Cilat përfundojnë në shtrat që në takimin e parë?

Intervista - - SEKS -

Cilët janë ata popuj që ka gjasa të bëjnë seks që në takimin e parë? Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje është bërë një sondazh, ku janë marrë në studim gratë e 10 vendeve evropiane. Kështu nuk i është dhënë përgjigje vetëm asaj, por edhe se ç‘vend zgjedhin dhe cila është arësyeja që i shtyn ta bëjnë këtë.

Hera e parë është shumë e rëndëishme. Në një faqe interneti që merret me lidhjet martesore dhe ato jashtëmartesore, Victoria Milan, u zgjodhën 5650 gra pjesëtare të faqes për t’iu përgjegjur pyetjeve në lidhje me faktin se sa takime u duheshin për të përfunduar në shtrat me të dashurin e tyre të ri dhe u bë më pas përpunimi i të dhënave.

Në krye të listës qëndrojnë Danimarka, Finlanda dhe Franca, ku shifrat e grave që shkojnë në shtrat që në takimin e parë dolën më të lartë. Kështu, 56% e francezeve preferojnë të shkojnë në shtëpinë e të dashurit që të bëjnë seks, ndërsa 57% e danezeve dhe 68% e norvegjezeve preferojnë hotelin. Gratë e këtyre vendeve deklaruan se nuk nisen me mendimin të bëjnë seks, por e marrin këtë vendim gjatë takimit. Për të gjitha është e rëndësishme se sa vëmendje u kushton bashkëbise- duesi i tyre, sa simpatik është, sa kanë pirë dhe sa kohë ka kaluar që nga hera e fundit që kanë bërë seks.

Polonezet janë ato që kanë më pak gjasa të bëjnë seks në takimin e parë, sepse vetëm 12% e tyre përfundojnë në shtrat që herën e parë. Megjithatë, në takimin e dytë, 41% e tyre e heqin mburo- jnë e tyre dhe treçereku vendos të bëjë dashuri me objektin e ri të pasionit të tyre. Afro 70% përmendën se kishte më shumë gjasë që kjo të ndodhte në një hotel.

Themeluesi dhe drejtori i Victoria Milan, zoti Sigurd Vedal, deklaron se nuk është gabim të bësh seks që herën e parë. Seksi është një pjesë e rëndësishme e çdo lidhjeje dhe aq më tepër kur bëhet fjalë për një lidhje të jashtëligjshme, në të cilën vendin kryesor e zë pasioni. Vetëvlerësimi dhe fakti që e dinë ç’duan i bën gratë shumë joshëse dhe pa dyshim që ka mundësi që fran të mos gjejnë kundrështim kur i deklarojnë dëshirat e tyre që në takimin e parë, përmendi zoti Ve të 10 vendeve që morën pjesë në sondazh, në të cilin është shkruar numri i takimeve që i nevojiten një gruaje për të përfunduar në shtrat me të dashurin e ri.

Danimarka 1.58 takime/ Finlanda 1.68/ Franca 1.72/ Norvegjia 1.77/ Suedia 1.99/ Spanja 2.07/ Hollanda 2.24/ SHBA 2.32/ Belgjika 2.69/ Polonia 2.93

Në kuadrin e anketës, Victoria Milan grumbulloi të dhëna nga 10 vende, nëpërmjet një sondazhi nëpërmjet internetit dhe i analizoi ato më pas. Drejtuesit e sitit thanë se janë marrë të gjitha masat për mbrojtjen e të dhënave personale të pjesëtarëve të tij.

Victoria Milan është nga mediat shoqërore kryesore për gratë dhe burrat që kërkojnë një lidhje jashtëmartesore. Siti u themelua në vitin 2010 nga një burrë familjar i suksesshëm dhe specialist në komunikim, zoti Sigurd Vedal. Sot është bërë një nga rrjetet më të suksesshme për lidhjet e tilla, duke përfshirë mbi 5 milionë pjesëtarë nga 33 vende të botës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.