis, njoha aktorë dhe një staf të mrekullueshëm.

- Në faqet sociale u fol sikur ju kishit lidhje me Çatajin, me të cilin keni interpretuar tek Feriha.

- është vërtet diçka komike. Unë e ndoqa këtë debat në Tëitter. Tëitter. Ju e dini, tani është e vështirë të dallohet e vërteta nga gën një diçka të tillë për afro një orë. Ai/ajo shkroi se kishte vajtur në një bar, se atje kishte parë Çatajin dhe më pas aty kishte ardhur një vajzë me kapuç, e cila e kishte përqafuar Çatajin. Kur vajza kishte hequr kapuçin, ajo kishte parë që kjo vajzë ishte Hazalli, por nuk kishte mundur të bënte foto, se në këtë bar ka rregulla strikte! Mund t’ju them se po të dua të dal me Çatajin, as gazetarët, as paparacët nuk na kapin dot.

- Supozoj se nuk keni lidhje as me Xhan Bonomonë (këngëtar turk, pjesëmarrës në Eurovizion)?

- Sigurisht që jo. Jemi shokë, takohemi, por asgjë më tepër.

- Atëherë ata që nxjerrin lajme të tilla thjesht duan t’u lëndojnë?

- Nuk mendoj kështu. Mendoj që ka fansa të Ferihasë që ende nuk e kanë harruar dashurinë tonë në telenovelë dhe që dëshirojnë dhe imagjinojnë që unë dhe Çataj të jemi të lidhur, prandaj shpikin gjëra të tilla. Ata duan që kjo dashuri të jetë reale.

- Do të donit të interpretonit përsëri me Çatajin?

- Kjo varet nga skenari, koha dhe projekti, por pse jo? Nuk kam thënë shprehjen se “Nuk do të luaj më kurrë me Çatajin”! (qesh).

- Jeni e dashuruar aktualisht?

tilla private. - Cili tip burri ju pëlqen? - Në fakt nuk e kam menduar këtë. Kam një porosi nga gjyshja ime, ajo më ka thënë të mos kem frikë nga njerëzit që ndjehen në siklet dhe buzëqeshin, por kjo nuk vlen vetëm për burrat, por për njerëzit në përgjithësi.

- Njëri prej tre tatuazheve që keni është në formë pazëlli. Ç’domethënie ka ai?

- është një tatuazh shumë i rëndësishëm për mua, përfaqëson një mikun tim që ka vdekur.

- është e vërtetë që keni shtuar 10 kg në peshë?

- Po, bile brenda një muaji dhe në një mënyrë të çuditshme. U ndjeva si e fryrë. Në atë moment mësova se vuaja nga hipoglicemia, niveli i ulët i sheqerit në gjak. Nga kjo vuajnë edhe mamaja dhe tezja ime. Kur ime më më tha se mund - lim unë nuk e besova, mendova se isha shëndoshur nga të ngrënët. dhe nga analizat treguan se niveli - lova një terapi, por m’u desh kohë ta pranoja, sepse është e vështirë të pranosh se je sëmurë në moshën 23 vjeç dhe duhet të marrësh ilaçe. - tin. Tani shkoj tre herë në javë në palestër.

- E keni problem gjatësinë tuaj, 1m58 cm?

- Aspak. Unë gjithmonë them se nuk jam shkurtuar tani, kam qenë gjithmonë e shkurtër.

- Kjo është arësyeja pse mbani gjithmonë taka të larta në telenovela?

- Sigurisht. Partnerët e mi kanë qenë të gjithë nga 1m80 të gjatë dhe unë jam e detyruar ta bëj diçka të tillë.

- Me çfarë të pëlqen të merresh përveç aktrimit?

- Më pëlqen të gatuaj dhe do të doja të isha shefe profesioniste. Gjithashtu më pëlqejnë kafshët, në shtëpi kam tre qen dhe dy mace, që janë pjesë e familjes për mua.

- Cilat janë planet e tua për të ardhmen? Do të shkosh në SHBA?

- Për momentin dua të mbatroj xhirimet e telenovelës Maral, më pas do të shoh se ç’do të bëhet.

- Cila është ngjashmëria mes teje dhe Maralit?

- Ajo ka një karakter shumë të afërt me mua, është një person i fortë dhe i thjeshtë si unë, por edhe e pavarur dhe e guximshme. Mua, si asaj, më pëlqen disiplina dhe liria dhe nganjëherë shkoj në punë me autobus. Më pëlqen kur askush nuk më njeh në autobus, më pëlqen jeta e thjeshtë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.