Linguini Mare Monte

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

I dashur shef Miri, unë që po ju shkruaj këtë mesazh jam një zonjë 45 vjeçe dhe një kliente e rregullt në restorantin “Il Tipico”. Burri im ka provuar në restorantin tuaj linguini mare monte dhe më kërkon që edhe unë ta bëj këtë gatim në kushtet e shtëpisë. Do ju lutesha që Brenda mundësive të më tregoni si mund ta gatuaj këtë recetë në shtëpi ose të paktën të mundohem. Me respekt Mirela

Përgjigjet Shef Miri i Restorant Il Tipico, 0689049531:- E dashur Mirela, duke të falenderuar për mesazhin drejtuar gazetës dhe mua, të them të drejtën, ndihemi shumë të vlerësuar që burri juaj ka pëlqyer gatimet e “Il Tipico”- s. Linguini mare monte është një ushqim mjaft i preferuar në lokalin tone. Për ta bërë atë duhen këta përbërës.

Linguini, kallamarë, karkalecë, midhje, kërpudha, pomodorini, oktapodë, kripë, piper, vaj ulliri, verë e bardhë. Linguini me mare monte është një pjatë tipike italiane. E veçanta e kësaj pjate është ndërthurrja e produkteve të tokës dhe të detit. Për ta përgatitur në fillim pastrojmë produktet: kallamarin, midhjet, karkalecin. Në zgarë vendosim një tenxhere me ujë dhe njëkohësisht fillojmë dhe përgatitjen e salcës së pastave. Në një tigan hedhim vaj ulliri, njëra pas tjetrës hedhim kallamar, karkalec, midhje, oktapod. I kaurdisim dhe pastaj shtojmë kërpudhë dhe pomodori. I lëmë të ziejnë dhe pastat për rreth 5 minuta dhe pastaj i kalojmë në tigan. I rregullojmë shijen me kripë, piper dhe pak vaj ulliri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.