Di si të qetësosh kollën?

Intervista - - TEST -

1. Një kollë që të zgjon natën duhet të largohet brenda: a. 7 ditëve b. 18 ditëve c. 30 ditëve 2. Shumica e kollave shkaktohen nga: a. Viruset b. Bakteriet c. Alergjitë

3. Për të lehtësuar kollën, para se të shkoni të mbani në gojë: a. Karamele për kollën b. Karamele të fortë c. Të dyja

4. Ju do të ë mirë, nëse e trajtoni kollën me: a. Ilaç për kollën b. Mjaltë c. Të dyja

5. Për një kollë që vazhdon, provoni një ilaç kundër rrufës dhe gripit: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

6. Shumica e kollave largohen vetë, por duhet të shkoni tek doktori nëse: a. Nxirrni një tingull të mprehtë kur merrni frymë b. Bëni një zhurmë ëllimë kur nxirrni frymën c. Të dyja 7. Çfarë mund ta lehtësojë kollën e natës? a. Echinacea (një lloj bime) b. Vapor rub (xhel për lyerjen e gjoksit dhe fytit) c. Të dyja

8. Shkoni gjithmonë tek doktori, nëse kolla zgjat më shumë se: a. 10 ditë b. 3 javë c. 8 javë

9. Nëse nxirrni këlbazë të verdhë-jeshile gjatë kollitjes, kjo do të thotë se keni një infeksion të sinuseve: a. E vërtetë b. Gënjeshtër 10. Kolla mund të shkaktohet edhe nga urthi: a. E vërtetë b. Gënjeshtër 11. Për të evituar kollën, ju duhet të a. Me kurriz b. Anash c. Me kokën pak të ngritur

