Paola Kodra: Asnjë derë nuk hapet, pa trokitur!

Intervista - - TEATËR -

Paola Kodra, sapo ka mbaruar studimet në Itali në “Scuola di Teatro Arsenale” dhe bashkë me emrat më të njohur të skenës shqiptare si Robert Ndrenika, Marjana Kondi, Arben Derhemin, kanë vënë një shfaqje në skenë e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, pjesën “Mendohu Xhakomino”, një shfaqje me shumë suksese. Kush është Paola dhe cilat janë synimet e saj? Këtë dhe shumë të tjera, do ta zbuloni në intervistën që kemi realizuar me të:

Fabjola Kuburi:- Për ata që nuk e dinë, kur themi Paola Kodra, çfarë duhet të na vijë në mendje?

Paola Kodra:- Një vajzë që sapo ka përfunduar stu Arsenale, bazuar në metodën - no. Brezi im më njeh duke qenë se unë kam përfunduar Universitetin e Arteve para 3 vitesh. Ndërsa brezat e tjerë do doja të më njihnin si një aktore profesioniste, të përkushtuar dhe me pasion të madh për skenën.

-Ti ngjitesh në skenë me një shfaqje të mrekullueshme si “Mendohu Xhakomino”. Ç’mund të na tregosh më shumë rreth shfaqjes dhe sa aktuale është tematika që trajton?

-Ngjarjet ndodhin në Itali në 1916, në një ambient shkolle. Në vepër shfaqet jeta e përditshme e personazheve, dy të rinjve, nga shtatzania e vajzës, nga dëshira e profesor Totit për t’u martuar në moshë të madhe me vajzën e re, nga opinioni publik dhe nga opinioni kishtar. Tematika është mjaft aktuale edhe 100 vjet pas shkrimit të kësaj vepre, sepse edhe sot njerëzit kanë frikë nga opinioni publik, nga prishja e renditjes së hapave që individi “duhet” të ndjekë në jetë.

-Ndihesh me fat që ke qenë pjesë e saj?

-Si mund të mos ndihem me fat. Po punoj me artistë të mëdhenj të skenës dhe kine

-Si u prit nga publiku pjesa “Mendohu Xhakomino”?

-Pas çdo shfaqjeje duartrokitjet kanë qenë të shumta por nuk kanë munguar edhe komentet e spektatorëve të - pozitive.

-Ti në shfaqje, vjen me rolin e Lilianës, e një vajze të re e cila ngelet shtatëzanë me Xhakominon dhe që kri profesor Totin që luhet nga Robert Ndrenika. Si e u ndjeve në këtë rol?

-Liliana është një 16 vje - rol ka qenë mosha e vajzës, - het dhe mentaliteti i familjes bën pjesë. Jam ndjerë mire, jo vetëm për rolin tim por edhe për marrdhënien me aktorët e tjerë. Do të veçoja marrdhënien me profesor Robertin, sepse është një partner i mrekullueshëm dhe një njeri i jashtëzakonshëm, i kujdesshëm për çdo detaj.

-Përmendëm Robert Ndrenikën por mos harrojmë edhe Marjana Kondin dhe Arben Derhemin, pjesë të kësaj shfaqjeje. Si është të punosh me këta emra?

-Kënaqësia është e madhe, sepse unë kurre nuk e kam ka ndodhur sepse si Marjana ashtu edhe Arbeni janë shumë

pozitivë dhe dashamirës në punë. Nuk e kisha imagjinuar që do të luaja në moshë kaq të re me këta aktorë.

-Si është Robert Ndrenika gjatë provave ?

-Profesor Roberti është shumë korrekt dhe kërkues, ai e dashuron punën që bën. Nuk mendonte vetëm për rolin e tij por për të gjithë veprën në përgjithësi. Gjatë provave ka qenë edhe si një edukues për pjesën tjetër, na jepte këshilla dhe na ndihmonte në momente të vështira . Ishte si babai i të gjithëve.

- Cfarë mësove nga përvoja e tij ?

- Kam mësuar shumë gjëra prej tij, por një nga mësimet më të rëndësishme është përdorimi i fjalëve parazitare,ose banalitetit në tekst.Ai është maniak i tekstit dhe nuk toleron shtesa të kota. Mësova që komedia nuk bëhet me banalitet. Këtë mësim nuk do ta harroj kurrë.

- Me trego ndonje shaka apo intimitet nga provat me Robertin dhe Marjanen ?

- Shakatë nuk kanë munguar në asnjë provë, por nuk - sit, sepse janë veërtet private. (Buzëqesh)

- Ndonjë gjë që ta mbetur në mendje nga provat ?

- Çdo ditë profesor Roberti na sillte mandarina, dhe një kujtim shumë i bukur do të ngelet ditëlindja e tij. E kemi festuar duke bërë prova e duke ngrënë ëmbëlsira. Ka qenë një ditë shumë e veçantë. ta gjente në punë.

-Si ndihesh kur të thonë në skenë “vajza e Marjanës”?

