Si ta disiplinoj fëmijën tim?

Intervista - - PSIKOLOGU PËRGJIGJEN -

Përshëndetje e dashur Lorela, unë që po shkruaj kam një djalë 6 vjeç por nuk është i bindur dhe duket sikur po rritet pa disiplinë edhe pse unë po mundohem ta edukoj. Ai acarohet shpejt, ulëret, Ai është i vogli i shtëpisë dhe djali i vetëm. Të lutem më ndihmo si ta disiplinoj dhe të rritet një fëmijë me rregulla se po çmendem. Faleminderit paraprakisht.

Lorela Garuli, psikologe, email lorela_garuli@hotmail.com:- E dashur të falendëroj për letrën që na ke dërguar dhe shpresoj që ajo që do të jetë sa më e vlefshme për ty. Çfarë do të thotë të disiplinosh fëmijët? Të disiplinojmë fëmijët nuk do të thotë të kontrollojmë sjelljen e tyre, por t’u mësojmë atyre që të njohin që në moshë të vogël rëndësinë e bashkëpunimit dhe të të qenurit të përgjegjshëm në vendimet që ata marrin për të kryer apo mos kryer një veprim apo - mi i fëmijëve nuk përfshin frikësimin, lëndimin, dhe as turpërimin e tyre. Ai nuk ka për qëllim që t’i bëjë fëmijët që të ndihen në faj, të ndihen që nuk i duam, apo edhe që t’i detyrojmëata që të na binden. E thënë ndryshe disiplinimi i fëmijëve nuk është ndëshkim dhe nuk shprehet me asnjë - - plinojmë një fëmijë janë të papranueshme rrahja e fëmijës, të qëlluarit me shuplakë, shkulja e veshit, etj por edhe etiketimi i tyre me emra tallës, sharjet, mallkimet apo edhe përdorimi i një fjalori ofendues ndaj tyre. Ndryshe nga ndëshkimi, disiplinimi ifëmijëve synon të ndihmojë në përmirësimin e komuniikimit si dhe të fuqizojnë marrëdhënien prind-fëmijë por jo vetëm. Disiplina i ndihmon fëmijët që të jenë më të përgjegjshëm për veprimet që kryejnë, më të dashur me të tjerët, më të pjekur (më të maturuar) gjatë shpreh si dhe më të sigurtë.

Hapi i parë për një disiplinim të mirë është të - jet e mira te fëmijët tanë, sepse është më ë lehtë që mira sesa të përpiqemi të ndryshojmë sjelljet e tyre të këqija. Kjo gjë shton sjelljet e mira dhe ndih - min e vetëbesimit të tyre. Mbani mend se mënyra se si i mësoni fëmijët tuaj është po aq e rëndësishme

sa edhe çfarë u mësoni atyre.

Cilat janë shkaqet që fëmijët?

Përpara se të konsideroni se si t’i disiplinoni sjelljet e këqija të fëmijëve tuaj, përpiquni të kuptoni shkaqet që kanë çuar një fëmijë që të kryejë një sjellje të tillë, disa prej të

Sepse fëmija nuk ka mësuar ende se si ta bëjë një sjellje që pritet nga ata bëjë.

Sepse përmes kësaj sjelljeje fëmija po përpiqet t’ju shprehë ndjenjat e tij/ saj. Për shembull, fëmija juaj mund të shkulë nga vazoja lulen tuaj të preferuar, sepse ai është i zemëruar që ju jeni duke u marrë me punët tuaja dhe nuk po i kushtoni vëmëndje. Ai/ ajo sillet keq që të tërheqë vëmendjen tuaj sepse preferon më mirë një vëmendje me zemërim nga ana juaj sesa të mos ketë vëmendje fare.Diçka po e mundon atë dhe në këtë rast është mungesa e vëmendjes.

Por si mund ta kuptojmë se si ndihet një fëmijë?

Nëse fëmijët nuk janë fare të vegjël dhe në rastin tuaj është 6 vjeç, pra përpiqeni të bisedoni me - jave që ai ka. Për shembull ju mund t’i thoni: “Më dukesh që je i zemëruar. A mund të më thuash se çfarë nuk shkon?” Nëse fëmiija juaj e ka të vësh të tij, mbase mund të jetë situatën sikur t’i kishte ndodhur dikujt tjetër. Ju mund t’i thoni: “Kur unë shkova në kopësht për herë të parë isha shumë e frikësuar” ose mund t’i thoni: “Shumë fëmijë ndihen të zhgënjyer dhe të mërzitur Mbani mend gjithmonë që komunikimi me fëmijët është gjithmonë mënyra më e mirë për të kuptuar ndjenjat e tyre.