12. Një lagështues ajri mund të lehtësojë kollën e bezdisshme: a. E vërtetë b. Gënjeshtër 13. Një ilaç antihistaminik (kundër alergjive) mund të qetësojë gudulisjen e fytit: a. E vërtetë b. Gënjeshtër c. Nganjëherë 14. Kur të zgjon kolla, duhet: a. Të pish një gotë me qumësht të ngrohtë b. Një gotë me çaj jeshil të ngrohtë 15. Nuk është a. Po b. Jo problem të gëlltisësh këlbazën: Përgjigjet 1. Përgjigjja e saktë është b-ja Mbase ju mendonit se kolla duhet të largohet brenda një jave, por kolla normale, ajo që nuk shkaktohet nga një sëmundje më serioze, q ëndron në trup për afro 18 ditë. 2. Përgjigjja e saktë është a-ja Shumica e kollave shkaktohet nga viruset, kjo do të thotë se antibiotikët nuk ju ndihmojnë të hiqni qafe kollën, sepse ato veprojnë vetëm tek bakteriet. Kura të tjera mund t’ju ndihmojnë të ndjeheni pak më mirë, por ato nuk e largojnë dot kollën. 3. Përgjigjja e saktë është c-ja Farmacitë janë të mbushura plot me karamele dhe produkte të tjera me shije të ndryshme për kollën. Ato ndihmojnë në lehtësimin e kollës, po ashtu si një karamele e fortë, e cila ju ndihmon të ndëpritet gudulisja e bezdisshme që ndjeni në fyt. 4. Përgjigjja e saktë është c-ja. Që të dyja këto produkte të ndihmojnë të qetësosh kollën e natës dhe të ë qetë. Të rriturit mund të marrin deri në dy lugë çaji me mjaltë para gjumit. Mos u jepni mjaltë bebeve që janë nën një vjeç. 5. Përgjigjja e saktë është b-ja. Këto produkte kanë më shumë se një lloj ilaçi brenda tyre. Kjo shton mundësinë për të marrë shumë ilaçe, ose për të pasur efekte dytësore. Fëmijët nën 4 vjeç nuk duhet të marrin ilaç kundër rrufës. Pyesni në ëse fëmija juaj është 4-6 vjeç. 6. Përgjigjja e saktë është c-ja. Frymëmarrja me zhurmë mund të jetë simptomë e bronshitit, astmës, ose ndonjë problemi tjetër që duhet ta kontrollojë doktori. Telefonojini atij nëse keni problem në frymëmarrje, ose nxirrni gjak kur kolliteni. Edhe nëse fëmija juaj ka një kollë që ju shqetëson, shkoni tek doktori. 7. Përgjigjja e saktë është b-ja Vapor rub njihet për erën e tij të fuqishme dhe mund të lehtësojë kollën e natës. Lyeni me të gjoksin dhe gushën para se të shkoni në shtrat. Mos e përdorni tek fëmijët nën 2 vjeç. Megjithëse shumë njerëz përdorin echinacean për kollën dhe rrufën, studimet ende nuk e kanë atë. 8. Përgjigjja e saktë është c-ja. Nëse kolla e një të rrituri zgjat më shumë se tetë javë, duhet të shkoni tek doktori. Shumica e kollave largohen vetë para kësaj. Por, nëse ju keni simptoma të tjera, si rënie në peshë, marrje fryme, nxirrni gjak gjatë kollitjes, ose nëse pini duhan, shkoni më herët tek doktori. 9. Përgjigjja e saktë është b-ja. Këlbaza nuk është diçka e bukur për t’u parë, por është pjesë normale e një gripi, apo rrufe. Kjo lloj mukoze është më e vështirë për t’u drenazhuar nga sinuset dhe ju mund të ndjeni presion në fytyrë. Por kjo nuk do të thotë se keni infeksion të sinuseve, ose keni nevojë për antibiotikë. Nëse zgjat më shumë se 10 ditë, duhet të shkoni tek doktori. 10. Përgjigjja e saktë është a-ja. Urthi mund të shkaktojë kollë të zgjatur si tek të rriturit, ashtu edhe tek fëmijët. Acidi i stomakut që ngrihet larg mund të irritojë nervat dhe nxisë - sin e kollës. Qëndrojini larg alkoolit dhe ushqimit 2-3 orë para se të bini për të fjetur. Flini me kokën pak të ngritur. 11. Përgjigjja e saktë është c-ja Kur të ë ose dy jastëkë më shumë. Fjetja me kokën e ngritur e pengon këlbazën të grumbullohet në fund të fytit. Gjithashtu kjo pengon acidet e stomakut të ngjiten lart dhe të futen në mushkëri. 12. Përgjigjja e saktë është a-ja. Ajri i thatë mund të irritojë fytin. Një lagështues ajri i shton lagështi ajrit dhe njom rrugët tuaja të frymëmarrjes, duke e lehtësuar frymëmarrjen. Por mos e çoni në maksimum, mbajeni lagështinë 40-50%. Lagështia e tepërt bën efektin e kundërt. Pastrojeni rregullisht lagështuesin që të mos thithni bakterie. Nëse mundni, përdorni ujë të distiluar, sepse ai nxjerr më pak mikroorganizma në ajër se uji i rubinetit. 13. Përgjigjja e saktë është c-ja. Disa prej këtyre ilaçeve reduktojnë sasinë e këlbazës dhe zgjerojnë rrugët e frymëmarrjes. Kjo lehtëson fryëmarrjen dhe kjo është arësyeja pse shpesh ato janë pjesë e ilaçeve të rrufës dhe kollës. Produktet që janë për natën mund të jenë gjumëndjellëse, pra funksionojnë më mirë. Kini parasysh se këto ilaçe nuk lehtësojnë kollën e shkak bronshiti kronik. 14. Përgjigjja e saktë është b-ja Njerëzit shpesh ua kanë hedhur fajin qumështit sepse krijon më shumë këlbazë, por asnjë studim nuk e ka provuar këtë. Megjithatë, shumë thonë se kjo pije vesh fytin dhe trash këlbazën, duke e bërë atë më të vështirë për t’u gëlltitur, gjë që mund të shkaktojë kollën. Kështu që çaji jeshil është një zgjidhje më e mirë. Ai ka qetësuar fytin e irrituar për shekuj me radhë. Përveç kësaj, studimet kanë treguar se ai është i mbushur me antioksidantë dhe mund të nxisë sistemin imunitar. 15. Përgjigjja e saktë është a-ja Gëlltitja e këlbazës nuk shkakton asnjë dëm, megjithë fjalët që keni dëgjuar. Ne e bëjmë këtë pa e menduar gjithë kohën. Është vetëm një proteinë që e tret stomaku dhe nuk rikthet prapë. Ju mund ta pështyni nëse doni, por nuk është gjë e hijshme kur ke rrotull njerëz të tjerë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.