Pyetje përgjigje për njeri-tjetrin

Intervista - - PYESNI NJERI-TJETRIN -

Jam e dashuruar prej 3 vitesh me një djalë, shpesh shkoj dhe në shtëpin e tij sepse lidhja jonë tashmë është familjarizuar. E ndjej që edhe i dashuri im më do mua. Ai është i sjellshëm dhe shumë simpatik. Por sa herë që shkoj te shtëpia e tij ndihem shumë në siklet sepse babai i tij, domethënë vjerri im më shikon në një mënyrë provokuese. Ai është vërtet joshës por unë s’mund t’ia bëj këtë të dashurit tim. Madje një ditë teksa shkoja në tualet ai më vjen nga pas dhe me dorë më prek të pasmet e mia dhe pastaj më kërkoj falje se “gjoja” e kishte bërë padashje. Kjo situatë sa vjen dhe bëhet më stresante. Ju lutem mund të më thoni çfarë duhet të bëj?

Nuk duhet të durosh këtë situatë pasi dëm i bën vetes e askujt tjetër. Tregoji të dashurit të vërtetën edhe pse mund të jetë situatë e sikletshme. S’është mirë t’ia mbash të fshehtë këtë atij nëse e do vërtet. Laura

Mendoj se duhet ti tregosh të dashurit për këtë situatë sa më parë. Nuk mund ta tolerosh këtë gjë të të stresojë kur ndërkohë nuk ke asnjë faj vet. Ola

Unë mendoj që duhet ta lësh fare të dashurin pasi nuk është normale të ndodhin këto gjëra brenda një familje. Marsel

Jepi një mësim të mirë atij vjerrit Junes

Mendoj se është më mirë që ta lësh fare të dashurin e të largohesh nga kjo situatë që është krijuar sa më parë pasi këto gjëra sjellin pasoja tepër të rënda. Keli

Keni dashuruar ndonjëher pa qenë nevoja të ndryshoni asgjë?

Kam dashuruar dhe vazhdoj akoma me atë që kam dashuruar e s’më është dashur të ndryshoj asgjë tek partnerja ime. Dejvi

Nuk mund të përpiqemi të ndryshojmë në gjëra që s’mund të bëhen ndryshime siç janë veset e një njeriu ose karakteri i tij. Por nëse e do dikë vërtet shumë mund të ndryshosh pak gjëra që ta bësh të të dojë e respektojë më shumë. Anna

Unë nuk ndryshoj për asgjë e për asnjë pasi kush bie në dashuri me mua bie në dashuri dhe me difektet e mia kështu që s’kam pse ndryshoj asgjë. Megi

Nëse partnerja do gjente mënyrën e duhur për të më kërkuar mua një ndryshim në sjellje unë do e bëja atë ndryshim nëse do ishte dhe i pranueshëm nga ana ime sepse jo çdo ndryshim mund ta bëj për ti bërë Migen

Nuk do bëja asnjë ndryshim pasi njeriu dashuron dhe difektet e partnerit të tij. Eni

Dashuria nuk ka kushte, dashurohet pa kushte. Ndaj dhe nuk mund ti vëmë kushte partnerit tonë që të bëjë atë çfarë ne duam për të plotësuar imazhin tonë për partnerin ideal me asnjë të metë.

Unë gjithmonë kur dashuroj mundohem ti përshtatem partneres time brenda limiteve të mia të përshtatjes sepse nuk mund të bëj ndryshime çdo tekë që ajo mund të ketë. Ardi

Të dashuruarit ka të bëjë edhe me përshtatje pasi duhet të kujdesemi për partnerin tonë e jo të krijojmë Lori

Mendoni se ndonjëher kur jeni në lirinë tuaj?

Nuk është për partnerin, kështu duhet të jetë të paktën. Mirjan

Duhet të zgjedhësh se çfarë do më tepër, me kë do të kalosh më tepër kohë. Gentian

Nuk mendoj se kur je i dashu tënde sepse liria është ajo që na bën të dashurohemi me dikë e që mos dashurohemi me dikë. Eva

Nëse dashurohemi me një per përket disa gjërave që kanë të bëjnë me respektin për partnerin sikurse janë të dalurit më pak me shoqërinë e më shumë me partnerin tonë pasi kur i kushtojmë kohë partnerit tonë kemi një lidhje dashurore më të qëndrueshme se sa kur nuk i kushtojmë kohë e rëndësi. Amantja

Nëse dashurohemi me dikë jo do lirinë personale pasi ajo na mban të lirë ta dashurojmë partnerin e nëse ai - projmë duke u larguar prej tij e duke u ndarë. Stela

Është respekti mbi të gjitha në një lidhje dashurore. Anna

Nëse do ju ndodhte të tradhtonit personin që jeni lidhur do e mbyllnit atë lidhje apo do fshihnit provat??