Si mund të disiplinojmë një fëmijë?

Mënyra më e mirë për të disiplinuar një fëmijë është që t’u përgjigjemi menjëherë sjelljeve të mira dhe të këqija të tyre. Metodat e disiplinës duhet të përshtaten me moshën, zhvillimin, nevojat dhe aftësitë e fëmijës suaj. Kjo do të thotë se ju mund të përdorni mënyra të fëmijët tuaj dhe që mund t’i ndryshoni ato me kalimine kohës. Por në përgjithësi disiplina përfshin:

Të qënurit model për ta. Si prind ju jeni shembulli, modeli i fëmijës tuaj për sjelljen. Mos u sillni si ajo shprehja:“Bëni si them unë, mos bëni si bëj unë”. Fëmijët e vegjël imitojnë shumë, sidomos sjelljet e njerëzve të dashur dhe të afërt. Nëse ju i thoni fë dhe për vetë bërtisni gjithë kohës, atëherë mos prisni që fëmija të sillet ndryshe.

Nëse fëmija sillet në një mënyrë të papranueshme, jepini një zgjedhje pozitive. Nëse fëmija është i lodhur apo shumë i lëvizshëm dhe grindet në shtëpi, zhvendoseni vëmendjen e tij duke i dhënë si zgjedhje që ai/ ajo të dalë jashtë shtëpisë apo të luajë, që të çlirojë pak energji. Kur fëmija është më i rritur, ju mund t’i jepni detyra të veçanta për të bërë, për shembull t`ju ndihmojë në kuzhinë të grini sallatën.

Ti jepni mundësi për zgjedhje. Zgjedhja e mëson fëmijën të marrë vendime. Nëse ju thoni “A je gati të vish për të ngrënë drekë tani?” ju i jepni fëmijës mundësinë për të thënë jo. Më mirë thojini atij: “Erdhi koha tani për ty të vish për të ngrënë drekë. Do që të pish ujë apo lëng portokalli?”. Në vend të thoni “A do të vishesh tani?”, mundohuni t’i thoni “Tani duhet të vishesh. Mund të veshësh të pëlqen?”

Të vendosësh rregulla. Vendosni që më përpara - dohuni që t’i bëni sa më të thjeshta dhe të pakta dhe të mos i ndryshoni brenda ditës. Nëse sot fëmijës në shtëpi dhe nesër i thuhet “hajde, futu brenda”, ai e ka shumë të vështirë - gulli. Kur ju ua shpjegoni rregullat fëmijëve tuaj, përpiquni të mos e bëni këtë gjë ndërsa ata janë duke luajtur lojën e preferuar apo po shohin në preferuar sepse nuk do ta kenë mendjen tek ajo se çfarë ju po u thoni. Mos i jepni fëmijës mundësi për të zgjedhur nëse nuk ka një të tillë. Për shembull nëse është shumë vonë dhe ju duhet të ktheheni në shtëpi nuk është mirë që t’i thoni fëmijës: “Unë po iki në shtëpi. A do të vish edhe ti me mua?” sepse një pyetjeje të tillë fëmija mund t’i përgjigjet me “Jo”. Por mund t’i thoni: “Është shumë vonë. Erdhi koha të ikim në shtëpi tani”. Së fundi mbani mend që nëse ju vendosni një rregull dhe fëmija nuk e respekton atë, atëherë përpiquni që ajo që ju thoni të përputhet edhe me shprehjen e mimikës suaj, që do të thotë nëse po i thoni fëmijës “Jo” atëherë ju nuk duhet t’ia thoni atë duke buzëqeshur ,sepse një gjë e tillë mund ta bëjë konfuz fëmijën duke e bërë që ai/ ajo të mose kuptojë nëse ju jeni duke e miratuar apo jo sjelljen e tij/ saj.

Bëni sugjerime pozitive. Në vend që të thoni “mos u hidh mbi divan”, provoni të thoni “nëse do të rrish tek divani, duhet të qëndrosh ulur”. Përpiquni të përdorni sa më pak fjalën “mos” dhe “jo”..

Thuajeni kërkesën tuaj në një fjali të shkurtër, të qartë dhe të lehtë për t’u kuptuar nga fëmija “Duhet të qëndrosh ulur.”

Nëse për një sjellje jo të mirë të fëmijës suaj, ju vendosni që të mos e lejoni atë të luajë ose të shohë programin televiziv të tij/ saj të preferuar, ju duhet t’ua shjegoni se pse po e bëni këtë. Edhe pse fëmijë ata i kuptojnë më mirë vendimet tuaja nëse ua shpjegoni atyre qartë dhe thjeshtë se pse po i merrni ato.

Uroj t’ju kem ndihmuar sadopak.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.