Si të rigjeni vetveten bazuar në shenjën tuaj të horoskopit

Intervista - - HOROSKOPI -

Dashi Këtë javë Marsi do të ketë tendencë t’ju bëjë egoistë. Gjithashtu kushtojini më shumë vëmendje të afërmve dhe sidomos partnerit. Në punë mund të keni ndonjë tension, por do të dini t’i kapërceni falë talentit tuaj në komunikim dhe diplomacisë. Yjet ju dhurojnë më pak energji këtë javë dhe ju ëndërroni për pushime. Megjithatë, mos harroni të lëvizni sadopak për të ndihmuar trupin tuaj të jetë në formë. Demi Partneri/ja juaj mund të ndjehen të lënduar nëse ju nuk i kushtoni vëmendje dëshirave të tij/saj. Është mirë të mendoni për veten, por mos harroni edhe tjetrin/ën! Në punë do të ndjeni kënaqësi duke ndihmuar kolegët, që do të jenë shumë të lumtur nga kjo. Kjo do t’ju shërbejë më vonë kur të keni shumë punë dhe të keni nevojë për ndihmën e tyre. Ju jeni epikurianë të moderuar, gjë që ju lejon të abuzuar. Binjakët Nëse jeni beqarë do të dëgjoni instinktin tuaj për të pasur lidhje me personat që ju korrespondojnë vërtetë. Në punë mos merrni vendime shumë të nxituara, sepse do të bëni gabime. Kërkojini mendime kolegëve dhe she projekt të ri pune, sepse do t’ju japin këshillën e duhur. Morali juaj është i mirë, por nëse do të ngadalësonit pak ritmet, do të ishte edhe më i mirë. Në fundjavë dilni me shoqërinë. Gaforrja Nëse jeni në çift, mos harroni të komunikoni për të sqaruar gjendjen e marëdhënies suaj. Në fakt, asgjë - tual se një tension i fshehur apo fjalët e pathëna. Nervat i keni të tendosur dhe dosiet për t’u trajtuar grumbullohen në tavolinën tuaj të punës. Kujdes mos t’ju përfshijë stresi. Merrni më shtruar dhe gjithçka do të shkojë mirë. Kujdesuni edhe pak për formën tuaj, bëni Luani Çifti juaj po kapërcen një periudhë të vështirë? Ruani besimin, sepse, falë Mërkurit, do të keni mundësi të zhvilloni diskutime të mira me njeri-tjetrin. Ju dini t’i merrni punët një nga një, kështu që e ndjeni veten mirë dhe nuk ju përfshin stresi. Këtë javë mbase do të merreni me shumë me punë organizative, apo që kërkojnë përqëndrim. Mbase keni probleme të vogla me kurrizin, në këtë rast mos harroni të bëni pak ushtrime, apo not në pishinë, se do të ndjeheni shumë mirë. Virgjëresha Nëse jeni në çift, do t’ju emocionesh të fuqishme këtë javë. Nëse nuk ju ndodh diçka e tillë, atëherë mund të ndjeheni të zhgënjyer në lidhje. Në punë mund të keni probleme të vogla, por që me këmbëngulje do t’i kapërceni. Marsi ju ngjall dëshirën për t’u çlodhur këtë javë. Është normale, pasi e keni sforcuar veten kohët e fundit. Dëgjoni dëshirat tuaja dhe kaloni disa mbrëmje në kolltuk... Peshorja Këtë javë partneri/ja do të marrin nisma që do t’ju bëjnë të çmendeni nga kënaqësia. Që ky pasion të zgjasë, edhe ju duhet të bëni ç‘të mundni për ta kënaqur atë. Në punë mos u ligështoni nga pengesat dhe problemet që ju dalin përpara dhe jini të përqëndruar në punën tuaj, si edhe në marëdhënien e mirë me kolegët dhe shefat. Për të qenë në formë, evitoni sportet intensivë, më mirë zgjidhni vrapin e lehtë, apo ecjen, më pas relaksohuni duke pirë çaj, duke lexuar një libër, ose duke u futur në vaskë. Akrepi Çdo zënkë në çift mund të jetë konstruktive, prandaj qëndroni pozitivë. Kultivoni tolerancën e shpirtgjerësinë dhe do të shihni se gjërat do të zbuten. Në punë duhet të tregoni guxim, nëse doni të ecni përpara. Guxoni të hap me vete, vetëm kujdes, pa agresivitet. Shëndetin e keni të mirë, energji keni plot, ju duhet vetëm të relaksoheni dhe të dilni me shoqërinë ndonjë mbrëmje. Shigjetari Nëse jeni në çift, mund të përjetoni këto ditë pasionin rrahje të forta zemre. Netët e ardhshme do të jenë të nxehta. Në punë shprehni mendimet tuaja me të tjerët, ose nëpërmjet krijimtarisë suaj. Kështu do të jetë një javë pozitive edhe në punë. Kursejini energjinë dhe kushtojini kujdes edhe gjumit. Kur dilni me miqtë, mos rrini deri natën vonë, kujtohuni se të nesërmen jeni në punë, ose dilni vetëm të shtunën. Bricjapi Afërdita ju ofron këtë javë shumë ide origjinale dhe eksituese për ta bërë më pikante lidhjen tuaj dashurore. Ju merreni vesh mirë me klientët tuaj në punë, ashtu si edhe me kolegët, sepse tregoni shumë diplomaci në mënyrën se si komunikoni në punë. Gjithashtu ata e shohin se sa punoni dhe për këtë ju respektojnë. Do të ndjeheni paksa të lodhur këtë javë, por përsa i përket moralit do të jeni në formë. Ujori Jeni shumë të ndjeshëm, mbase tepër dhe mund të mërziteni edhe për gjënë më të vogël. Përpiquni të kini parasysh se partneri/ja juaj nuk jua do të keqen, thjesht nuk mund ta mbajë mendjen gjithë kohën tek ju. Në punë do të tregoheni kërkues ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve, kujdes të mos kërkoni qiqra në energjia e madhe që keni për t’u marrë me ndonjë aktivitet sportiv, ose të dilni me shoqëinë. Peshqit Nëse jeni beqarë, natyra juaj romantike do t’ju ndihmojë të joshni të tjerët. Nëse miqtë tuaj, kjo javë do të jetë e mirë. Në punë mund cilave do t’u bëni ballë me sukses. Në familje mund të keni ndonjë grindje të vogël, pasi partneri/ja ju akuzojnë se e keni kokën mbi re dhe këmbët jo shumë në tokë, por shpjegojini se ky largim nga realiteti është i domosdoshëm për ju.