Unë do e lidh përsëri me seksin meqë jemi në këto ujra sot, nëse funksionon seksi s’është nevoja të tradhëtosh. Po edhe nëse tradhëton ndoshta mund ti fshehësh provat po a do e pranoje vet këtë gjë? Rea

Nëse do më ndodhte ta tradhtoja personin që kam në krah do kishte ardhur fundi i lidhjes dhe nuk do fshihja asnjë provë, përkundrazi do ja tregoja dhe do ndahesha. Migena

Nuk mund ta fshehësh tradhtin sepse nëse ajo ka ndodhur ti s’ndjen më për personin që kë krah. Elios

Nëse do tradhtoja personin që jam e lidhur do e mbyllja lidhjen sepse nuk mund ta gënjej nëse e tradhtoj. Kristia

Nuk do fshihja provat por do i thoja që e kam tradhëtuar edhe arsyet që më çuan që ta tradhëtoja partnerin. Xhulia

Mund të jetë seksi gjëja më themelore në një raport??

Për mashkullin po, ndërsa për femrën jo. Lule Lule

Po nuk funksionoi seksi nuk funksionon një raport ashtu si duam. Si mund të jesh në një raport pa seks? Nëse jeni vetëm shok shoqe është tjetër gjë. Mirjan

Seksi është tepër i rëndësishëm në një lidhje pasi ajo i lidh më shumë partnerët edhe e bën lidhjen më të fortë e të qëndrueshme. Rigi

Seksi është gjëja themelore kur dy njerëz nuk duhen. Albi

Personi ideal që doni të keni pranë, si doni që të jetë..??

Personi ideal për mua është: ‘’Sa herë ta shikoj, sa herë ta mendoj, sa herë ta kem pranë ta bëjë zemren time të gëzuar ‘’. Olivia

Personi ideal për mua do të ishtë një mashkull me karakter, i bukur, i edukuar dhe me shkollë të lartë. Edi

Personi ideal për mua do ishte një femër e thjeshtë e edukuar dhe që rrjedh nga një familje intelektualësh. Keli

Keni vënë re që shumë femra preferojnë të mos martohen më, nuk ia ndjejnë më nevojën një mashkulli dhe kanë arritur gjer aty sa edhe fëmijën ta bëjnë vetë - koni këtë gjë? Janë femra vërtet të pavarura, s’kanë pasur zgjidhje tjetër, apo është faji i meshkujve?

Çdo femër ka nevojë për një mashkull në krah dhe të bëjë fëmijë normalisht, siç e ka dhënë Zoti, por kur e shikon që mashkulli e lë pas dore dhe nuk ia jep kënaqësinë të bëhet nënë, atëherë zgjedh këtë rrugë. Bravo u qoftë femrave të tilla, i kam zili që janë kaq të forta. Zoti ua bëftë mbarë. Lida.

Sepse janë shtuar lepurushat prandaj dhe femrat bëjnë zgjedhje të tilla. Stela.

Nuk po gjen më meshkuj sot për të krijuar familje ndaj dhe femrat kanë arritur në këtë zgjedhje. Mela

Meshkujt e sotëm duan vetëm dashnore dhe jo një femër për të krijuar familje. Ndaj dhe femrat nga halli kanë arritur të dalin në këtë përfundim. Donald

Si thoni ju a mund të kontrollohet fëmija se çfarë bën me jetën e tij jashtë shtëpisë, apo i lini lirshem?

Mendoj se fëmijët duhen patur nën kontroll vazhdimisht, sidomos në orët e vona të natës. Janë kohë vërtetë të këqia, fëmijët po marrin shumë vese të këqia. Është gjë tjetër të argëtohen nëpër kalçeto, pabe, kinema apo kudo tjetër ku ka aktivitete. Ne po i shohim se si po mësojnë të pinë duhan që të vegjël, por pinë edhe hashash grupe-grupe qosheve të pallateve. Si hanë darkë e dinë ku i kanë fëmijët e tyre, që nuk dinë se çfarë po bëjnë fëmijët në atë orë të vona të natës? Ne i kemi pajisur me telefona, që mbajnë oferta vetëm për të komunikuar me shoqërinë por jo me prindërit, se nuk - dhen dhe çfarë bëjnë. Kam dëgjuar vetë që fëmija i bërtiste babait të tij në telefon se pse ai e pyeste ku ndodhej dhe pse nuk kthehej në shtëpi, edhe pse ishte shumë vonë. Kështu janë fëmijët e sotëm, ndaj duhen kontrolluar në çdo moment. Flamuri

Po, patjetër që duhen kontrolluar fëmijët, sepse që të vegjël i marrin veset e këqia. Leonard Nuk i kontrollon dot. Arben Përkujdesje po, kontroll jo. tan Ar-

Si ju duket rinia shqiptare, dembelë apo janë bërë më punëtorë sepse janë ambiciozë? Sokoli.

qeni krahas shkollës për të mbajtur mamin dhe motrën time, sepse babain s’e kam. Pra, edhe unë jam rini, por s’jam dembel. Ardi.

