Prashanti merr peng Sarasin

Intervista - - TELENOVELA -

Prashanti hedh një gur në shtëpinë e Sarasit. Kusumi dhe Anushka shokohen kur marrin vesh që Kirani është burrë. Kusumi vendos t’i kërkojë falje Denit. Sarasi do të rri vetëm ca kohë dhe ikën nga shtëpia. Dugba e këshillon Kabirin t’i rrëfejë dashurinë e tij Anushkës. Deni shqetësohet kur merr vesh se Kusumi kishte dyshuar se ai e tradhëtonte. Anushka gjen raportin e projektit të saj dhe një kartë identiteti në sirtarin e Kabirit. Ai i i rrëfen asaj se e do.

Prashanti shkon në shtëpinë e Kumudit që ta qetësojë. Kumudi i kërkon Prashantit të largohet. Ndërkohë, Sarasi kthehet në shtëpi dhe i kërkon falje Prashantit. Sarasi dhe Kumudi pajtohen me njëri-tjetrin. Anushka i thotë Kabirit se nuk beson në dashuri dhe ai ia tregon këtë Dugbës. Kumudi fton Nandinin në shtëpinë e saj. Kusumi i kërkon falje Denit dhe pajtohet me të. Nandini dhe mikeshat e saj shkojnë në shtëpinë e Kumudit. Kumudi i prezanton ato me Sarasin.

Prashanti zëvendëson deodorantin e Sarasit dhe - dor. Kumudi dhe Prashanti e shtrojnë Sarasin në spital. Prashanti bën sikur kujdeset për Kumudin. Ajo trishtohet kur sheh gjendjen në të cilën ndodhet Sarasi. Nandini përpiqet të qetësojë Kumudin. Më vonë, Sarasi vjen në vete dhe përpiqet të ngushëllojë Kumudin. Anushka pyet familjen Desai për Kabirin. Sarasi dhe Kumudi falenderojnë Prashantin për ndihmën e tij.

Prashanti lavdëron bukurinë e Kumudit në sy të Sarasit dhe ai e përzë nga shtëpia. Anushka i thotë familjes Desai se Kabiri i kishte propozuar, por ajo e kishte refuzuar këtë propozim. Sarasi i thotë Kumudit se nuk i pëlqente mënyra se si e shihte Prashanti. Ai mërzitet dhe ikën nga shtëpia, kur Kumudi nuk e beson. Deni, Anushka dhe Kusumi nisen në kërkim të Kabirit. Një zonjë ngatërron Kumudin me Puxhan. Sarasi mëson se Puxha dhe Kumudi ngjajnë dhe kjo ka lidhje me Prashantin.

Sarasi përpiqet të gjej Kumudin. Kjo e fundit është e shqetësuar për Sarasin. Ai përpiqet të gjejë të vërtetën për Puxhan. Deni, Anuishka dhe Kusumi nuk e gjejnë Kabirin. Anushka refuzon të martohet me të. Jashi kthehet në shtëpi dhe këshillon Anushkën të martohet me Kabirin. Sarasi i tregon të vërtetën për Prashantin Kumudit. Ajo vendos të kthehet në shtëpi, të takohet me Sarasin. Më vonë, Prashanti i drejton armën Sarasit.

Sarasi zemërohet me Prashantin dhe e rreh për sjelljen e tij të keqe kundrejt Kumudit. Ai humbet ndjenjat kur shoku i Prashantit e godet në kokë. Guniali përpiqet ta bëjë Kusumin të kuptojë gabimin e saj. Prashanti bën sikur kujdeset për Kumudin dhe i thotë se ka ardhur të takojë Sarasin. Ai i dërgon një mesazh Kumudit, duke përdorur telefonin e Sarasit. Jashi i thotë Vidias se nuk e kishte gjetur dot Kabirin.

Sarasi vjen në vete. Kumudi i kërkon ndihmë Prashantit që të gjejë Sarasin, Prashanti i sugjeron Kumudit që ta deklarojë humbjen e Sarasit ditën tjetër. Anushka do të takojë Kabirin, para se të kthehet në Bombei. Kusumi i shpjegon Anushkës rëndësinë e martesës. Deni i dërgon një mesazh Kabirit ku i shkruan se Vidia është sëmurë. Kabiri rikthehet në shtëpi. Prashanti e shoqëron Kumudin në stacionin e policisë, që të deklarojë humbjen e Sarasit.

Kumudi bie në dëshpërim për Sarasin. Prashanti fsheh telefonin e Sarasit dhe ai zemërohet me të. Prashanti përpiqet ta çorientojë Kumudin për vendin kur ndodhet Sarasi. Ky i fundit përpiqet t’i shpëtojë Prashantit nga duart, por ai e rreh. Kumudi dhe Prashanti mësojnë se policia ka gjetur makinën e Sarasit. Kumudi refuzon të hajë ushqimin e ofruar nga Prashanti.

Anushka i kërkon Kabirit t’i dërgoj asaj një kërkesë për shoqëri në Facebook. Kabiri mëson se Sarasi ka ikur nga shtëpia duke lexuar faqen e tij në të njëjtën gjë me Kumudin. Shëndeti i Vidias përkeqësohet kur mëson për zhdukjen e Sarasit. Kabiri, Deni dhe Anushka vendosin që shkojnë në Bombei. Kumudi vendos të takojë Sanxhanan, për ta pyetur për Sarasin. Ky i fundit arrin të çlirohet.

Prashanti e kërcënën Sanxhanan dhe i thotë asaj të mos i tregojë Kumudit se është takuar me Sarasin. Ai e çon Kumudin në shtëpinë e Sanxhanas dhe ajo i thotë se nuk e njeh Sarasin. Sarasi dëgjon bisedën e Prashantit me Maheshin. Më vonë, Prashanti e çon Kumudin në një vend kur ndodhet makina e Sarasit dhe i tregon asaj njolla gjaku. Megjithatë, policia e informon Kumudin se makina nuk ka pësuar asnjë aksident. Sarasi përpiqet të shpëtojë nga duart e Prashantit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.