Herolind Shala: Ajo është ëndrra më e madhe

Intervista - - SPORT -

- - karriera e tij mori një rrugë në ekipin turk të Kasimpasës ku ë

Eraldo Harlicaj: -Përshëndetje Herolind, si je?

Herolind Shala: - Mirë dhe ju përshëndes të gjithëve.

- Kush jua ka vendosur emrin tuaj?

- Gjyshi e ka dhënë si ide dhe babai e mamaja e kanë aprovuar. - - Mundohem të jem i tillë për familjen time. Në periudhën që kam lindur unë në 1992 jam i vetëdijshëm se është përdorur për tjetër kontekst, por tashmë mendoj se lufta më e madhe e imja është familjen time. Kosova ime është tashmë e pavaruar, kështu që edhe kuptimi i emrit tim ndryshon.

- Sa i lidhur jeni me Kosovën?

- Jam shumë i lidhur, pavarësisht se unë pjesën më të madhe të kohës nuk kam jetuar në Kosovë, pasi kam lindur në Norvegji dhe më pas karriera futbollistike më ka dërguar në Çeki apo edhe Turqi tashmë.

- Çfarë ndjesie të jep ty fjalët Përfaqësuesja e Kosovës dhe Kombëtarja e Shqipërisë?

- këtë temë, por nuk më jep një shije të mirë.

- Pse? Nuk mendoj se është provokim, apo shumë delikate, është çështje reale mes dy vendeve tona…

- Më duket sikur do të fus përçarjen mes shqiptarëve. Kosova ka ekipin e saj ashtu si Shqipëria. E rëndësishme është që të kemi suksese të dyja palët. Kjo ka më shumë rëndësi se gjithçka tjetër. Pastaj emërtimet nuk duhet t’i kemi mes vetes, pasi duhet të jemi të bashkuar.

- Të bashkuar me fjalë, me vepra e mirëprisni një ekip të vetëm kombëtar?

- Ajo është ëndrra më e madhe do e doja.

- Edhe nëse kjo të nxjerr jashtë ekipit?

- S’kanë vend këto diskutime. Nuk duhet të shohim interesin personal dhe të mirën e individit duhet të shohim të mirën kolektive. Unë jam për një Kombëtare.

- Gjithsesi nga Shqipëria u larguat, ndoshta të zhgënjyer nga De Biasi?

- U largova se po më thirrte Kosova, shokët ndikuan, kujtimet. Edhe të luaja më shumë. - Jeni penduar? - Jo aspak. - Bëjmë retrospektivë, nëse De Biasi ju thërriste në Europian, do largoheshit?

- sikurse. Gjithçka ka ndodhur dhe tashmë nuk mund të qëndrojmë duke menduar sikur të bëhej kjo apo ajo. Unë jam te Kosova, Shqipëria ka rrugën e saj dhe shpresoj të kemi sa më shumë suksese së bashku, në rrugën tonë.

- E keni menduar një ndeshje Kosovë dhe Shqipëri, për një elimintore?

- Nuk dua ta mendoj, pasi do të ishte e tepërt. Jam i sigurt se do të ishte një festë e bukur për të gjithë.

- Karriera juaj nuk ka shkuar edhe aq mirë?

- E vërtetë nga lojtar lider te jam titular me Kasimpasin. Nuk po arrij të përshtetem mirë. - Pse e zgjodhët atëherë? - Mendova se mund të bëja mirë dhe e zgjodha, pasi edhe ngjasim me kulturat tona, por nuk reultoi ashtu siç e prisja.

- Kjo do të thotë se në verë mund të largoheni?

- Gjithmonë ekziston mundësia që diçka e tillë të ndodhë. Nëse kam një ofertë të mirë nuk e përjashtoj mundësinë, pasi edhe dua të luaj. Jeta është edhe çështje fati.

- Kishit ndonjë ofertë në janar?

- Përderisa jam te Kasimpasi akoma do të thotë që nuk kisha të duhurën, pasi interesime ka pasur. Gjithsesi edhe këtu jam mirë, pasi shumë pak minuta.

- Kush është kampionati që ju pëlqen më shumë?

- Më pëlqen shumë kampio- nati italian dhe spanjoll. Më i forti është anglezi, por këto të dy më pëlqejnë, pasi mendoj se më përshtatet edhe loja. Futboll jo shumë i ashpër dhe teknik, edhe Gjermania nuk është një mundësi e keqe.

- Nëse do të kishit mundësi për cilin ekip do të luanit?

ën ose Realin sigurisht (Qesh). - Si është jeta juaj në Turqi? - E përqendruar vetëm në stërvitje dhe duke mbajtur regjim. - Jeni përshtatur akoma? - Duke parë edhe kulturat të ngjashme dhe ndikimin që kanë pasur ato në kulturën tonë kam menduar se do të isha ambientuar Tashmë mendoj se jam përshtatur më shumë, pasi njoh edhe qytetin dhe nuk humbas më (Qesh).

- A keni krijuar vendet tuaja të ‘të fshehta’ në qytet?

- Nuk jam shumë i dhënë pas këtyre gjërave. - Ju jetoni vetëm në Turqi? - Jo, jo jam në shtëpi me njërin nga shokët e ekipit.

- E festuat Shën Valentinin vetëm, apo me dikë në krah? - (Qesh) Vetëm. - Nuk është askush në jetën tënde?

- Jam një tip që jetën time private dua ta mbaj për vete. Mos më keqkuptoni.

- Një mesazh për të gjithë lexuesit tanë?

më shumë gazetën ‘Inervista’.

- Suksese dhe mirë u dëgjofshim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.