Rinia shqiptare është inteligjente dhe kjo se rrinë gjithë ditën në internet, njihen me shumë gjëra zhvillimeve shoqërore, janë shumë dembelë dhe as pranojnë të punojnë derisa të ndahen nga prindërit edhe sikur të jenë 40 vjeç, edhe pse nuk quhen më rini. Marjo

Kanë gjetur prindër të urtë që i pajisin me telefona nga më të mirët, me oferta të përhershme, u marrin dhe lekë nga paga apo pensioni i tyre dhe gjithë diten e natën rrinë nëpër kafene, internet, pube, sporte apo shëtitje. Lum prindërit për ta, mjerë vendi çfarë brezi po rrit! Flamuri.

Të rinjtë e sotëm i duan gjërat llokum në gojë, nuk duan as të lodhen asgjë. Nejsa

Duan lekë por punë nuk duan, ët. Bjorna

Rinia shqiptare është dembelosur së tepërmi. I sheh veç kafeneve duke luajtur me telefonat ne dorë tërë kohës mundësisht dhe rrugës. Biles ka raste që shtohen së tepërmi që janë dhe burim aksidentesh të rënda rrugore aq shumë i përdorin telefonat. Ardi

Unë nuk do thoja janë dembelo një punë të mirë në profesionin e tyre e të paguhen mirë pasi dihet që pagat në Shqipëri janë më të ulëtat krahasuar me vendet e rajonit. Jurgen

Rinia shqiptare më duket tepër - për dembele pasi i duan gjërat më të mira e më të shtrenjta gati pa punuar fare e të vjen keq si i sheh si janë katandisur duke ndenjur veç kafeneve. Rovena

Rinia shqiptare më duket shumë - Joan

parazitë që janë mësuar ti kenë gjërat gati prej familjes, më saktë prej prindërve. Është dhe faji i prindërve që i kanë plotësuar çdo tekë të tyre duke mos u lënë asgjë mangut e duke i bërë më tepër dembelë. Elsa

Mendoj se rinia shqiptare po de dembele e më të paaftë të përballojë Emiljo

Ka ardhur një kohë ku të tërë duan të hiqen më shumë se çfarë janë. E për pasojë harrojnë që e vet puna dhe merren me gjëra të kota - dhe është për të ardhur keq vërtet. Valentina

Në qoftë se shikoni të dashurin e shoqes suaj duke u puthur me një tjetër, a do t’ia thonit shoqes? Sigurisht që do ja thoja. Anxhi Përderisa do ishte shoqja ime do ja thoja menjëherë që të hapte sytë dhe të shihte se kë ka mbajtur pranë. Moza

Do t’ia thoja menjëherë patjetër. Arta

do t’ia thoja pa diskutim. Junna

Është pak e vështirë por mendoj se do gjeja momentin e duhur e do i›a thoja. Enxhi

t’ia thoja sepse s’dua të jem unë ajo që ndan një çift. Artemisa

Pa e menduar dy herë do i’a thoja direkt që i dashuri po e tradhëton me tjetër. Njerëz të tillë duhen ç’maskuar. Andia

Nëse do ishte shoqja ime e ngushtë do t’ia thoja direkt, nëse s’do e kisha shoqe të ngushtë ndoshta dhe jo. Pamela

Një veprim i tillë duhet treguar pasi shoqja ka besim tek ne e nuk ështe gjë e mirë t’ia mbash të fshehur një gjë të tillë. Armela

Nuk kam pse të ndërhyj atje ku nuk më takon. Shoqja nëse është aq e zgjuar duhet t’a kuptojë çfarë njeriu ka në krahë. Jona

Nuk jam tipi që tregoj çfarë kam parë e aq më tepër të jem unë ai që ndan një çift. Antonela

Në momentin që do e shihja skenën do e njoftoja shoqen për çfarë pashë. Sepse nëse një gjë e tillë do më ndodhte mua do doja “të më hapnin sytë” që të largohesha nga një njeri i tillë. Joli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.