fundit kanë humbur besimin në vetvete! Dashuritë e vdekura dhe problemet emocionale shpesh na bë për t’ju kujtuar pikat tuaja të forta, si në pamjen

Dashi E dashur grua Dash, ju nuk keni pse të ndjeheni e pasigurtë, sepse jeni nga ato gra që nuk dorëzohen, një luftarake e vërtetë! Ajo që burrat admirojnë tek ju janë spontaneiteti dhe pavarësia juaj. Shumë burra kanë kaluar nëpër jetën tuaj dhe ju kanë cilësuar si “burrëreshë”, jo sepse nuk jeni femërore, por sepse ia dilni mbanë në çdo situatë. Kështu, nëse ka kaluar kohë që jeni ndjerë mirë, ka ardhur momenti të zgjoheni, të zgjoni instiktin tuaj luftarak dhe të hidheni në veprim. Mos harroni se ju jeni një grua e fortë, me një personalitet të fuqishëm. Përsa i përket pamjes suaj të jashtme, pika juaj e ndjeshme është koka, kështu që bëni një vizitë në sallonin e parrukerisë dhe kështu do të shkëlqeni përsëri! Demi Dem i ëmbël dhe kokëfortë. Ju jeni nga ata njerëz që durojnë shumë, por kur mbushet kupa, atëherë i riktheheni arësyes dhe krijoni distancën që nevojitet. Kështu, nëse jeni në një fazë kur keni humbur identitetin tuaj dhe nuk ndjeheni mirë në vetvete, jemi këtu për t’ju kujtuar disa gjëra. Së pari, ju jeni nga ato gra që bini në sy për sensualitetin tuaj. Burrat joshen nga lëvizjet, shikimi, por edhe nga sharmi i parezistueshëm që rrezatoni. Ju keni një shije unike ( megjithëse të shtrenjtë) dhe i kënaqni të tjerët me pamjen tuaj joshëse. Pika juaj më fine? Qafa, prandaj, që të dukeni edhe më bukur, zbukurojeni qafën tuaj me një varëse dhe me siguri do të vidhni shikimet e të tjerëve. Binjakët Gruaja Binjakët, ju jeni e shoqërueshme dhe logjike dhe nuk e lini veten të bini viktimë e rrethanave, sepse e shihni jetën me sy pozitiv. Nëse ju ka ndodhur ndonjë evenment i pakëndshëm dhe i papritur, ose më shumë se një, gjë që ju ka stresuar dhe ju ka bërë të humbisni guximin dhe besimin në vetvete, kini parasysh këtë: Ju bëni pjesë tek gratë inteligjente dhe që kanë talent për të flirtuar. S’ka rëndësi nëse keni disa kilogramë më shumë, apo keni pamje prej topmodeleje, ajo që ka rëndësi është personaliteti juaj lojcak. Sipas shenjës suaj, pika juaj më e ndjeshme janë duart. Ka ardhur pra koha të nxirrni ngha dollapi bluzat zhapone dhe të tregoni supet. Mos harroni të nxirrni edhe byzylykët dhe unazat aty ku i keni futur, që të dukeni edhe më me stil. Lëreni kompjuterin, celularin dhe librat mënjanë dhe dilni me miqtë që të zbaviteni!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.