I dashuri im nuk prishet dot

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

Doktor, jam në hall dhe nuk di çfarë të bëj! Dashnori im nuk e ka problem të eksitohet seksualisht kur është me mua, por kur bëjmë seks, ai nuk është i një herë ka arritur e stimulova me dorë, duke përdorur pak e ndihmon, e kemi për mua është shumë është faji i tij, ndërsa unë ndjej se është faji është se ai më thotë që nuk e ka pasur këtë shqetësim me dashnore të tjera, ndonëse për mua kujdeset më rekomandoni të bëjmë? Faleminderit…

- Ky nuk është faji i tij. Ky nuk është as faji yt. Asnjeri nga ju nuk duhet të fajësohet për këtë? situatë seksuale që përjetoni. Ju duhet të dini se stresi dhe frustrimi shoqërohen me “probleme” seksuale. Menjëherë sa të çliroheni prej tyre ( për këtë duhet të punoni të dy) do të kalojnë edhe këto shqetësime të jetës seksuale. Ka shumë arsye pse një burrë nuk orgazmon dhe nuk ejakulon, ashtu siç ju e përshkruani rastin e dashnorit tuaj. Kjo mund të ndodhë:

- për arsye fizike ( ndonjë sëmundje)

- mund të lidhet me disa barna që burri mund të përdorë, siç janë antidepresantët.

- mund të ndodhë edhe për arsye të bindjeve të forta fetare.

- nga ndjenja e fajit. ( Një burrë i ri nuk arrinte ereksionin, sepse ndjehej fajtor po të bënte seks të “pistë” me gruan e tij të brishtë e të bukur.)

- ndonjëherë vetëm ideja se nuk do që t’i dorëzohet një gruaje, bën që burri të mos arrijë orgazmën dhe ejakulacionin.

- Disa herë shkak mund të jetë vetëm frika prej shtatzënisë së padëshiruar.

- Ka edhe një arsye tjetër. Mundet që ju jeni më indiferente, krahasuar me gratë e tjera me të cilat ai ka pasur marrëdhënie.

- ka edhe një mun- dësi tjetër. Ai ndjehet shumë i afërt me ju dhe kjo e bën të vuajë momente ankthi gjatë seksit. Ankth të cilin nuk e ka provuar në të kaluarën.

Përpiquni të kënaqeni me lojën tuaj seksuale, pa pritur të ndodhë orgazma. Kaloni sa më shumë kohë sëbashku. Lëreni dashnorin t’u kënaqë juve, pa u shqetësuar e kujdesur për kënaqësinë e tij. Largoni presionin dhe shqetësimin për ejakulimin dhe orgasmën e tij. Sapo ju të dy do të ndjeheni shumë të afërt, mund të ndodhë që ai të orgasmojë në mënyrë natyrale.

Në qoftë se kjo nuk do të ndodhë, bisedoni e diskutoni sëbashku për atë që ndodh me ju ( këtë mos e bëni kur jeni në shtrat). Pyete të dashurin se ç’kuptim ka për atë që të dy të orgazmoni sëbashku. Tregoi atij se ç’do të thotë për ty që ai nuk ejakulon brenda teje. Në këtë bisedim duhet të jeni të hapur dhe të ndershëm. Të punoni të dy në të njëjtën gjatësi vale. Në se gjendja vazhdon e njëjtë, atëherë, të dy duhet të takoheni me një seks- terapist. Shëndet, e paçi fat!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.