Aras Bulut Inemli: Nuk kam gënjyer as nënën sime

Intervista - - TELENOVELA -

- - - - je në aktorët turq është se të gjithë kanë mbaruar universi - mbaruar studimet si inxhenier në 100 maturantët më të mirë të Turqisë pas provimeve të - vitin 2013 ai merr pjesë në

- Ku ju pëlqen të luani më shumë, në teatër, apo televizion?

- Më pëlqejnë të dyja, vetëm se nuk mund t’i bëj të dyja njëkohësisht. Nëse do të merrem me teatër, do të përqëndrohem vetëm tek ai, sepse dua të mësoj aktrimin. Në moshë të shtyrë do të më pëlqente të merresha me kinema. Më kanë ardhur disa propozime interesante, bile disa janë edhe përtej oqeanit, por - jmë se gjëja më e rëndësishme është skenari i mirë.

- Cili ka qenë roli që i dha shtysë karrierës tuaj?

- Qe seriali “Kur kalon koha” që më hapi dyert për rolet në se- rialet e tjerë. Ai qe një mundësi shumë e mirë për mua.

- A ju njohin në rrugë dhe a ju bezdis kjo?

- Më njohin dhe për këtë arësye nuk mund të dal në rrugë aq lirisht si më parë. Por çdo punë ka detyrimet dhe përgjegjësinë e veta dhe njohja në rrugë është pjesë e tyre.

- Çfarë gjëje tjetër bën pjesë në punën e aktorit?

- Parapërgatitja për rolin. Për shem- bull, pë r serialin “Kur kalon koha” mora mësime pëlqen kër - sa për “Maralin” mora mësime për përgatitjen e çokollatave.

- Si u ndjetë për suksesin e Maralit?

- Në fillim isha i eksituar për këtë projekt. Më vonë, ekstimit ia zuri vendin lumturia dhe krenaria, sepse ne bëjmë punë në ekip. Kështu kemi nga na mundohet të japë më të mirën dhe shpesh në kushte të vështira. Edhe regjisori dhe drejtori i fotografisë bënë punë shumë të mirë. Gjithashtu skenaristja, Pinar Bulut, shkroi një skenar të shkëlqyer, që na pëlqeu të gjithëve. Ne punuam shumë me personazhet tona dhe rezultati i punës duket.

- Pse mendoni se sukses seriali? pati - Sepse në të pasqyrohen gjërat që u pëlqejnë teleshikuesve, që ndodhin në jetën e përditshme. Në këto kohë ne kemi nevojë për shpresë dhe të gjithë kemi probleme në jetë dhe këto probleme shpjegohen edhe në serialin tonë. - Mund të na shuani një kuriozitet. Ç’kuptim ka mbiemri juaj, fjala Inemli? - Pika e fundit e shiut që bie nga qielli ( qesh). Bëj shaka, edhe unë e kam kërkuar këtë me vite, por nuk kam gjetur asgjë logjike në internet, përveçse fjalën “miqësor”. Të paktën ne themi se “nëpunësi i një gabim” dhe i vëmë kapak kësaj. - Mbase kuptimin e mbiemrit nuk e dini, por me siguri që ka lidhje me artin. - Po, kjo është e sigurtë. Artin e kemi në gjak si familje, vëllai im i madh është aktor, nëse motra, këngëtare. Edhe dajën e kam aktor. - Si ka qenë jeta juaj si fëmijë? - Ajo ka qenë e lumtur. Ne kemi kaluar disa probleme ekonomikë si familje, por të paktën dashuria nuk mungonte dhe mund të themi se prindërit na kanë dashur dhe janë kujdesur shumë për ne. Kam mësuar se ç’do të thotë të të mungojë dashuria vetëm pasi u bëra aktor. - Kemi dëgjuar për ty që ke qenë një peshkop i vër- tetë në shkollë.

- është e vërtetë. Kam mbaruar shkollën e mesme Beshiktash Anadolli dhe dola i treti në shkollën time. Më pas hyra në universitet dhe vazhdova të punoja, jo si peshkop do të thoja ( qesh), Pastaj unë nuk rrija vetëm mbi libra, kam qenë aktiv në klubin e teatrit, pastaj në skuadrën e basketbollit dhe të futbollit të shkollës.

- Me sa di unë ju jetoni ende në Beshiktash ( lagje e Stambollit).

- Po, kemi shumë vjet aty dhe ndjehemi mirë. Më pëlqen lagjia ime, shitësit që i njohim që prej shumë vjetësh, atë të perimeve prej - kut na përshëndet kur kalon pranë nesh, etj.

- Si u përgatitët për rolin e Sarpit?

- Meqë do të luaja rolin e një shefi të repartit të çokollatave, mora disa mësime për përgatitjen e tyre. Në fakt e pata të vështirë, pasi nuk di të gatuaj. Jam rritur në një familje patriarkale, ku vendi i burrave nuk ishte në kuzhinë, por tani, që jetoj më vete, ka filluar të më pëlqejë.

- Meqë ra fjala, megjithë lekët që keni, fituar, vetëm tani vendosët të dilni në shtëpi më vete.

- Kjo është e vërtetë, por vjen ngaqë e dua shumë time më dhe e pata shumë të vështirë ndarjen.

- është e vërtetë që ju merrni dyfishin e parave që merr Hazall?

- Këto janë thashetheme bërë bujë.

- Cila është gjëja e parë që ju bie në sy tek një grua?

- Gjëja e parë që më bën përshtypje janë veçantia e saj dhe ndërshmëria. Kur e di se mund të ndaj gjithçka, më bën të ndjehem i sigurtë. Mua vetë nuk më pëlqejnë gënjeshtrat, nuk i them dot, bile edhe ato më të pafajshmet. Deri më sot nuk kam gënjyer as time më!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.