Ataku i panikut më ndjek kudo!

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

Përshëndetje e dashur psikologe! Jam 39 vjeçe, gjatë verës që kaloi kalova një atak paniku dhe edhe pse gjithçka kaloi mirë, unë ende kam shumë frikë. Kam frikë të dal në rrugë, sa herë që dal për kafe ose te ndonjë shoqe kam frikë se mos po sëmurem apo përjetoj përsëri atakun e panikut. Në çdo gjë që mundohem të bëj kam frikë. Si tip jam shumë optimiste por kudo që shkoj, shkoj me frikë. Se di si ti heq këto mendime negative dhe të jetoj e qetë?

Lorela Garuli, psikologe, email lorela_garuli@ hotmail.com:- Përshëndetje e dashur! Të falenderoj që na shkruan. Në radhë të parë, është e rëndësishme të qartësohet nëse ataku i panikut që ti thua, është përcaktuar si i tillë nga mjeku apo jo. E them këtë sepse ne vetë nuk mund të arrijmë në diagnoza të tilla. Megjithatë, ajo që mbetet e rëndësishme, është ajo që ti përjeton. Duket se episodi që ka ndodhur në verë ka lënë gjurmë tek ti dhe tani sikur ke “frikë nga frika” se mos përsëritet. Është e nevojshme që ti të kuptosh tek vetja se kur ndodh më shpesh që ti ndjen këtë frikë, do të thotë, ka ndonjë paraprin? Kjo do të të ndihmonte të kuptoje nëse frikat lidhen me ndonjë gjë të vecantë apo jo, dhe kështu do të ndihmoje dhe ti veten.

Sic mund ta dish, paniku është i lidhur me ankthin, i cili në fakt na prek të gjithëve në momente të caktuara të jetës, si rrjedhojë e situatave stresante apo mbingarkesës. Që do të thotë se nëse kalon njëfarë kohe me ndjenjat e ankthit, është vërtet casti për të ndalur e për të menduar. Ti thua se ke që në verë, pra kanë kaluar disa muaj dhe ke të drejtë të merakosesh. Të gjithë përjetojmë ankth në momente të caktuara të jetës, sidomos në çaste kritike, si rrugës për një intervistë pune, përpara provimeve apo kur do takojmë një person të ri. Ankthi është pjesë e jetës tonë dhe funksioni i tij mund të krahasohet me atë të tensionit të gjakut – ne na duhet një nivel i caktuar i tij që të jetojmë, por nëse ky nivel ngrihet shumë atëherë mund të na dëmtojë. Pra, një nivel i caktuar ankthi është i dobishëm sepse na shtyn që të veprojmë, të marrim vendime dhe të zgjidhim problemet tona. Por, në rastin kur ankthi bëhet pjesë e pandashme e jetës tonë atëherë ai kthehet vetë në një problem. Njerëzit që vuajnë nga ankthi kronik shpenzojnë një pjesë të mirë të ditës duke u shqetësuar dhe u frikësuar për çfarë mund të ndodhë në të ardhmen. Ankthi kronik është paralizues, na detyron të harxhojmë shumë energji emocionale, dhe ndërhyn në aktivitetet tona të përditshme duke na bërë të ndihemi të lodhur psikologjikisht. Lajmi i mirë për të gjithë ata që bashkëjetojnë me ankthin është që çdokush mund të mësojë të menaxhojë ankthin nëpërmjet teknikave të ndryshme, disa prej të cilave do të trajtohen në vijim. Këto teknika mund të përdoren nga kushdo për të mbajtur në kontroll simptomat e ankthit dhe për t’u ndjerë më mirë. Duhet theksuar ama se në rastet e nivelit të lartë të ankthit ndihma e psikologut apo psikoterapistit është e nevojshme. Gjithashtu duhet parë edhe sesa ndërhyn kjo në jetën tënde, pra a ndikon në raportet e tua sociale dhe cilësinë e jetës, sepse shpesh ndodh që ankthi të vështirësojë të përditshmen. Fillimisht, ajo që mund të bësh, është që kur përjeton një atak paniku, përpiqu të vjen ndërmend në ato mund ta arrish duke i rikujtuar vetes se frika nuk është reale dhe cdo gjë do të përfundojë në pak minuta. Pra, - nuar veten.Shumë mendime negative mund të vijnë në mendje gjatë përjetimit të një ataku paniku. Në vend që të përqendrohesh në mendime negative, përpiqu të përqendrohesh në imazhe pozitive.Mendo për një vend apo situatë që të bën të ndihesh në paqe, e qetë dhe e relaksuar. Kjo ndihmon të shpërqendrohesh nga situata dhe lehtëson ankthin. Të menduarit pozitiv mund sepse është një teknikë e cila kërkon praktikë, por

Ataku i panikut nuk duhet refuzuar apo mohuar, dmth, nuk duhet të bëjmë sikur nuk po ndodh gjë. Krejt përkundrazi, sa më shpejt ta pranojmë e përballemi me atë që po ndodh, aq më mirë do të jetë. Në shumë raste këshillohen edhe ushtrimet e rregullta, ato aerobike, që ndihmojnë të reduktohet stresi dhe të clirohen tensionet. Nëse të gjitha këto këshilla nuk funksionojnë, atëherë mund të drejtohesh pa hezitim tek një profesionist.Uroj të të kemi ardhur në ndihmë e të uroj më të mirat!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.