Eneda Tarifa: Akoma s’më ka humbur shpresa….

Intervista - - MUZIKË -

Një zë i fuqishëm, një pamje tërheqëse, një alkimi e përkryer me publikun. Bëhet fjalë për artisten, këngëtaren dhe prezantuesen Eneda Tarifa, e cila plotëson më tepër se dy dekada në karrierën e saj muzikore në Shqipëri. Nëse për shumë artistë Eurovizioni është një ëndërr, Eneda e ka jetuar edhe atë… E vlerësuar nga publiku për vite me rradhë, ajo vazhdon t’u kthejë atyre “nderin” duke qenë gjithmonë pranë tyre me zërin e saj.

Klajdi Heta:- Eneda, përshëndetje! Si po shkon 2017 deri tani për ty? Eneda Tarifa:- Viti 2017 deri tani po shkon perfekt! Ka qënë periudhë pushi - tetet e shumta që kam pasur, realisht nuk më kanë lënë dhe aq shumë pushim. Kam shijuar momente të bukura me vajzën, jam marrë edhe me veten time, gjithashtu… më në fund!

- Ishte i vështirë për ty tranzicioni nga këngëtare në prezantuese?

- tare në prezantuese nuk ishte fare i vështirë, sepse unë e kam ushtruar prezantuesen paralelisht si këngëtare, dhe pse në aktivitete më të vogla, mbrëmje pri- vate apo festa. Gjithashtu kam prezantuar dhe në ekran, përpara “Portokalli”. në këto aktivitete të vogla më bëri që t’i them “Po” dhe më shtyu të prezantoja “Portokalli”.

-Mes shumë punësh, a gjen kohë për t’ia kushtuar të afërmve? -Bëj më të mirën time! Ata s’janë asnjëherë të ngopur me mua, e as unë me ata. Por, të paktën jemi afër, sepse ime më dhe im atë kanë qenë në SHBA. Tani pas kthimit të tyre, mundohem që t’i takoj, por nuk na mjafton asnjëherë koha!

-Të ndihmon shumë bashkëshorti ?

-Erioni më ka ndihmuar shumë, sidomos nga ana profesionale. Më ka ndihmuar shumë në hapat e mi të parë. Më pas unë vazhdova vetë, e ai sigurisht u ngarkua më shumë me punë, ashtu si unë. Tani vazhdojmë më vete, por në - çizive, ai sigurisht nuk e kursen ndihmën e vet.

-Ti shquhesh edhe për marrëdhënie shumë të mira me kolegët dhe miqtë…

-Marrëdhëniet e mia me kolegët kanë qenë gjithmonë të mira. Miqtë, ata të vërtetët, i dua pranë për një fjalë të mirë, për një kritikë! Miqtë sigurisht që me kalimin e kohës dhe me rritjen, sa vijnë e zvogëlohen, dhe kam përshtypjen që kjo më ka ndodhur e po më ndodh. Megjithatë, ka shumë rëndësi për mua të kesh miq të mirë që të thonë të vërtetën në sy! Jam me fat që kam miq të tillë!

-Dy dekada në skenë! Një moment i paharrueshëm për ty?

-Momente të paharrueshme për mua janë momentet kur kam marrë çmime. Të freskët kam pjesëmarrjen në Eurovision. Ka qenë një nga pikat e mia më të forta mia më të bukura, kur unë preka atë skenë madhështore, me përmasa botërore, ku dhe vetë Justin Timberlake e përzgjodhi për të promovuar këngën e tij më të re.

- Bashkë me Erionin drejtoni një biznes muzikor, ku jeni “Vetë Ali, vetë Kadi” – të kënaqur? Erioni, pra, ai është vetë Aliu dhe Kadiu! Unë vetëm e zbukuroj. (qesh). Jemi shumë të kënaqur! Shkon shumë mirë, sepse ajo rrymë muzikore që interpretohet gjithmonë ka fansat dhe ndjekësit - sht, por dhe ndonjë shqiptare kur duhet, nuk diskutohet! Ka gjithmonë klientelë të mirë e të zgjedhur, dhe për këtë jemi shumë të lumtur. Nuk është nga ato klube nate që bën shou, boom apo reklama të mëdha, ama është gjithmonë aty, dhe jam e lumtur që po hyn në vitin e gjashtë e që po bëhet traditë.

- Repertori juaj është mëse i mjaftueshëm për një recital. E ke menduar ta realizosh? - Sigurisht që e kam menduar që jam më e lirë nga puna si prezantuese, patjetër që do ta gjej kohën dhe mundësinë për t’u marrë me projektet e të së vërtetës, i kam lënë pak pas dore!