-Fati donte që në këtë vepër unë të isha “vajza e Marjanës ” dhe të ndihesha realisht si vajza e saj. Ajo tregon një përkujdesje jo vetëm në punë por edhe jashtë saj për mua. Jemi njohur personalisht në këtë projekt dhe që nga dita e parë nuk jemi ndarë nga njëra tjetra. Kjo marrdhënie e afërt skene, e bëri ndoshta edhe më të thjeshtë marrdhënien në vepër. Ndihem shumë mirë kur më quajnë “vajza e Marjanës ” , sepse Marjana vërtetë ka ngjashmëri me nënën time të vërtetë.

-Çfarë ke marrë nga Marjana?

-Ajo është e veçantë për talentin e saj dhe do të ishte e vështirë që ti “vidhje” diçka. Nëse do të zgjidhja një nga dhe unë është konkretësia dhe aftësia e saj improvizuese në skenë dhe mënyra si i ndërton karakteret.

-Studimet i kryen në Itali por kthehesh këtu përsëri, pse kjo zgjedhje?

-Që kur kam marrë vendimin për të studjuar në Itali kam marrë edhe vendimin për tu rikthyer në vendin tim dhe nuk kam patur dyshime gjatë rrugës. Qëllimi im ka qenë thjesht shkolla dhe jo ushtrimi i këtij profesioni në një vend do të ishte problem për këtë fushë duke qenë se unë nuk ashtu si vendasit. Kjo do të më penalizonte shumë. Arsye tjetër është edhe dashuria që kam për vendin dhe familjen time.

-A gjete mikpritje dhe dyer të hapura për në skenë?

-Kam gjetur mikpritje, këtë e them me bindje. Ndërsa dyert nuk hapen për ata që nuk trokasin.

- Paola, si mund ta ndryshojë artisti botën sipas teje?

- Duke bërë vepra e jo fjalë. Vepra e një artisti jeton edhe më tepër se vet ai ose ajo mund të edukojë, inspirojë breza me rradhë dhe mund të ketë fuqinë të ndryshoj shoqërinë, pse jo edhe botën .

-A ka një rritje të audiencës në teatër, sepse me sa kam parë kjo periudhë ka sjellë shumë dashuri për teatrin?

-Sigurisht qe po, kur ka produktivitet , vepra interesante, profesionalizëm, larmi nga një teatër në tjetrin, kurio është e madhe.

-Mendon se ke me shumë fat apo talent?

-Kam pak fat, të them të drejtën por besoj më shumë tek puna dhe përkushtimi. Jam natyrë që gjërat që marr përsipër i çoj deri në fund. Asgjë nuk më ka ndodhur rastësisht. Përsa i përket talentit, mendoj se është qershia mbi e konsideroj veten të pata- lentuar por përgjigjen më të saktë për këtë duhet ta japin kritikët.

-Çfarë do ndodhte, nëse një ditë do të thoshin që nuk do jesh më pjesë e teatrit?

-Nuk mendoj se teatri dhe nuk e kam imagjinuar një gjë të tillë. Tani që e mendoj, do të hapja një teatër privat, pse jo? Një teatër më shumë në Shqipëri (qesh )

-Cili ka qenë dhe vazhdon të jetë kritiku apo kritikja jote më e madhe?

-Kam disa kritikë të besuar. Të parët janë prindërit

Ie mi,veçanërisht babi. Duke qenë se ai nuk ka lidhje me fushën e artit, i sheh gjërat më ftohtë dhe tregohet më i drejtpërdrejtë me mua. Natyrën kërkuese e kam të trashëguar prej tij.

-Përveç aktrimit çfarë të tërheq tjetër më shumë?

- Më tërheqin jashtëzakonisht shumë sportet, si noti i sinkronizuar, për dinamikat, - zionin në lëvizje dhe vështirësinë. Nëse nuk do të isha artiste, do të isha sportiste me siguri.

-A ka ndonjë personazh të njohur si cili do doje të bëheshe pas disa vitesh?

Ka shumë personazhe të por nëse do të doja të bëhesha si ata do të isha një kopje e shëmtuar. Preferoj më tepër të ruaj identitetin tim si artiste.

-Nëse do të përjashtoheshe nga tregu i punës dhe të duhet të shkruash aftësitë e tua në një Cv, çfarë do të shkruaje?

-CV sapo e kam plotësuar, por për tu futur në tregun e punës. Në të kam shkruar eks edhe në muzikë. Kam studjuar piano 12 vjet dhe kitarë për disa vite e jam e diplomuar në muzikë. Ve antia e përfshihen maskat teatrale, pantomima, Cloën-i, etj.

- Sipas teje kush e bën diferencën mes aktorëve?

-Origjinaliteti, kultura dhe humanizmi.

-Mendon se jeta private arrin të shesë deri diku edhe artin që bëhet?

-Jeta private e një artisti nuk mund të ndahet nga ajo personale por nëse jeta private do të përdorej për të shitur art atëherë do të thotë që vepra nuk është në nivelin e duhur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.