Ç’dhurata të bëjmë për Shën Valentinin?

Intervista - - SPECIALE -

Dita e Shën Valentinit është një ditë e shënuar, kur dritën e qirinjve dhe ato më joklasiket janë shumë, por

1. Dy unaza me zemër Ne e përcaktojmë një dhuratë në çift, si një set dy dhuratash që i përshtaten njëra-tjetrës si një dorashkë dorës. Kështu janë këto edhe dy unaza prej argjendi, me një zemër në mes. 2. Pikturë e personalizuar Për shekuj, të dashuruarit i kanë gdhendur emrat e tyre nëpër trungjet e pemëve si një shprehje e dashurisë që do të jetojë përgjithmonë. Ky koncept është shfrytëzuar në këtë pikturë rustike me një cohë liri. Po kështu ekziston edhe versioni me ngjyra i pikturës. Në trungun e saj, prodhuesit e pikturës mund të shkruajnë emrat e çiftit me një + në mes, të rrethuar me një zemër. Nuk ka lule tjetër që të ta shprehë dashurinë e vërtetë gjatë. Përveç kësaj ato rrojnë shumë, si simbol i dashurisë jetëgjatë. Sa bukur do të ishte t’i shoqëronit ato me disa luleshtrydhe të lyera me çokollatë.

4. Varëse

Ju mund të zgjidhni një varëse, të shkruani në të emrat mirë nëse e zgjidhni varësen në formë zemre. Kështu do ta mbani të dashurin tuaj gjithmonë afër zemrës. Një tjetër dhuratë e personalizuar. Ju do të vini foton tuaj në qendër të një zemre të vizatuar në rërë, anash së cilës janë vënë emrat tuaj. 6. Çokollata Kjo është një tjetër dhuratë klasike, e cila është e sigurtë se u pëlqen të gjithëve. Cili është ai që nuk i do çokollatat? Zgjidhni një pako që ka lloje dhe forma të ndryshme, me shije të larmishme, që të përbëjë gjithmonë një surprizë të shijshme. 7. Kapëse manshetash (për burrin) Fakti që ai është gjithmonë i zënë me punë, nuk do të thotë se nuk mund t’i mbajë sytë tek njeriu i zemrës. Këto kopsa manshetash janë unike dhe jo vetëm do të tregojnë bukur mëngët e tij, por edhe do t’i kujtojnë orë e minutë partneren. 8. Unazë romantike Kjo është një unazë elegante, prej argjendi, e shkruar me fjalën “dashuri” në 28 gjuhë të botës, që pasqyron romancën e përjetshme që nuk mbaron kurrë. 9. Kuti bizhuterie (për gruan) Një kuti prej lëkure me shumë sirtare të vegjël, që do t’i shërbejnë gruas të vërë në rregull bizhuteritë e saj, në mënyrë që të ruhen sa më mirë dhe të mos ngatërrohen me njëra-tjetrën. Veshja e brendshme prej kamoshi eviton nxirjen dhe humbjen e shkëlqimit. 10. Kravatë (për burrin) Ja një kravatë të cilën ai do ta vërë me dëshirë. është elegante, e prodhuar me dorë, prej mëndafshi me vija diagonale. Prapa ka një xhep special ku mund të vini ndonjë nikeli, në të cilën është shkruar “Kjo është zemra ime, ruaje mirë”. 11. Mbajtëse çelësash Këto janë dy mbajtëse çelësash për të dy partnerët, të cilat plotësojnë njëra-tjetrën, pra është një zemër e ndarë përgjysmë, duke simbolizuar kështu bashkimin shpirtëror të dy partnerëve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.