- Meqë ra fjala tek koncertet, çfarë pëlqen Eneda të interpretojë krahas këngëve të saj? - Përveç repertorit tim, pra, katër-pesë këngë të miat më provuar që funksionojnë gjithmonë në publik, pjesa tjetër janë hite botërore moderne, por dhe të vjetra! Më pëlqejnë shumë këngët e risjella nga këngëtarë të rinj, në versione të përpunuara. Do të përmendja këngën “It’s a man’s ëorld” kënduar nga Xhejms Braun dhe risjellë nga Kristina Aguilera. Një pikë shumë e fortë dhe një këngë që më shkon! Nga modernet do përmendja këngët e këngëtares Jessie J.

- Shqipëria ka përparuar, por përsëri nuk shquhet si “vendi i mundësive”. Ke menduar ndonjëherë të braktisësh gjithçka dhe t’ia nisësh - Shqipëria ka përparuar, por megjithatë ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu si i parashikon apo mendon ti, ndaj sigurisht që e kam menduar nga e para. Kam përshtypjen që të gjithë ata që punojnë këtu, jetojnë këtu, ata që mezi ia dalin, por dhe ata që kanë kushte, kur zhgënjehen nga diçka apo nga një ar kanë menduar të paktën një herë. Rëndësi ka që të mos bëhet motiv në vetvete dhe të mos humbin shpresat. Po të më kishte humbur shpresa, atëherë nuk do më gjenit më këtu.

- Beson që një këngëtari i vlen më tepër puna sesa talenti? -Besoj që një këngëtari i vlen edhe puna, edhe talenti! Ka këngëtarë të talentuar që nuk punojnë, ka dhe këngëtarë që nuk janë shumë të talentuar, por punojnë, dhe puna e madhe u ka sjellë dhe zhdërvjelltësuar talente të tjera vihen re dhe të jenë në tregun muzikor. Këtë të dytën e preferoj dhe e çmoj!

-Po cili është ai element që i duhet patjetër -Elementi që i duhet me patjetër një këngëtari në ditët e sotme është stili! As shtrirja vokale apo diapazoni. Në këtë kohë duhet stili dhe ngjyra e bukur vokale.

- Përveçse këndoni, ju shpesh shkruani vargje për këngë. Të vijnë natyrshëm? - Shpeshherë më keni parë si autore tekstesh apo si bashkautore më tepër! Kjo më shumë ka ardhur si nevojë për të rregulluar diçka në tekst, apo për t’ia shtuar diçka, sesa një tekst i nisur është që e shquaj veten si poete, por ama di t’i jap tekstit që kam përpara motivin e

- A mendon se ajo çka dhe në Eurovision ishte mjaftueshëm? - Besoj që në Eurovision unë si këngëtare u paraqita mirë, denjësisht dhe bëra të pamundurën që materiali të dilte sa më mirë!

- Ti vetë, a je e kënaqur me kritikat pozitive që mori kënga në mbarë Europën? - Unë jo vetëm që jam e kënaqur me kritikat që mori kënga, qofshin ato pozitive apo negative, pasi kështu zhvillohesh! Zhvillohesh nëpërmjet kritikave dhe komplimenteve për një ma fundit, muzika është çështje ndryshe. Do doja të shikoja reagimin e njerëzve dhe të Europës nëse kënga rastësisht apo qoftë edhe me dashje, do kishte dalë në tre apo pesë më të mirat në konkurrim!

- Do kishe ndryshuar diçka nga gjithë “ëndrra-Eurovision”? Po në jetë? - Do kisha dashur të ndryshoja shumë, shumë gjëra nga kjo “ëndërr”! Sigurisht që po të më jepej rasti dhe njëherë, do dija si të veproja. Tani di se si funksionon, di se ku ishin gabimet e mia, por dhe të të tjerëve! Në një rast tjetër, do merrja më shumë përgjegjësi, dhe do isha vërtet drejtuesja absolute e projektit, sepse duke pasur shumë duar, shumë njerëz që pretendojnë dhe duan të prekin sadopak nga kjo ëndërr dhe nga ky projekt, sigurisht që do bëhen gabime dhe nuk ka shumë marrëveshje. Në jetë do kisha ndryshuar, (qesh), faktin që disa gjëra i bëra më vonë se ç’duhet!

-Të rastis fenomeni i përballjes me fansa në rrugë? - Sigurisht që më rastis të përballem çdo ditë me fansa. Kjo është sa e kënaqshme, aq dhe e bezdisshme ndonjëherë. Megjithatë, mundohem që jetën time personale ta kem sa më Adresa: Rr. “Hoxha Tahsin”, Pall. 60/1, kati 2, Tiranë Përballë “Optika Roma” 200 m mbi sheshin Avni Rustemi com

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.