Amir Abrashi: “Pitbulli” që s’kafshon

Intervista - - SPORT -

ë mundohesh të marrësh një intervistë me Abrashin është shumë e vështirë, jo vetëm se në edhe për ndrojtjen që ë shqiptare Amir Abrashi po luan në Gjermani, në ën ë një lojtar i rëndësishëm për skuadrën e është titullar, pasi po luan në një ë të fortë në botë kur është ënë fjalë ë 12 ndeshje të luajtur këtë shënuar edhe një çari është pjesë edhe e kombëtares shqiptare dhe është në ç - mbullim me ekipin përfaqë Në një intervistë pë tonë ër ekspe kombëtaren shqiptare të futbol

në anë ëri i mefshtë dhe i lehtë i futbollistit ë që të vjen ndër mend është se si ka mundësi që “pitbulli” në fushë (siç është nofka e tij) transformohet në një person të ëmbë

Eraldo Harlicaj: detje Amir...

Amir Abrashi: Përshëndetje dhe - Të zgjova nga gjumi? -Jo, jo. (Qesh) - ë atëherë? - E kam vetë tonin e zërit të tillë.

- Çfarë - Përshën- - ju. po bëni tani dhe ku ndodheni?

- Jam në shtëpinë time në Freiburg dhe po bëhem gati për stërvitje, pasi kemi pasdite stërvitje.

- Ju jetoni vetëm apo me familje?

- Jetoj vetëm në shtëpinë time në Freiburg, në atë që më ka dhënë klubi.

- Si është jeta vetëm, pasi në Zvicër keni qenë me familje?

- Për një futbollist nuk është se i bën shumë përshtypje, pasi shumicën e kohës jeton larg familjes. Je në grumbullime dhe udhëtime me ekipin, apo përveç ndeshjeve javore që shumicën e kohës je në grumbullim, ke edhe fazën përgatitore që të bën të jesh larg shtëpisë tënde.

- Më mirë me familje apo jo? Duke marrë parasysh edhe moshën tënde?

- E di ku doni të dilni, por mamanë nuk e zëvendëson askush. Gjithsesi jam përshtatur tani dhe kam krijuar stabilitetin tim. - Ku dua të dal? - Nëse jetoj vetëm apo me ndokënd tjetër në Freiburg. A jam i saktë? (Qesh).

- Joooo, por meqë thatë vetë, bashkëjetoni me dikë?

- (Qesh) E gjeta. Jo, jo nuk është askush në jetën time.

- Për të kaluar te futbolli, si po ndiheni me Freiburgun në Bundesligë?

- Shumë mirë. Është një ngjitje e madhe për mua, pasi luaj në një ndër kampionatet më të fortë në botë me kampionë të vërtetë të këtij sporti. Jam aty ku dua të jem me pak fjalë.

- Rruga juaj ishte e plani-

- Po, po. Që në momentin që u largova nga ekipi i Grasshoperit në Zvicër për t’u afruar me Freiburgun në kategorinë e dytë gjermane e dija se do të luftoja për të mbërritur në ligën e parë gjermane. Edhe kur ë - lim për klubin gjerman, i kam kërkuar që pa një siguri nuk vij, pasi nuk doja që të mbesja në Bundesligën e dytë.

- E kërkonit Bundesligën gjermane, por ndryshe nga vjet nuk - E drejtë, por këtu është një tjetër nivel më i lartë dhe ka më shumë konkurrencë në ekip. Ka më shumë luftë për minuta. Do të mundohem që të bëj më të mirën dhe të ë shumë hapësirë loje, megjithëse kam qenë i preferuar nga trajneri, pasi jam aktivizuar shpesh dhe rregullisht.

- Ku mendoni se do ta përfundoni sezonin?

- Jemi në vend të 8 dhe kemi ardhur nga kategoria e dytë, nëse mendoni se kjo nuk është arritje atëherë më duhet të iu them se problemi qëndron te ju. (Qesh) Shaka, por mendoj se jemi shumë mirë, pasi nuk rrezikojmë të biem dhe mund të jemi ne një surprizë e madhe duke shkuar edhe në kompeticionet evropiane.

- Europa nuk po iu ndahet, nga “Euro 2016”, te “Europa League” mbase?

- Jo, janë emocione shumë të ndryshme. “Euro 2016” është padyshim arritja ime më e madhe në karrierën futbollistike dhe krenaria më e madhe që do ta mbaj mend gjatë gjithë jetës time. Janë emocione të forta shumë, pasi vetëm të mendosh njerëzit në rrugë duke na pritur të kapë menjëherë mallëngjimi.

- Rruga për në botëror duket thuajse e mbyllur, si mendoni?

- E vështirë është shumë. Sidomos pas humbjes me Izraelin në shtëpi. Ne do të bëjmë më të mirën tonë dhe do të mundohemi që të bëjmë surprizën e madhe. Mundësitë reale janë të vogla.

- Si e parashikoni ndeshjen me Italinë?

- As oktapodi Paul nuk do e parashikonte (Qesh).

- Sa i rëndësishëm ndiheni në kombëtare?

- Secili nga lojtarët është i rëndësishëm. Ne jemi një grup dhe të gjithë kemi të njëjtin objektiv. Që nga i pari e deri te i fundit të gjithë janë njësoj.

- Si i komentoni zërat për prishjen e raporteve mes Mavrajt dhe De Biazit?

- Nuk e di që të kenë probleme. Mediat atë punë kanë. Gjithçka është në rregull dhe ato do të punojnë së bashku për të arritur qëllimin e përbashkët.

- E keni ndjekur ecurinë e kombëtare së Kosovës?

- Po sigurisht një kombëtare me lojtarë të rinj të talentuar që ka shumë rrugë për të bërë në të ardhmen. Besoj se shumë shpejt do të rrisin edhe nivelin e lojës dhe arritjeve të tyre.

- Ju nuk jeni prononcuar shumë, sa e vështirë ishte zgjedhja mes Shqipërisë dhe Kosovës?

- E kisha bërë zgjedhjen time dhe nuk mund të ndryshoja atë. Nuk e kam pasur ndonjëherë në mëdyshje.

- E shihni një kombëtare të madhe?

- Ajo është ëndrra më e madhe e të gjithëve!

- Kush është lojtari më mirë në botë sipas teje?

- Për mua është Lionel Mes- si. i - Mesfushori më i mirë? - Luka Modriç. - Më i forti në Gjermani? - Mërgim Mavraj, me hatër ( Qesh).

- Mund të lëvizni në një ekip tjetër? - Nuk e mendoj diçka të tillë. - Diçka të fundit... - Mirë u pafshim! verë në

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.