Zana Cakaj - Breçani: Ika se më kërcënonin

Intervista - - TELEVIZION -

Zana Cakaj, nuk është një emër i panjohur në median shqiptare, sidomos në atë vizive. Ajo ka qenë moderatore e një prej emisioneve më të ndjekur në “Ora News” dhe më pas pjesë e një emisioni investigativ në “Neës 24” me titull “Kaktus”. Ajo vjen në një intervistë për gazetën tonë ku tregon për dashurinë që kishte për këto emisione dhe për herë të parë tregon edhe arsyen e vërtetë se pse u largua nga emisioni “Kaktus”.

Fabjola Kuburi:Zana, një emër jo pak i njohur në fushën e gazetarisë, më thuaj si u gjende në këtë botën tonë?

Zana Cakaj(Breçani):- Bota e televizionit është sa e bukur edhe e vështirë, ne të dyja e dimë shumë mirë këtë gjë. Ka edhe bërryla e egërsi. Unë u ndjeva pak e dobët për atë botë të egër.

- Je mësuar të intervistosh, si ndihesh kur të intervistojnë?

- Eh, në të dyja rastet ka emo intervistojnë (qesh) Jam më komode në rolin e moderatores apo gazetares, sepse dua ta kem unë situatën nën kontroll.

- Zana, “Ora e Natës”, “Kaktus” janë emisionet që të bënë të njohur në publik. Si do ti përshkruaje secilin prej tyre?

- “Ora e natës” ka qenë dashuri, punë dhe pasion. “Kaktus” ka qenë punë, punë dhe shumë gu

- Për cilin të ka marrë malli më shumë?

-Malli...në fakt për të dy sepse ishin të ndryshëm nga njëri tjetri. “Ora e natës” ishte argëtim, komunikim me njerëzit dhe kam bërë shumë miq nga ai emision. Kurse “Kaktus” ishte diçka tjetër, aty pash vërtetë veten në gazetari. Punoja shumë, madje me orare të zgjatura por nuk me lodhte kjo gjë. Ajo që më mërziste shumë ishte fakti që shqiptarët i marrin gjërat personale.

-Zana, “Kaktus” është një emision investigativ,pse u shkëpute nga investigimi?

më lartë, unë e dua televizionin, e dua gazetarinë investigative por shqiptarët akoma nuk kanë kuptuar rolin e gazetarit. Unë nuk e ndiqja një çështje në emision se donte Zana por sepse vinte de investigoja për atë problem. Nga ana tjetër më vinin sharje dhe personale dhe nuk e kuptonin që thjeshtë ishte puna ime. Sinqerisht nuk e perballoja dot atë presion dhe sjellje aty

SHBA, si të duket jeta atje?

- Akoma nuk e di si do jetë jeta ime këtu por të paktën ndihem më e qetë dhe e sigurtë. Nuk e harroj dot që disa herë kam njoftuar të fejuarin tim që të vinte të më merrte nga puna sepse ndihesha e pa Të pakten kjo gjë e di që nuk më ndodh këtu në SHBA. Ndihem e qetë.

- Shumë emra të gazetarisë shqiptare kanë ëndërr të shkojnë në studiot e BBC-së ose CNN-it, është kjo edhe një ëndërr e jotje?

-Televizioni është pasioni im i madh. Kam punuar shumë vite për t’ja dal aty dhe padiskutim CNN apo BBC janë ëndërr e mad e mia për t’ia dal këtu.Në këto vite gazetaria është rrënjosur tek mua është gjëja që di të bëj më mirë.

- Çfarë mendon se i mungon gazetarisë shqiptare?

-Nuk di të them se çfarë i mungon ekzakt, por kam vlerësim maksimal për ata koleg të mi që punojnë fortë aty. Lodhen shumë dhe bëjnë me pasion e korrektësi këtë mision. Dhe nuk duroj dot ata “gazetarët” plastelinë qe marrin formë sipas interesave të tyre personale apo të eprorëve të tyre.

-Ty vetë, çfarë do të mungojë nga Shqipëria?

- Do më mungojnë shumë gjëra Fabjola, familja ime, miqtë e mi dhe puna ime në televizion. Pavarësisht presionit e stresit në atë punë, do më mungojë se është pasioni im më i madh. Të falendëroj shumë ty për këtë intervistë. Është këto gjëra.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.