Si të rigjeni vetveten bazuar në shenjën tuaj të horoskopit

Intervista - - HOROSKOPI -

-

Gaforrja gra që shpesh arrijnë fundin. Ju keni ulje-ngritjet tuaja psikologjike dhe e lini veten pas dore kur nuk ndjeheni mirë. Ju mund të jeni shumë e ndjeshme, por kjo nuk do të thotë se nuk jeni edhe dinamike, gjë që ju ndihmon të rilindni nga hiri juaj, si feniksi! Burrat sapo ju njohin ndjejnë një lloj intimiteti me ju, pasi ngrohtësia që ju rrezatoni ju bën të adhurueshme dhe të parezistueshme. Përveçse partnere seksuale ju bëheni shoqe, “mama” dhe motër e burrit që keni pranë, duke ia lënë atij rolin drejtues (ose të paktën e lini ta besojë këtë). Cila pjesë e trupit tuaj është më e bukur? Pa dyshim busti, atëherë hiqni nga frigoriferi gjithë gjërat që ju shëndoshin dhe vishni një fustan me një dekolte të bukur, ose vini një varëse elegante që të tërhiqni vëmendjen në këtë pjesë të trupit. Luani Ju jeni mbretëresha dinamike e zodiakut dhe keni një përparësi të madhe: Edhe kur derdhni lot dhe lëndoheni thellë në egon tuaj, ju gjeni fuqinë të ngriheni dhe të mos e neglizhoni veten. Ju mund të qani thellë brenda vetes dhe të ndjeheni keq, por përpiqeni të mos e tregoni këtë nga jashtë! Vetë prania juaj është impozante dhe ju hyni në një dhomë, të gjitha vështrimet kthehen nga ju. Edhe kur keni pasiguri, ju rrezatoni siguri dhe besim në vetvete, sa u jepni burrave idenë që duhet t’ju ndjekin nga pas, sepse ju jeni një grua që nuk duhet ta lënë t’u edhe shpina. Shkoni pra tek parrukierja për të rifreskuar shpinën e zbuluar. Virgjëresha Pas një zhgënjimi sentimental, ju i futeni gjithmonë punës për të harruar dhe mbytur hallet tuaja në të. Si rezultat harroni gjithë nevojat tuaja dhe e lini pas dore feminilitetin tuaj. Ka ardhur koha ta ktheni atë mbrapsht, të kujdeseni për veten, të ushqeheni si duhet, të bëni sport. Ju harroni diçka të rëndësishme: Sharmi juaj qëndron në pastërtinë dhe pafajësinë që rrezatoni dhe dijeni jetë vonë për të hapur zemrën tuaj, por është pikërisht mos harroni se, përveçse një grua biznesi jeni edhe një grua seksi!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.